Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shuhet në moshën 89-vjeçare mjeshtri i arkitekturës Petraq Kolevica
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shuhet në moshën 89-vjeçare mjeshtri i arkitekturës Petraq Kolevica
Aktualitet

Shuhet në moshën 89-vjeçare mjeshtri i arkitekturës Petraq Kolevica

Published: February 13, 2023
Shpërndaje

Ditën e sotme është ndarë nga jeta arkitekti i njohur shqiptar Petraq Kolevica.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanisitikës në Tiranë përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

“Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se sot u nda nga jeta arkitekti i mirënjohur Petraq Kolevica. FAU shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes dhe të gjithe komunitetit të arkitekteve për këtë humbje të madhe të një prej Mjeshtrave të Modernizmit në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e postuar.

- Publicitet -

Petraq Kolevica, lindi në Korçë në 11.01.1934, qytet ku përfundoi shkollën fillore dhe gjimnazin. Gjimnazi i Korçës ishte pasardhës i Liceut Francez dhe disa nga profesorët e mëparshëm vazhdonin të jepnin mësim gjatë kësaj periudhe. Ndër të tjera ishin këta mësues që ngjallën tek Petraqi, interesin dhe dashurinë për artin e poezinë. Në atë kohë ndihen ndikimet në formimin e tij nga piktorët Vangjush Mio e Vangjush Tushi.

Studimet për inxhinieri ndërtimi i kreu në periudhën 1952-1957 në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Në me pak se 3-4 vite pas përfundimit të studimeve të larta, u dallua mes arkitektëve shqiptarë. Ende i ri botoi përkthimin e “Demoni” të Lermontovit, çka e solli pranë rretheve letrare dhe artistike të kohës. Bota e librave për të ishte po aq e afërt sa dhe bota e projektimit. Ky ka qenë ndoshta motivi i suksesit të tij në projektimin e ndërtesës së “Bibliotekës” në qytetin e Korçës.

Fillimi i viteve 70-të ishte koha kur Z.Kolevica ishte në kërkim të gjuhës së përkryer në arkitekturë.

Në listën e gjatë të projekteve të tij spikatin edhe objekte banimi si, pallati në Bllok e në rrugën e Ambasadave, apo ai prapa Bankës së Shqipërisë në Tiranë, të cilët sëbashku me katër objekte të tjerë në Korçë, prej dekadash janë kthyer në shembuj të bukur të kësaj tipologjie në Shqipëri.

Si pjesë e trashëgimisë së tij në publicistikë janë një mori artikujsh mbi arkitekturën, urbanistikën e jo vetëm. Jetën e tij si arkitekt dhe inxhnier ndërtimi e ai e ka përmbledhur në librin biografik “Arkitektura dhe Diktatura”, ndërkohë që pasionin e tij mbi letërsinë e përkthimin në një seri librash poetikë.

Si një arkitekt i cili u shpreh gjithmonë publikisht për shqetësimin e tij profesional, ai mbetet në memorjen kolektive një antikonformist jo thjesht duke përkufizuar rezistencën e tij intelektuale ndaj Diktaturës, por njëkohësisht edhe antikonformizimin po aq të lidhur ngushtë me arkitekturën dhe zhvillimin urban të qyteteve. Kolevicës nga SHASH i është dhënë çmimi “Mjeshtër në Arkitekturë” më datë 30.10.2019.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Institucionet në provë: Veliaj-Gogu, një ngjarje shumë e rëndë
  • Veliaj sfidon Ramën
  • Nga korrupsioni, te paratë e pista dhe kullat: Iku nga studio, publikohet intervista që nxorri nga shinat Ramën
  • Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  • Ministri pranon takimin në qeli me Veliajn, mohon se e kërcënoi në emër të Ramës

Komentet e Fundit

  1. Pirdh pirdh se lirohesh on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  2. !!? on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  3. Socialisti i zhgenjyer on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës
  4. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Ohh, sorry”, ministrja bëhet lëmsh me fjalët, Rama i vjen në ndihmë
  5. 3D on Veliaj nga burgu: Çfarë më përcolli Toni Gogu në emër të Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?