Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “1200 biznese vetëm në Londër, shumë janë pedagogë dhe mjekë”, shqiptarët, peticion në Angli: “Braverman të kërkojë ndjesë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “1200 biznese vetëm në Londër, shumë janë pedagogë dhe mjekë”, shqiptarët, peticion në Angli: “Braverman të kërkojë ndjesë”
AktualitetKryesore

“1200 biznese vetëm në Londër, shumë janë pedagogë dhe mjekë”, shqiptarët, peticion në Angli: “Braverman të kërkojë ndjesë”

Published: April 5, 2023
Shpërndaje

Komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar kërkon që shqiptarët të mos trajtohen me racizëm dhe të mos denigrohen. Në peticion thuhet se dy të tretat e tyre kanë ardhur nga Italia dhe Greqia, për shkak të krizave ekonomike të viteve 2008-2014 në këto vende, dhe pjesa tjetër kanë ardhur legalisht në fillimet e viteve ’90.

Ata nuk harrojnë të theksojnë mirënjohjen për mundësitë që ju ka ofruar Anglia. Theksojnë se janë taksapagues të rregullt dhe respektues të ligjit.

Vetëm në Londër janë 1200 biznese të drejtuar nga shqiptarë. 58 janë akademikë shqiptarë që japin leksione në universitetet në të gjithë vendin, të rankuara ndër më të mirat në botë. Dhjetëra të rinj të arsimuar shqiptarë punojnë në Qendrën Financiare të Qytetit.

- Publicitet -

Për këto dhe shumë arsye të tjera komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, kërkon nëpërmjet peticionit ti jepet fund fushatës së shpifjeve dhe racizmit.

Ata thonë se Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, duhet t’i kërkojë falje komunitetit shqiptar dhe shqiptarëve në tërësi për përdorimin e terminologjisë së papranueshme ndaj tyre.

“Nuk ishte një lajm pozitiv për ne dhe më bëri të mendoj se pse ka ardhur tani, ndërkohë që kemi vite që emigrojmë, ka kombësi të tjera që vijnë të cilat kanë dominuar shpesh herë dhe nuk jemi në numër aq të madh të krahasueshëm me kontinente të tjera mund të them që vijnë në Angli si nga Azia ose nga Afrika që janë shumë më tepër në numër sesa ne”– u shpreh mjekja Klodiana Dervishi.

Komuniteti shqiptar në Angli numëron më shumë se 140 mijë emigrantë të ligjshëm nga Shqipëria dhe Kosova.

“Gjatë javëve të fundit, në disa raste, si kryetare bashkie, kam zyrtarizuar ceremonitë e pranimit të nënshtetësisë. Pra, kam qenë pjesë e dhënies së shtetësisë, për shumë persona si nga Shqipëria dhe nga Kosova, gjatë javëve të fundit. Ka nga ata që zgjedhin të bëhen qytetarë të rregullt në Britani. Njerëz që kanë ardhur nëpër rrugë të ndryshme, qoftë si refugjatë apo përmes marrëveshjeve të tjera familjare. Por kur njerëzit zgjedhin të bëhen pjesë e plotë e komunitetit britanik dhe familjes britanike, kjo është diçka që natyrisht mirëpritet. Njerëzit zgjedhin të bëhen pjesë e ndërthurjes së madhe të kombeve, të popujve, që janë bërë pjesë e Britanisë gjatë viteve të fundit”– tha Kryetarja e Bashkisë Barnet, Alison Moor.

m.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Video e nënës me djalin autik, Rama: E kishin marrë me vete kastile
  • Diktatura paranojake në familjen Ortega
  • E padëgjuar: Milionerët britanikë, letër kryeministrit që të taksohen më shumë
  • Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 6 gusht
  • “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura

Komentet e Fundit

  1. vlonjat on Deputetja, thirrje banorëve: Kujdes, Paketa e Maleve, dredhi e re për tjetërsimin e tokave
  2. Filoni on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Greta on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  4. demo on Gjykata Administrative nuk pranon të shqyrtojë padinë e Veliajt ndaj prokurorit Dado
  5. Greta on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?