Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqiptari Llazi Koci, trajneri që stërviti kampionin botës, argjentinasin Pascual Perez
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqiptari Llazi Koci, trajneri që stërviti kampionin botës, argjentinasin Pascual Perez
AktualitetSport

Shqiptari Llazi Koci, trajneri që stërviti kampionin botës, argjentinasin Pascual Perez

Published: November 17, 2023
Shpërndaje

Llazi Koçi ishte emigrant shqiptar nga fshati Qeparo i Himarës. Në vitin 1935, në moshën 18 vjeçare, ashtu si shumë bashkatdhetarë të tjerë emigroi në Argjentinë. Atje u prit nga dy vëllezërit e tij më të mëdhenj, të cilët kishin shkuar disa vite më parë. Nëse do të qëndronte në Shqipëri do e çonin për të kryer shërbimin ushtarak dhe për këtë arsye kishte ndërruar dhe moshën duke e bërë 2 vite më të ri.

Si shumë emigrantë të tjerë të asaj periudhe, u mundua të integrohej në shoqërinë argjentinase. Në fillim filloi punë si berber në një parukeri në lagjen Bernando de Irigoyen y Achupallas. Gjuhën spanjolle e mësoi shumë shpejt. Meqë ishte me trup mesatar, i shëndetshëm dhe i fortë fizikisht, u aktivizua në Qendrën e Trajnimit të Boksierëve “Luna Park” në Buenos Aires. Me kalimin e kohës, pas disa testimeve nga trajnerët e qendrës, filloi të aktivizohej si boksier amator (diletant). Me vonë arriti të bëhej trajner boksi, duke spikatur në arenën e boksit profesionist.

Në vitin 1955 si trajner, triumfoi me kampionin argjentinas të boksit Martin Karadagian, me të cilin u njohën në lagjen ku banonin, pasi Martini, ose me saktë babai i Martinit, me origjine armene, kishte një dyqan mishi, ngjitur me parukerinë ku punonte Llazi dhe që më vonë do të bëhej pronë e tij. Fakti që të dy ishin emigrantë në Argjentine, i bashkoi edhe më fort me njëri-tjetrin.

- Publicitet -

Boksierë të njohur të dalë nga dora e Llazit ishin, Eduardo Lausee, Jose Maria Gatica (Tigri) etj. Kulmin e tij e arriti në vitet 1955-60 kur trajnoi boksierin Paskal Perez, i cili, për herë të parë në historinë e Argjentinës, do të bëhej kampion bote.

Në aeroportin ndërkombëtar të Buenos Airesit u prit nga qindra qytetarë dhe pushtetarë të asaj periudhë. Nga ky moment, Llazi (Lazaro siç e thërrisnin në Argjentinë) u bë shumë i njohur në mbarë vendin. Kudo që shkonte, pritej si një personalitet i shquar, gëzonte respekt dhe popullaritet dhe po qe se do të futej në botën politike, do ishte më i votuari, por megjithëse ja kishin ofruar, asnjëherë nuk e kishte pranuar.

Kaq shumë respektohej dhe dëgjohej fjala e tij, saqë në një rast ku ishte marrë vendimi për të shembur Kendin e Madh të Lojrave me Dorë  “Luna Park”, me t’u informuar Llazi, telefonoi Presidentin e Republikës së Argjentinës, Juan Domingo Peron, duke ju lutur që të mos e shkatërronin dhe duke e justifikuar rëndësinë simbolike që ai park kishte jo vetëm për sportistet qe ishin stërvitur aty, por edhe për qytetaret e thjeshtë që kalonin shumë kohë së bashku me fëmijët e tyre. Përveç boksit, që ishte sporti i pari për nga rëndësia, aty zhvilloheshin edhe sporte të tjera si patinazhi apo basketbolli. Salla kishte 16 000 vende për spektatorët.

Presidenti e mori në konsiderate kërkesën e Llazit dhe Luna Park vazhdon të qëndroje aty ku ishte edhe në ditët e sotme në një nga lagjet më të famshme të Buenos Airesit në Puerto Madero.

Në kohën e regjimit ushtarak në Argjentinë, u burgosën dhe u zhdukën mbi 30.000 shtetas, politikanë, gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë që shpreheshin kundër regjimit ushtarak.

Për çudinë e të gjithëve Llazi (Lazaro) fliste hapur kundër regjimit madje duke bërë dhe humor (nga humori që e karakterizonte) dhe nuk pati asnjë pasojë dhe kjo për shkak të popullaritetit të mirë që gëzonte.

Shqipërinë e donte me gjithë zemër, por ishte kundër regjimit komunist në Shqipëri, të dy vëllezërit e mëdhenj u kthyen në Shqipëri dhe siç tregon mbesa e Llazit, Andrea Koci, në një të përditshme argjentinase, që të dy humbën jetën me t’u kthyer në Shqipëri, njeri si partizan tjetri për arsye shëndetësore, prandaj dhe me Ambasadën e Shqipërisë në Argjentinë dhe Shoqatën Patriotike “Skenderbeu” nuk mbante kontakte ose marrëdhënie.

Llazi mund të ishte bërë nga më të pasurit e qytetit, por preferonte të bënte një jetë të thjeshtë pa i kushtuar shumë rëndësi pasurisë dhe luksit. Edhe dy fëmijët e tij ishin edukuar me atë frymë.

Llazin e kam takuar tre herë gjatë qëndrimit tim 6 vjeçar në Argjentinë, pasi siç e theksova më parë, ai nuk kishte dëshirë të kishte kontakte as me ambasadën e as me komunitetin shqiptar në Argjentinë dhe për rrjedhojë nuk ishte asnjëherë i pranishëm në aktivitetet që organizonte ambasada apo edhe Shoqata” Skënderbeu”, ku tek kjo e fundit ishin rreth 3000 shqiptare anëtare të saj.

Por megjithatë, në momentin e fundit të jetës së tij, i shtruar në spital, gjatë takimit që pata me të m’u shpreh: “- Të lutem, më bëni dokumentet që të shkoj e të mbyll sytë në Shqipëri!”.

I dhashë kurajo që të shërohej dhe ta kalonte situatën në të cilën ndodhej dhe për ketë do flisnim më vonë. Por, për fat të keq, në datën 7 prill të vitit 1986, zemra e fortë e Llazit pushoi se rrahuri, duke mos e mposhtur dot sëmundjen dhe duke mos realizuar dot dëshirën e tij të fundit për t’u kthyer në atdhe.

Ditën e funeralit, në ceremoninë mortore, ku zakonisht të pranishëm janë familjarët, ishin mbi 2000 veta, të ardhur nga të gjitha provincat e Argjentinës, përfaqësues të shoqatave të boksierëve, popull dashamirës, adhurues të sportit ku nuk munguan fjalët e sinqerta mbi personalitetin e Llazit nga figura të shquar të sportit, politikës dhe simpatizantë të Llazit.

Nga: Kudret Kraja

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish

Komentet e Fundit

  1. K R on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Right Side on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 PISI on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Reshit Lala on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. Anonymous on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?