Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtëpia e Bardhë shton përpjekjet për të rikthyer ndihmat për Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtëpia e Bardhë shton përpjekjet për të rikthyer ndihmat për Ukrainën
AktualitetBote

Shtëpia e Bardhë shton përpjekjet për të rikthyer ndihmat për Ukrainën

Published: December 10, 2023
Shpërndaje

Shtëpia e Bardhë do të rrisë angazhimin me ligjvënësit amerikanë në përpjekje për të arritur një marrëveshje dypartiake që do të ofronte ndihma ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin, ndërkohë që do të forconte sigurinë kufitare, tha një senator demokrat të dielën. Republikanët kanë këmbëngulur se miratimi i fondeve shtesë për Ukrainën duhet të shoqërohet me ndryshime të mëdha për sigurimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Një grup senatorësh nga të dy partitë, që po përpiqen të ndërmjetësojnë një kompromis, kanë shënuar pak përparime ndërsa ka ngelur më pak se një javë përpara se Kongresi të fillojë pushimet e Krishtlindjes.

“Shtëpia e Bardhë do të angazhohet më shumë këtë javë”, tha Senatori Chris Murphy, negociatori kryesor demokrat, në emisionin televiziv “Meet the Press” të kanalit NBC News, raporton VOA. Zoti Murphy tha se ishte e rëndësishme të dihej nëse Presidenti Joe Biden do të nënshkruante ndonjë marrëveshje të mundshme.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi javën e kaluar se administrata e Presidentit Biden është e hapur për kufizime të reja në dhënien e azilit për migrantët në rast të arritjes së një marrëveshjeje. Senatori Murphy tha se kërkesat e republikanëve për sigurinë kufitare ishin “të paarsyeshme” dhe se ata “po bëjnë lojëra me sigurinë e botës” duke e lidhur ndihmën ushtarake me masat e sigurisë kufitare të Shteteve të Bashkuara.

Disa republikanë kanë bërë thirrje për dispozita ligjore për deportimin e menjëhershëm të migrantëve që kalojnë kufirin ilegalisht, pa u dhënë mundësi që të kërkojnë azil. Ata kanë bërë gjithashtu thirrje për të tkurrur në masë të madhe programet e Presidentit Biden që kanë lejuar qindra mijëra emigrantë të futen në Shtetet e Bashkuara në rrugë të ligjshme.

- Publicitet -

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestat e dhunshme, fadromat heqin gurët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
  • Protestat, Ministria e Brendshme thirrje prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve
  • VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  • VIDEO: Dosje të djegura dhe ambient i shkatërruar, çfarë mbeti pas flakëve brenda Gjykatës së Lartë
  • Rama akuzon për protestat Iranin, Saliun dhe mediat: Nuk jap dorëheqje, donin të më godisnin me një dron me eksploziv

Komentet e Fundit

  1. Leta on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  2. Phoenix on Socialisti paralajmëron të vetët: Po vazhduam kështu, ’97-a do na duket një ëndërr e bukur
  3. Phoenix on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  4. Populli qe nuk ha bar on VIDEO: Jeni mediokër, ziliqarë, të paaftë. Nuk më mundni dot… (!?)
  5. Kiri on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?