Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtatë betejat e fituara nga Berisha gjatë 13 viteve të ‘revulucionit’ paqësor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shtatë betejat e fituara nga Berisha gjatë 13 viteve të ‘revulucionit’ paqësor
Analizaopinion

Shtatë betejat e fituara nga Berisha gjatë 13 viteve të ‘revulucionit’ paqësor

Published: January 27, 2026
Shpërndaje

Nga Adriatik Doçi

Ç’është e vërteta, gjatë 13 viteve të revulucionit paqësor, karakterizuar nga vistër gënjeshtrash, protestash-synetlliqe, lobime, blofe dhe alibi, Sali Berisha ka fituar të paktën shtatë beteja të rëndësishme.

Së pari, ka fituar betejën kundër Lulzim Bashës, të cilin e emëroi vetë si administrator të partisë në korrik të vitit 2013, e rimandatoi në 2017 dhe mandej në 2021, gjithnjë duke vjedhur votat e rivalëve të tij, siç edhe ka deklaruar Edi Paloka.

- Publicitet -

Së dyti, ka fituar betejën me pasurinë. Kur doli në opozitë në 2013, kishte 10 pasuri të paluajtshme, me vlerë disa milionë euro, gjithnjë në emrin e familjarëve. Sot ka rreth 60 pasuri të paluajtshme, përfshirë 40 apartamente dhe vila, me vlerë dhjetëra milionë euro, pjesërisht e sekustruar nga SPAK si produkt i aferave korruptive.

Së treti, ka fituar betejën me paratë e pista. Për gjashtë milionë euro për të hequr damkën nongrata, 2-3 milionë euro për Latifin, miliona euro për foltoret I dhe II, protesta, fushata etj., nuk ka asnjë dokument justifikues dhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.

Së katërti, ka fituar betejën me oligarkët. Të ashtuquajturit oligarkë, të cilët deri në dhjetor 2021 paguanin kuotat mujore tek kunati i Bashës, tashmë prej tre vitesh paguaj haraç një nga një tek Shkëlzeni, disa prej të cilëve edhe në rrugë banakre, pra me fatura.

Së pesti, po fiton betejën me Tik Lapajn dhe Ervin Salianjin, ndaj të parit me protesta si ajo e 24 janarit, ndërsa ndaj të dytit duke zbatuar nene që nuk ekszitojnë në statutin e partisë, por që mund të shtohen rrugës sipas rrethanave.

Së gjashti, ka fituar betejën për rreshtimin e grupit parlamentar të partisë. Në zgjedhjet e 11 majit 2025 bëri një listë humbëse, por me besnikë. Të bindurit i futi në listë të mbyllur. Të dyshimtët në det të hapur. Dhe kjo strategji po jept frytet e pritshme. Asnjë deputet i PD-së ‘nuk e luan bishtin’ dhe me sa duket as nuk kanë ndërmend t’a luajnë.

Së shtati, po fiton imunitet ndaj humbjeve. Për sa kohë Lulzim Basha ishte kryetar formal i partisë, barra humbjeve binte mbi të. Madje Lulit, duke i veshur fuqi që nuk e kishte, i faturoi edhe djegien e madateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale të 2019. Pas dëbimit të Bashës, ka humbur tre palë zgjedhje me të njëjtën alibi; zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit 2025. Justifikimi i vjedhjes së zgjedhjeve duket efektiv edhe në 2027, 2029, 2031…sa herë të ketë zgjedhje!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    January 27, 2026 at 9:06 pm

    Ke harruar fitoren e pare dhe ate me te rendesishmen, 22 Marsin e 1992! Eshte e vertete qe me vone e dhjeu, po fitorja e pare qe e rendesishme. Si tha ai i vjetri: Kiji inatin, fali hakun. Fitorja e dyte, po kaq e rendesishme eshte vendosja ne pushtet e Edvin Piktorit, qe vazhdon edhe sot e kesaj dite ne gjurmet e suksesshme te fitoreve te Saliut qe i ke permendur edhe ti me shume saktesi. Dhe per hir te saktesise nuk i thone “revulucion”, por “revolucion”.
    FLM DITA

    Reply
  • demo says:
    January 28, 2026 at 3:07 am

    Nuk do te fitoje.Ndryshimet Kushtetuese te 2008 e kane groposur PD thelle e me thelle.Lojen me listat e hapura dhe te mbyllura di ta luaje me mire Rama. Sa kohe nuk do te Riktheje Kodin zgjedhor te Ramiz Alise me ftyra kandidatesh ne Zona zgjedhore,do vdese ne opozite.

    Reply
  • demo says:
    January 28, 2026 at 4:06 am

    Po i rropat ato turma me xhiro verdalle,sa tek kryeministria, tek kuvendi,.Me molotove me flakehedhese kot me kot.
    Derisa Salianji mbledh simpatizante me shume,I mbush sallat plot ne cdo rreth,shpresa tek Berisha eshte minimale ne PD.
    Per mua misjoni politik i Berishes mbaroi qe ne dhjetor 1991,kur rrezoi Qeverine e Koalicionit dhe perjashtoi themeluesit.
    Pra,pa ardhur ne pushtet me ato vota plebishitare.Berisyha eshte i vetmi lyder ne opozite qe ka 100 fishuar Pasurine familjare.Edi Rama i ka krikuar te gjitha mundesite familjareve te tij,qe te jene ortake ne investime Ndertimi ,investime strategjike ne plazhe turistike,horteleri dhe megakulla ne Tirane,duke i dheneb troje publike.Cfare do me shume Berisha?
    Egjithe propaganda behet qe te mos leshoje Partine Demokratike.
    Po te fitoje zgjedhjet Lokale vitin qe vjen,Une kam gabuar.

    Reply
  • Valbona says:
    January 28, 2026 at 6:53 pm

    Dy heronj te pamposhtur ka sot bota: Vladimir Putinin ne Rusi dhe Sali Berishen ne Shqiperi!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?