Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtëpia e lindjes së Hitlerit kthehet në stacion policie, shpërthejnë polemikat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shtëpia e lindjes së Hitlerit kthehet në stacion policie, shpërthejnë polemikat
AktualitetBoteLifestyle

Shtëpia e lindjes së Hitlerit kthehet në stacion policie, shpërthejnë polemikat

Published: September 7, 2023
Shpërndaje

Plani për ta kthyer shtëpinë e lindjes së Hitlerit në Braunau Inn të Austrisë në një stacion policie po shkakton shumë polemika në Austri.

Vendimi i qeverisë së Vjenës erdhi pas një debati të gjatë që çoi në ngritjen e një komisioni të posaçëm në vitin 2016 për menaxhimin e pronës.

Ndërtesa ku lindi diktatori nazist më 20 prill 1889 është në pronësi të shtetit dhe ishte shpronësuar për të mos lejuar që ajo të bëhej një vend adhurimi për neonazistët.

- Publicitet -

Në vitin 2017, Gjykata Kushtetuese e Austrisë kishte vendosur që godina prej 800 m², e cila ishte në gjendje të braktisur, t’i kthehej shtetit, duke shkaktuar zemërimin e ish-pronarit. Disa vite më vonë autoritetet vendase shpalosën projektin e transformimit.

Arkitektët austriakë Marte fituan tenderin e shpallur nga Ministria e Brendshme duke mposhtur 11 konkurrentë. Punimet e rinovimit, të cilat do të fillojnë muajin e ardhshëm, pritet të përfundojnë në vitin 2025 dhe do të kushtojnë rreth 20 milionë euro.

Shtëpia tani do të bëhet një stacion policie, duke përfshirë një qendër trajnimi për të drejtat e njeriut.

Por nuk kanë munguar kritikat për planin e hartuar nga Ministria e Brendshme austriake.

Për të drejtuar gishtin ishte producenti i filmit Günter Schwainger, i cili akuzoi qeverinë se donte të zbatonte dëshirat e Hitlerit.

Regjisori e vërtetoi tezën e tij duke nxjerrë në dritë një artikull gazete të datës 10 maj 1939, në të cilin Fyhreri kërkonte që ndërtesa të shndërrohej në zyra për autoritetet e rrethit.

Pavarësisht ftesës për të rivlerësuar projektin, një zëdhënës i Ministrisë nënvizoi se apartamenti tjetër në Mynih ku jetonte Hitleri “ka strehuar disa zyra policie që nga viti 1949”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët, por se asnjëherë nuk ka ditur. Dhe as ka dashur…
  • VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  • Të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi refuzon hyrjen e policisë
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Denis on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  2. demo on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  3. Pensionist on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  4. Vena on VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës
  5. K R on VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?