Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shteti serb bleu në Londër pikturën e famshme “Luftëtari Shqiptar”, shikoni çfarë ka bërë me të pas ekspozimit (!)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Shteti serb bleu në Londër pikturën e famshme “Luftëtari Shqiptar”, shikoni çfarë ka bërë me të pas ekspozimit (!)
KultureLajmi i fundit

Shteti serb bleu në Londër pikturën e famshme “Luftëtari Shqiptar”, shikoni çfarë ka bërë me të pas ekspozimit (!)

Published: March 11, 2024
Shpërndaje

Një tablo e njohur e shekullit të XIX-të e njohur me emrin “Luftëtari Arnaut” u ble nga shteti serb (Muzeu i Beogradit) në një shtëpi ankandi në Londër, nëntorin e kaluar.

Blerja, e cila shkaktoi edhe kritika për neglizhencën e shtetit shqiptar ndaj artit me tematikë shqiptare, u bë në shtëpinë e ankandeve Sotheby të Londrës në 9 nëntor – shkruan DITA.

Vepra është pikturë në vaj e artistit Paja Jovanoviç dhe shteti serb e bleu për rreth 300 mijë paund.

- Publicitet -

Ajo që ka ndodhur më pas me veprën është qesharake dhe skandaloze

E shpjegon arkitekti dhe historiani Artan Shkreli:

“Pa rënë në nacionalizëm është padyshim e dëmshme shkencërisht, dhe e shëmtuar si fqinjësi, çka Ministria e Kulturës e Serbisë bëri me pikturën “Luftëtari Arnaut”, blerë në ankandin e famshëm të Londrës për rreth 300.000 paund… Ekspozuar në Beograd pak ditë më parë, është riemërtuar aty si “Odmor bašibozuka / Pushimi i bashibozukut”. – shkruan Shkreli.

Serbët i kanë ndërruar emrin pikturës së famshme vetëm për të mos përmendur emrin shqiptar në të.

Bashi-bazuk janë quajtuar ushtarët e rekrutuar në Serbi dhe Shqipëri gjatë periudhës së Perandorisë Osmane.

Muzeu i Beogradit para se te blinte veprën e artiti tha se vepra të tjera të kulturës serbe do të jenë pjesë e fondit artistik të këtij institucioni.

Presidenti serb deklaroi në një intervistë për mediat se qeveria do të jap një fond prej 30 milionë eurosh për të blerë në ankande vepra që sipas tij janë të trashëgimisë kulturore serbe.

n.s. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Po says:
    March 11, 2024 at 12:25 pm

    E po mire pa emer se skan len.

    Reply
  • Patriot says:
    March 11, 2024 at 12:33 pm

    Shkreli i kerkon llogari Serbise? Po shkreli, km, akademiket qe bejne pedicione kunder shqiptare ku jane? Nuk paska shteti £ 300.000. Po tigrit ti kishit thene, Zenit, meter.

    Reply
  • Ppsh says:
    March 11, 2024 at 1:03 pm

    Nqs ka pasur emrin dhe eshte shitur me emrin “luftetari shqiptar” kjo gje duhet te denoncohet me nje note proteste edhe thjeshte si nje prove historike
    Sepse sot ata e quajne thjeshte “pushimi i bashibozukut” neser i shtojne dhe nje “serb” nga mbrapa dhe kan surrat te pretendojne edhe “fustanellen” ashtu si vepruan me “lahuten”
    Besoj se gjinush trimi me shoke e kan mprehur shpaten dhe si i thuhet nje fjale “mjer ata”

    Reply
    • Aldrinp says:
      March 11, 2024 at 2:18 pm

      Nuk do ja shtojne neser “serb” nga mbrapa. E kane blere me ate cilesim, si veper e kultures serbe.
      Kultures shqiptare ja kane vene para dhe mbrapa
      Shteti i Ramutit qe ka investitore strategjike hajdute dhe kriminele qe grabisin pasurite kombetare, vjedhin qindra miliona me PPP dhe nuk kane ca leke per vlerat historike te Shqiperise.
      Po kane merak te merren me Peticione dhe te filozofojne per llogjet e tregut mediatik

      Reply
  • rrushii says:
    March 11, 2024 at 2:28 pm

    keshtu eshte kur rrime goje kyçur, ne lidhje me pasurite tona kombetare, e para “Lahuata e malesise” ku eshte Akademia e Shkencave qe e lejoi dhe nuk u ndje fare per LAHUTEN e cilesusr nga Serbet qe eshte pasuri i tyre dhe vleresuar nga UNESKO si pasuri kombetare serbe. (TURP) Vijon tani me pikturen.

    Reply
  • Bashibozuku says:
    March 11, 2024 at 2:38 pm

    Cate keqe ka nese ja kon von emrin Bashibozuku nje pikture te varur ne mur, Ne i kemi Bashibozuket te gjalle qe i shohim per dite siper ballkonit dhe se si zihen e krekosen ne kuvend dhe neper studiot tv

    Reply
  • BESIM says:
    March 11, 2024 at 2:40 pm

    ……….po pse habitet autori?! kur “burri madh” perfaqesuesi interesave te se djadhtes estreme evropiane, po relazione politika pro fashiste ne dem te interesit shqiptare, ku nga Shkodra bene thirrje qe te mesohemi me “General Plan Ost” per shqiptaret keta perfaqesuesit e tije qahen se perfaqesuesit e kultures, koleget e tyre nuk arrijne te vlersoje rendesin e pikturave me interes kombetare?! shkolle paku bertet nga Shkodra mbylleni gojen se kam pastruar halen (shqiperine) sikur ja dhame me zor karrigen?! si rrjedhoje eshte prona imja, bej ç’te dua me pasurit e shqiperise mos guxoj kush te piptije. Qeveria ka mjaftushem buxhet per te fluturuar me çartara por jo per keto “banalitete” qe shqetesohet autori. Ah, e mjera shqiperi dikush fuste fasdhiqe ne mbledhje te rendesishme te qeverise (qeveri i thenshin) keta te sotmit fusin ca “sandra” ne delegacione qe organizon familja e rilindjes, e Juve shqetesoheni per “lux”.

    Reply
  • BUBIKACUREL says:
    March 11, 2024 at 4:06 pm

    Pse nuk e bleu qeveria shqiptare kete pikture te artistit serb ? Clidhje ka artisti, subjekti i piktures dhe serbet ? Kush eshte eshte e rendesishme ketu subjekti (shqiptari bashi-bozuk) apo arti i artistit ?
    Pse na djeg ne shqiptareve ? Ajo qe subjekti eshte nje shqiptar bashi-bozuk ?
    Po te ishim kaq vlersues per shqiptaret e kishim blere sa frangu pulen ate pikture !

    Por sic thote Nazivari :
    ” Ne Shqiperi Lulet i hane gomaret !!!” Ok , po te ishim kaq te perkushtuar per Shqiperine per shqiptaret per artin muziken tone sic jane fqinjet (serbet greket maqedonasit malazezet nuk do te ishim ne kete gjendje krize qe ndodhemi sot ne si komb!
    –
    Kerkohet nje rilindje e re !

    –
    Aman, jo rindja demokratik e Haxhi Qamilit modern qe banon ne katij e 5 dhe pellet si hoxhe ne cdo mbremje !!

    Reply
  • Frangu says:
    March 11, 2024 at 5:21 pm

    Nuk kuptohet arsyeja e këtij keqkuptimi të zotit Shkreli.
    Mjaftojnë vetëm dy minuta për të kuptuar se vepra në fjalë, e blerë nga Muzeu i Beogradit, quhet vërtet “Resting Bashi-Bazouk”, ndërsa ajo për të cilën flet Shkreli, përkatësisht “Albanian Warriors”, as është blerë ende prej atij muzeu e as ka lidhje me tablonë ilustruese në artikull.
    Studiuesit Shkreli do t’i nevojitej, ndoshta, të hulumtonte mbi aspekte mjaft interesante etnografike që shfaqen tek veprat e piktorit të talentuar serb, përfshirë përdorimin e tirqeve dhe fustanellave jo vetëm nga “anautët” por dhe nga të tjerë…

    Reply
  • Niku says:
    March 11, 2024 at 5:27 pm

    Si qenka veper kombetare shqiptare kjo kur eshte pikturuar nga nje piktor serb? Apo futja kot, hajde grindemi se s’kemi c’bejme?

    Reply
  • ¿? says:
    March 11, 2024 at 5:37 pm

    Me falni, qe te mos veme karrocen para kalit, e para, piktori e paska emrin Paja Jovanoviç, qe ashiqare duket qe nuk eshte shqiptar, po serb. Tashti nqs nje piktor serb pikturon nje tabllo qe e quan “Luftetari Arnaut”, kjo pikture eshte art serb, apo shqiptar? Mua me duket se perderisa e ka pikturuar nje serb me te drejte shteti serb e quan art serb. E dyta, Ku dhe si vertetohet qe piktura quhet “Luftetari Arnaut” dhe nqs eshte e vertete qe bashibozuk quheshin ushtaret e rekrutuar ne Serbi dhe ne Shqiperi nga Osmanet, edhe sikur titulli te jete ndryshuar nuk eshte genjeshter, eshte thene ndryshe e verteta, se tek e fundit ai luftetari ne pikture eshte serb apo arnaut, po bashibozuk eshte apo jo? Nejse, ka gjera te tjera shume me te rendesishme per t’u shqetsuar sot shqiptaret, se sa nje pikture e pikturuar nga nje serb. E kujt po i rruhet. Te gjitha keto mender lajme behen per te terhequr vemendjen nga problemet kryesore qe preokupojne sot shqiptaret.

    Reply
  • CERCIZ JASHARI says:
    March 11, 2024 at 5:54 pm

    QELLIMI FINAL I EDVIN BOSIT
    ESHTE TA SHUAJ RACEN TONE
    SIPAS URDHERIT TE SOROSIT
    PER KETE NATE E DITE LUFTON

    MOS KERKONI GJURMET
    KUR UJKU HEDH VALLE
    NDAJ FATIT TE VATANIT
    GATIT GJEME TE MADHE

    Reply
  • Shqiptari says:
    March 11, 2024 at 8:49 pm

    E ka te veten ben çte doj , nese ju vjen keq e kishit bler ju , ne te kundert byllni halen , shtet legen .

    Reply
  • Detari says:
    March 11, 2024 at 8:51 pm

    tani do zihen greket dhe serbet per fustanellen Arberore kurse siptaret zihen, hoxhe erdoganist apo hoxhe gylenist…?

    Reply
  • mali says:
    March 11, 2024 at 8:59 pm

    Akademi e shkencave shqiptare eshte nje mut mbi nje bajge shtet.
    I gjati meret vetem me ikona te vjedhura.Atje e ke maestro.

    Reply
  • Beqir Elshani says:
    March 13, 2024 at 7:51 am

    Kështu ndodh në të gjitha fushat e artit dhe letërsisë serbe. Bunari që është fjalë shqipe, që me të njëjtin emër quhet Buna e Shkodrës, me kuptim të burimit, serbët e deklarojnë turke, ndërsa pikturën e Paja Jovanoviqit “Luftëtari arnaut” e kthen në bashibozuk, që ka kuptimin e plaçkitësit. Me ndryshimin e titullit të pikturës, Serbia fyen integritetin e piktorit, Paja Jovanoviq, i cili në kohën e tij më me kënaqësi paska pikturuar bashibozukët se luftëtarët, trima shqiptarë. Këtu shihet që Serbia pikturën realiste të luftëtarit shqiptar nuk e ka blerë për synime kulturore, por për agjitacion politik në dëm të traditës shqiptare si dhe në dëm të etikës së piktorit.

    Reply
  • Meri says:
    March 21, 2024 at 8:18 am

    I kane ndare punet keta, Bota merret me pjesen kulturore trashegimtare nder shekuj ndersa keta tanet me ndertimeeeeee

    Reply
  • e verteta says:
    May 24, 2024 at 11:54 am

    Bejne gare greke e serbe duke pervetesuar artefakte te kultures tone te lashte dhe duke i paraqitur si te tyret.Nderkohe qe zhdukin cdo element te trashegimise tone mijeravjecare qe ne te mos jemi te zotet te mbrojme tezat tona te lashtesise dhe identitetit tone.Kjo kuptohet ,me “bekimin” e Tradhtareve te Kombit qe jane vene ne sherbim me zell te madh te qellimeve Antikombetare te Serbo-Grekeve HIENA.Ka plot miliardere ne Shqiperi qe po pasurohen me djersen e ketij populli,mbase mund ta kishte blere ndonjeri prej tyre qe te ishte pjese e jona por jo,nuk e merzisim Vukaken dhe Janullovicin neve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?