Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shuhet Pierre Cabanes, profesori i dashuruar me lashtësinë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shuhet Pierre Cabanes, profesori i dashuruar me lashtësinë shqiptare
AktualitetHistoriKulture

Shuhet Pierre Cabanes, profesori i dashuruar me lashtësinë shqiptare

Published: June 14, 2023
Shpërndaje

Ndahet nga jeta profesori i mirënjohur francez Pierre Cabanes, anëtar Nderi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i nderuar me Urdhrin më të lartë shtetëror “Gjergj Kastriot Skënderbeu”. Prof. dr. Cabanes u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare. Ai ishte historian i antikitetit dhe studiues i mirënjohur i fushës së epigrafisë greke. Jeta e tij e pasur shkencore ka qenë e lidhur ngushtësisht më territorin e Ilirisë së Jugut dhe Epirit. Prandaj personaliteti shkencor dhe human i tij ka zënë vend denjësisht krahas themeluesve të arkeologjisë shqiptare të shekullit XX.

Në vitin 1965, Cabanes arriti me sukses në mbrojtjen e doktoraturës me tezën “Epiri nga vdekja e Pirros deri në pushtimin romak (272-168 para Krishtit)”. Në vitin 1969 Prof.Cabanes filloi mësimdhënien në Universitetin e Clermont-Ferrand. Ndërsa në vitet 1977-1982 ai u zgjodh presidenti i parë i Universitetit Clermont-Ferrand II. Më pas u emërua në Universitetin e Parisit X-Nanterre, duke qenë për disa kohë edhe drejtor kërkimi në CNRS.

- Publicitet -

“Arsenali” i aktivitetit shkencor të prof. Cabanes është shumë i gjërë, me botimin e 20 vëllime librash dhe mbi 120 artikujve shkencorë. Kolegu dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt shqiptar, epigrafi Faik Drini, ka vënë në dukje se janë pikërisht kontributet e tij mbi Ilirinë e Jugut dhe Epirin, ata, që afirmojnë më së miri emrin e tij si historian i antikitetit, dhe si specialist “par ecxellence” të historisë së lashtë së Shqipërisë.

Vepra e tij renditet në vazhdën e kontributeve të studiueseve francezë të territorit të Ilirisë së Jugut dhe Eprit në shekullin e XIX si F. C. H. L Pouqueville, Ami Boué, H. Hecquard, L. Heuzey, H. Daumet, Leon Rey, Allain Ducellier dhe shumë të tjerëve gjatë shekullit XX. Prof. Cabanes ndërmori dy udhëtime në Shqipëri në vitet 1971 dhe 1974.

Në vitet pasues, mbajti kontakte të vazhdueshme me kolegët shqiptarë të arkeologjisë, ndonëse në atë kohë Shqipëria përjetonte një regjim totalitar, ai arriti  të shmangte shumë pengesa. Në vitin 1991 Prof.Cabanes mori përsipër menaxhimin e projektit të misionit arkeologjik dhe epigrafik francez në Shqipëri me përqëndrim kryesor gërmimet në qytetin antik të Apollonisë, pikërisht në atë vend, ku një ekip francez i kryesuar nga arkeologu Leon Rey, kishte kryer tashmë gërmime të ndërprera nga Lufta e Dytë Botërore. Këtë projekt ai e udhëhoqi me sukses për një periudhe më se dhjetëvjeçare.

Ai ka vazhduar vizitat në Shqipëri pothuajse çdo vit, deri në moshën 85-vjeçare, duke vazhduar edhe me botimin e kontributeve të reja shkencore. Me përkujdesjen e UNESCO-s, ka drejtuar botimin e Hartës Arkeologjike të Shqipërisë, të paraqitur nga kolegët e tij shqiptarë Myzafer Korkuti, Apollon Baçe dhe Neritan Ceka.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA-të nisin sulme të fuqishme ndaj Iranit, Teherani përgjigjet me raketa dhe dronë
  • Arrestohet zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër, ishte në kërkim për mashtrim
  • ‘Neomalësorja’ për Euractiv: BE të mos e shohë Ramën si zërin e vetëm të Shqipërisë
  • Stili i jetesës po rrit vdekshmërinë nga sëmundjet endokrine, diabeti mbetet shkaku kryesor
  • Turqia mirëpret Samitin e NATO-s, Trump optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Komentet e Fundit

  1. realisti on LETËR E HAPUR
  2. edi rama - Fjale e Rrene on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Populli on Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  4. nastradini on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  5. Emigranti on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?