Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shqipëria, valle me vdekjen”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Shqipëria, valle me vdekjen”
Lajmi i funditopinion

“Shqipëria, valle me vdekjen”

Published: March 19, 2026
Shpërndaje

Nga Ben Andoni

Është një karikaturë e gati një shekulli më parë, botuar tek “Dielli” më 17 Qershor të vitit 1922, tashmë e harruar, por që na flet me të njëjtin mesazh dhe ku madje mund t’i kuptosh mirë kohët tona. Quhet “Shqipëria këcen valle me vdekjen” dhe mban autorësinë e karikaturistit amerikan Frank E. Davidson.

Ky i fundit i punësuar nga Konica në vitet ‘20 dhe i asistuar vazhdimisht prej tij për temat shqiptare ka përcjellë situata të jashtëzakonshme të shtetit tonë, dalë nga Kongresi i Lushnjes, që sapo ishte ngritur në këmbë pas Luftës së Parë Botërore.

- Publicitet -

Një tufë personazhesh të stilizuara të grupeve të ndryshme shoqërore janë ulur në një rreth, me shishet pranë vetes (zakon kombëtar), me gojët e çapëlyera nga hareja e bjerraditës, duke parë Shqipërinë, e konceptuar si një vashëze e bukur që vallëzon me vdekjen.

Karikatura ka matrikullin e numrit të Diellit, Nr. 4. Për diçiturën kujdesej Konica, pasi i duhej që t’i shpjegonte idenë e koncentruar Davidson që jo vetëm nuk kishte qenë ndonjëherë në Shqipëri, por që zor të dinte më shumë për vendin që sapo po trasonte udhën e vet mes kombeve të qytetëruar.

Sarkazma e Konicës i kalon kohët dhe vjen e gjallë deri më 2026:

“Dhe ministrë, nëpunës, oficerë, proprietarë, në një fjalë e tërë fundërria morale e Shqipërisë, bëjnë sehir vallen tragjike duke qeshur, duke u përpjekur duart, e duke ulëritur ‘Hurra!’”.

Njësoj sot përballemi me ministra që nuk dinë pasuritë e tyre (si shtëpitë e zyrtarëve që parakalojnë para SPAK-ut); nëpunës që nuk kanë asnjë sens se janë punonjës publikë, por që kanë ëndërr të bëjnë struktura të modeleve 5D-ra; pasunarë që sot u marrin pronat banorëve si për shembull në Veri të vendit dhe i shpartallojnë në dru dhe…. shpërdorues të paskrupullt të pasurisë së vendit, që kundrojnë torturën e shtetit tonë.

Sot, një pjesë jo e vogël e këtyre kategorive janë plaçkitësit e vendit, si ai që ia hedh shqiptarit për pronën e tij në kadastër; ai\ajo që i merr pronën; ai\ajo që në administratë e sorollat për qejf, apo drejtorët e panginjur të dy sekseve të gjithë niveleve të pushtetit.

Për këto nuk ka sy Rama dhe kolegët e tij, ka vetëm fuqi për të stigmatizuar median dhe këdo që mundohet të ngrejë zërin.

Shikojeni me kujdes këtë karikaturë:

Shqipëria ka fatin që të grishet e të kërcejë me të pamundurën… sepse njerëzit e vet thjesht e qesëndisin shpesh në vuajtjet e saj.

Dhe, vuajtja është se përqeshet nga monstra që nuk kanë më asnjë sens për vendin, bërë me djersën dhe gjakun e brezave të tërë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • FAZLLIQ i familjes Berisha says:
    March 19, 2026 at 7:22 pm

    A Ka ngelur NJERI ‘me DY pare mend’ ne kete vend qe te na thote:
    VETEM NJE GJE TE VETME QE KA BERE EDVIN RAMA SI ‘KRYETAR QEVERRIJE’ PER KETE VEND E PER KETE POPULL NE 13 VJET!?

    Reply
    • Fshatari says:
      March 19, 2026 at 7:38 pm

      Konica nuk flet per nje grup te caktuart politik njerezish. Konica felt per te gjithe (Sali e Edi, Berisha e Rama – TE GJITHE pijne e argetohen ndersa Shqiperiua po vallzon me vdekjen. )

      Reply
    • Right Side says:
      March 20, 2026 at 11:39 am

      Rama ka bërë shumë gjëra:
      1. Ka shkërmoqur dhe degjeneruar bandën pd
      2. Ka shkëlqyer në politikën e jashtme
      3. Ka 4 fishuar buxhetin dhe pbb
      4. Ka bërë atdheun destinacion turistik
      5. Na ka shpëtuar nga vajtje ardhjet nëpër zyra me e-albania
      6. I dha fund vjedhjes së energjisë
      7. I ka ndryshuar pamjen të gjithë shqipërisë.
      8. Ka rritur pagat dhe pensionet
      9. Ka krijuar drejtësinë e re
      10. Na ka çuar në kilometrin e fundit drejt BE-së. Kaq se lodhesh duke lexuar.

      Reply
    • Dashi says:
      March 20, 2026 at 12:08 pm

      Edi Rama e morri Shqipërinë hale’ , qenef dhe e bëri që vizitohet nga 12 milion turistë , ndërsa para 13 vjetësh shqiptarët as si emër nuk e kishin dëgjuar fjalën turizëm . Në këto 13 vjet Tirana është shndruar në një meteopol evropian dhe e gjithë Shqipëria , deri edhe në fshatrat më të largëta është mbushur plot me vila luksoze e resorte turistike . Janë dyfishuar rrogat e punonjësve buxhetorë , mjekëve, arsimtarëve , policisë, ushtarakëve dhe gjithë punonjësve të tjerë . Shqipëria në këto 13 vjet ka marrë kandidaturën dhe ka hapur të gjithë kapitujt dhe është në prag të pranimit në BE . Edi Rama dhe partia e tij , që nga viti 2013 ka fituar çdo lloj zgjedhje lokale e të përgjithëshme , duke rritur në mënyrë progresive votat nga një zgjedhje në tjetrën , që domethënë qeverisja e tij vlerësohet nga populli . Shqipërinë , që nuk e njihte askush në botë para 2013- tës , sot njihet e nderohet gjerësisht nga e gjithë bota demokratike . Në Tiranë janë zhvilluar disa samite të BE-së dhe vitin e ardhshëm do të mbahet edhe samiti i NATO- s . Cila forcë politike ka bërë progresin dhe zhvillimin e Shqipërisë më tepër se partia e Ramës ? Natyrisht që ka edhe gabime , të meta e faje në qeverisje , në 13 vjet këto janë të pa shmangëshme , por të shikosh punën e qeverisë me syzet e urrejtësit kronik , me shpirtligësi e paramendim të keq , sigurisht që marrëzira do dërdëllisin në komente .

      Reply
      • t-x says:
        March 24, 2026 at 7:36 am

        -po,po e krijoi drejtesine e re,po jo per vete,
        -edhe pensionet i ka rritur shume fare,

        Reply
  • L.H says:
    March 19, 2026 at 7:45 pm

    Si i pa’ Pune menderisht nuk Ka bere asnje Pune as per zhvillimin e vendita osé miraenje e popullit’ me i varferi Ballkanit.
    Nuk e njeh as nocionin fixik te punes:
    A=F X S….as nje lloj pesche mbi supe (pergjegjesi) as nje cm rruge (mbi Lasgush Duke i pare kokpalare nga lart…si i derguari allahut. …dhe zedhenesi i Saliut

    Reply
  • fjala says:
    March 19, 2026 at 7:46 pm

    Zoti gazetar Andoni ! Ne shkrimin tuaj keni disa gjera qe jane trajtuar drejte, por me sa shikoj une, ka ikur koha e leksioneve teorike dhe kur ngre nje probleme, gazetari sot e pagezon me emer, ndryshe quhet thashetheme dhe behet ose i pabesushem fjala jote ose intrigantet e deformojne pas qejfit. Prandaj gazetaret qe jane serioze ne punen e tyre shkruajne ate qe shohin dhe mesojne nga dokumentat duke dhene dhe rrugezgjidhje, ndryshe kthehet ne nje njeri te rendomte qe nuk ta varin. Mos me keqkupto, keshtu ndodh se une lexuesi jam qe vleresoj fjalen tende edhe ti ndaj e shkruan ta lexoj une. Ndryshe ishte ne diktature, po e mban mend; atje nje shkrim kritik ne gazete do analizohej dhe do dilte pergjegjesia sipas rastit, autokritik, shkarkim nga detyra ose dhe burg. Sot shkrimet s’kane me vlere ne kete menyre, vetem shkaktojne ilaritet sidomos nga njerezit e papergjegjshem dhe dashakeqes. Respekt !

    Reply
  • Fshatari says:
    March 19, 2026 at 7:57 pm

    Konica eshte figure e madhe e realitetit Shqiptar.
    “ministrë, nëpunës, oficerë, proprietarë, ” qe sot perkethehet me “Intelektualet”, TE GJITHE ata qe rine zyrave te qeverise apo japi mesime ne shkollat e Shqiperise, ata qe shkruajne neper media me apo pa kollaro, ata qe kane diploma shkollash te blera apo te vjedhura, TE GJITHE burokrate e profesore, shtetare e politikane, gazetare e filozofe, TE GJITHE jane “fundërina morale e Shqipërisë” qe pijne e gezojne ndersa Shqiperia vallezon me vdekjen.
    Shqiperine e bene idelalistet, e shpetoj rastesia ( ose Zoti) por e vrane intelektualet Shqitpare. ( Konica)
    Idalistet bene nje Shqiperi te lire, me vete e te mos-varme ( Shpallja e pavarsise)
    Rastesia e perdori Shqiperine si shembul nga Wilson, per te vertetuar teorine e vendeve te vogla te drejten e vetvendosjes ( jo nga dashuria e WiIsonit per Shqiperine por per egon e vertetmit te ideve te tij per boten)
    E vrane intelektualet kur edukuan ne popullin me idene se duhet te jene skllever te fuqive te medha se jemi te vegjel ( me mire M…ut se sa i vogel) .
    E vrane ata qe hane e pijne, gezojne e harbohen ndersa shikojne Shqiperine te vallezoj me vdekjen ( PO, PO, JU qe shtremberoni suratin ndersa lexoni kete, JU jeni funderina morale e Shqiperise)

    Reply
  • Hyu says:
    March 19, 2026 at 10:51 pm

    Tradite: Çfar kane bere 500 vite nen perandorine osmane?

    Reply
  • chp says:
    March 19, 2026 at 11:40 pm

    Ky artikull i .B.ANDONIT eshte per tu pergezuar vetem nga kureshtaret e apasionuar per shkrimet e shekullit kaluar.. per anet e tjera eshte “pa lidhje fare” sic shprehen kosovaret.
    Sipas artikullit GJEMA E HAJDUTEVE paska filluar ne shtator 2013 kur erdhi ne fuqi kercimtari Rama dhe ka harruar PERSE BININ ATO DAULLE te kusarit Viqidolit
    Sipas artikullit te GJEMA E HAJDUTEVE duhet te fuste ca rrjeshta krahas Valsit te Rames dhe Daullet e Tropojes ku “benandoni” per cudi nuk e di qe mbi 80% te vleres se BIG tenderave e ka mare dyshja Berishiane ,Ulaj-Geci qe na bejme te besojme se Rama nga 2013 ka marre votat por fuqine ekonomike-mediatike pa harruar dhe palikaret e Spakut i ka Oktapodhi Viqidolit. qe ka blere dhe ambasadorin fantazem te Amerikes ne Shqiperi..
    e kam fjalen per Latifin ,LaCipitaja
    qe po e ben Ramen te kerceje nga belaja
    —–
    Fakte interesante nga biografia e Faik ( Domenik) Konitces
    In 1895, Konica nderroi fene Islame duke u bere Roman Katolik
    dhe ndryshoi emrin nga Faik ne Dominik,
    In 1897 ai thote “Qe fete me shkaktojne te vjella” dhe e quante veten atheist

    Reply
    • Mister X says:
      March 20, 2026 at 8:56 am

      Cajupi Ka shkruar per shqiperine. Shqiperine e mori Turku Shqipetar . Shqiperine e mori Turku I vu zgjarr. Por nga mbash luftesh se dyte boterore e deri me sot shqiperine e Kane marre neper duar maskarenjt hajdutet e kriminelat e poupullit shqiptar. Shqiptar mos rri po duku.

      Reply
  • ......... says:
    March 20, 2026 at 12:06 am

    Lexova diku sonte ” i fundmi Mohikaneve” qe ishte Arben Qamil Malaj, emigrant ne Llakatund dhe mu kujtua ky roman se disa nga ata te vjetrit e PS iken me dinjitet dhe sot jane njerezit me te respektuar ne pension apo detyra akademike qe kane, ndersa nje grup qe e kishte Fatos Nano (bufi kenetes) rreth vetes qe beri kerdine, ishte grupi Katsriot Islamit, Arben Malaj e ca te tjere. Kastriot per inat te Rames shkoi fleti me djalin e Karaxhiçit, bile e beri dhe depuetet ai (!), ndersa Arbeni pasi i dhane nje dore andej nga banga se beri kerdin jo vetem me leket e firmave ky qe bashke me Fatosin qe u rrit se do tu jepnin shqiptareve dhe qindarken e fundit – u a premtuan ne platine Kanigos Athine, ne Sheshin e Flamurit ne Vlore dhe pastaj u dhan borraçon. Arbeni tani sepse ka filluar e eshte zgjuar perseri si puna e theriave qe rriten e behen morra ! Nuk rri rehat atje ku eshte se ka bere kerdine, por gacmon folen e arrzes. Megjithate tregon se ishte pjestare i bandes socialiste. Dhe e çuditeshme edhe ndonje sot nga ata te vjetrit qe kane ngele por ka dale jashte rroges, ka filluar e hedh xenje. S’kane fare burreri keta njerez , is duket edhe grate u a lozin me kete temperament qe kane. PO i largove nga detyrat e karrikes, fillojne thashethemet; edhe Beni sit e vazhdimisht flet kunder Edi rames sikur i ka marre pronen e Qamilit ne fshatrat e Tepelenes e jo ne Llakatund.

    Reply
  • nje shqiptar says:
    March 20, 2026 at 7:35 am

    Un ne krahasim me ju komentuesit e ripjelljes se PS-es qe e keni hallall SUFLLAQEN jam nje injorant sepse nuk kam aq shkolle sa ju . Ju jeni ata ( dmth njerez si ce dhe ky me shume pika plus ca Dasho e fjala ) qe mund te quheni ” ajka e PS” ose ajka e Shqiperise qe per hater te dashurise qe keni per popullin shqiptar ( PER RAMEN ME BRIGATEN E HAJDUTEVE ) mbroni gjithmone te drejten qe eshte Edi Rama qe ju paguan dhe e keni hallall sepse jeni mbrojtes te flakte .

    Reply
  • Mister X says:
    March 20, 2026 at 8:58 am

    Cajupi Ka shkruar per shqiperine. Shqiperine e mori Turku Shqipetar . Shqiperine e mori Turku I vu zgjarr. Por nga mbash luftesh se dyte boterore e deri me sot shqiperine e Kane marre neper duar maskarenjt hajdutet e kriminelat e poupullit shqiptar. Shqiptar mos rri po duku.

    Reply
  • Ana says:
    March 20, 2026 at 9:21 am

    Sa ne kohe dhe sa e dhimbshme,po,vendi ne nje valle te pafundme me vdekjen dhe pjesemarresit e tavolines mekatare heshtin sepse ose kane ngrene nga ushqimi i ndaluar ose kane frike te perballen me ata qe kane ngrene shume dhe ata jashte saj,njerezit e zakonshem,ndihen ne kurth dhe mundohen te ruajne ekuilibrin e tmerrit sepse vallja dhe ne anen tjeter eshte po aq vdekjeprurese.Gjithashtu,keta te fundit,presin me durim qe e verteta dhe e mira te triumfojne dhe t’i dergojne te pangopurit ne koshin e historise.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?