Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
AktualitetLifestyle

Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë

Published: August 4, 2026
Shpërndaje

Shqipëria kryeson Europën për përdorimin e rrjeteve sociale, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2025. Statistikat tregojnë se 95% e qytetarëve të moshës 16-65 vjeç janë përdorues aktivë të platformave sociale, duke e renditur vendin në krye të listës europiane.

Prania e fortë në rrjetet sociale reflektohet edhe te bizneset shqiptare. Rreth 86% e tyre e zhvillojnë komunikimin dhe aktivitetin e tyre kryesisht përmes platformave sociale, duke u mbështetur më shumë tek ato sesa te kanalet tradicionale apo faqet zyrtare në internet.

Sipas të dhënave të DataReportal, Instagram mbetet platforma më e përdorur në Shqipëri, me rreth 1.35 milionë përdorues, që përfaqësojnë afërsisht 58% të popullsisë. Pas tij renditet Facebook me 1.3 milionë përdorues, ndërsa TikTok numëron rreth 1.23 milionë përdorues.

- Publicitet -

Ekspertët e lidhin këtë nivel të lartë përdorimi me zgjerimin e aksesit në internet, por edhe me rritjen e investimeve në marketingun dhe reklamimin digjital. Rrjetet sociale janë shndërruar tashmë në mjetin kryesor të komunikimit dhe promovimit, si për individët ashtu edhe për bizneset.

Pas Shqipërisë, vendet me nivelin më të lartë të përdorimit të rrjeteve sociale janë shtetet e Europës Veriore, si Danimarka dhe Norvegjia, të cilat vijojnë të dominojnë aktivitetin digjital në kontinent.

Eurostat thekson se sektori i informimit dhe komunikimit ka përqindjen më të lartë të bizneseve aktive në rrjetet sociale, me 83%. Në vijim renditen bizneset e bareve, restoranteve dhe turizmit me 78%, si edhe sektori i tregtisë me shumicë e pakicë, përfshirë tregtinë e automjeteve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?