Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE-në: One Albania prezanton investimet dhe planet e reja që mbështesin procesin e integrimit digjital
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Teknologji > Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE-në: One Albania prezanton investimet dhe planet e reja që mbështesin procesin e integrimit digjital
Teknologji

Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE-në: One Albania prezanton investimet dhe planet e reja që mbështesin procesin e integrimit digjital

Published: June 22, 2026
Shpërndaje

Përtej tryezave të rrumbullakëta, deklaratave zyrtare dhe kapitujve të negociatave, integrimi europian po bëhet gjithnjë e më i prekshëm në jetën e përditshme të shqiptarëve. Ai reflektohet në mënyrën se si komunikojmë, udhëtojmë, punojmë dhe lidhemi me Europën. Vendimi i fundit i Këshillit Europian për t’i hapur rrugë negociatave për heqjen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së shënoi një hap të rëndësishëm drejt heqjes së një prej barrierave të fundit në komunikimin.

Në një konferencë të posaçme për mediat, One Albania prezantoi vizionin e saj për të mbështetur këtë proces. Si pjesë e Grupit 4iG, kompania po investon në teknologji, infrastrukturë dhe shërbime të reja. Këto investime afrojnë Shqipërinë me standardet europiane të komunikimit.

“One Albania është përpjekur të jetë në pararojë të këtij procesi. Para tre vitesh u bëmë pjesë e marrëveshjes për heqjen e roaming në Ballkanin Perëndimor. Jemi operatori i vetëm në Shqipëri që iu bashkua nismës për reduktimin e tarifave roaming data me 37 operatorë të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Muajin e kaluar hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm. Prezantuam planet e reja One EU, të cilat përfshijnë internet dhe minuta për përdorim në vendet e BE-së. Kjo u bë e mundur falë partneriteteve me 87 operatorë dhe reflekton angazhimin tonë për t’i sjellë qytetarët shqiptarë më pranë eksperiencës europiane të komunikimit”,- u shpreh drejtori ekzekutiv i One Albania, Barna Kútvölgyi.

- Publicitet -

Ndërsa Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë të re negociatash për heqjen e tarifave roaming, hapi i radhës do të jetë përshtatja e kuadrit ligjor, rregullator dhe teknik. Drejtoresha e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe

Energjisë, Irena Malolli, vlerësoi rëndësinë e këtij procesi si pjesë të rrugëtimit europian të Shqipërisë. Ajo u ndal edhe te rëndësia e investimeve që mbështesin progresin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Në 4 qershor është marrë vendim për hapjen e negociatave për heqjen e tarifave roaming. Ështe vendosur një urë bashkëpunimi dhe komunikimi e ngushtë me kompanitë e telekomunikacionit qysh herët në mënyrë që të kemi rritje të gatishmërisë dhe përgatitjes operacionale. Bashkëpunimi mes institucioneve publike, autoriteteve rregullatore dhe operatorëve të komunikimeve elektronike do të luajë një rol kyç në përafrimin e Shqipërisë me standardet europiane dhe në krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët”, – tha Malolli.

Si pjesë e Grupit 4iG, One Albania mbetet e fokusuar në modernizimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e zgjidhjeve që e bëjnë tregun më të hapur dhe më konkurrues. Grupi 4iG sjell në Shqipëri eksperiencën rajonale dhe një qasje të qëndrueshme ndaj zhvillimit teknologjik.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?