Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtëpia e Bardhë publikon strategjinë për luftim të urrejtjes kundër myslimanëve dhe arabëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtëpia e Bardhë publikon strategjinë për luftim të urrejtjes kundër myslimanëve dhe arabëve
AktualitetBote

Shtëpia e Bardhë publikon strategjinë për luftim të urrejtjes kundër myslimanëve dhe arabëve

Published: December 13, 2024
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka publikuar një strategji të shumëpritur për të luftuar urrejtjen kundër myslimanëve dhe kundër arabëve, pas një rritjeje të madhe, qysh prej nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasi. Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën, i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Dokumenti prej 64 faqesh është publikuar vetëm disa javë para inaugurimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili pati vendosur ndalesë në udhëtim për banorët e disa shteteve me myslimanë myslimane, përgjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Në dokumentin e prezantuar janë vërejtur ngjashmëri me strategjinë për të luftuar antisemitizmin, të përpiluar nga Shtëpia e Bardhë në shtator të vitit 2023. Strategjia është publikuar më shumë se një vit pas vrasjes së djaloshit gjashtëvjeçar Wadea Al-Fayoume, i cili është therur me thikë vetëm pse ka qenë palestinezo-amerikan. Biden e ka quajtur këtë sulm të “neveritshëm”, ka folur për rritjen e krimeve që kanë bazë në urrejtjen kundër myslimanëve dhe arabëve, të cilat i ka quajtur të papranueshme.

“Myslimanët dhe arabët meritojnë të jetojnë me dinjitet dhe të shijojnë secilën të drejtë, ashtu sikurse të gjithë amerikanët tjerë”, ka deklaruar Biden.

- Publicitet -

“Politikat që rezultojnë me diskriminim kundër disa komuniteteve, janë të gabueshme dhe nuk na garantojnë sigurinë”.

Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike, organizatë civile për të drejta të njeriut, ka thënë se strategjia është publikuar “vonë”, dhe e ka fajësuar Shtëpinë e Bardhë që nuk i ka mbajtur premtimet, përfshirë dhënien fund të luftës në Gazë, që ka rritur islamofobinë.

Trump, i cili e ka fituar mbështetjen e një pjesë të myslimanëve të zemëruar me mbështetjen e Bidenit për Izraelin në luftën në Gazë, ka thënë se do të vendosë ndalesë për hyrje në SHBA, për secilin që ka pikëpyetje për të drejtën e Izraelit për të ekzistuar, dhe do t’ua pamundësojë studimet studentëve të huaj që kanë qasje “antisemitike”.

Tensionet mes grupeve pro-izraelite dhe pro-palenestize në disa kampuse amerikane janë rritur dukshëm, pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit, më 7 tetor të vitit 2023. Si pasojë e sulmeve janë vrarë mbi 1.200 njerëz dhe janë marrë peng mbi 240 të tjerë. Izraeli ka nisur më pas fushatë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit Hamas. Si pasojë e ofensivës janë vrarë më shumë se 45.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?