Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shumëçka në këtë “rikthim të Metës” të kujton të njëjtën orvatje berishiane për pushtet e përjetësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shumëçka në këtë “rikthim të Metës” të kujton të njëjtën orvatje berishiane për pushtet e përjetësi
AnalizaLajmi i funditopinion

Shumëçka në këtë “rikthim të Metës” të kujton të njëjtën orvatje berishiane për pushtet e përjetësi

Published: April 21, 2024
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Pas një heshtje disi të gjatë dhe kur shumë menduan se ish-presidenti Meta do pranonte që gjërat të rridhnin e bota e politikës shqiptare të rrotullohej edhe pa të, ai vendosi që të fillonte rifaktorizimin vetjak mbi një bosht paralelesh.

Ringritjen po e kërkon me stilin despotik “partia lind e vdes ne mua”, që në politkën tonë nuk e hasim fort rrallë, as në pluralizëm.

- Publicitet -

Në fakt, shumëçka në këtë rikthim të zotit Meta të kujton orvatjet berishiane për pushtet e përjetësi. Si idhulli i vet politik para pak vitesh, edhe ai u kap “çmendurisht” pas trendit të rithemelimit, ndryshe idesë “bëjmë sikur po ndryshojmë gjithçka për të mos ndryshuar asgjë”. Për këtë, mblodhi shokë e miq për të qarë hallet e partisë, se nuk ia kishin udhëhequr si duhet më të besuarit.

Fabula që doktori ndërtoi, asokohe, ishte tradhëtia e përgjumur e pasardhësit politik, ndërsa partia e z. Meta paska qenë duke lënguar nën thundrën e nepotizmit të atyre që rrethojnë bashkëshorten, thua krejt naive në politikë. Njëjtë si doktori, rrugën e rikthimit e mori me vrull duke mos kursyer bashkëpuntorë të vjetër, padyshim ata më pak të bindurit që mban përgjegjës për rënien e vet.

Në dukje, ish-kryeministrit Berisha rënien e partisë dhe nevojën për rikthim në pushtet ia solli ndër mend ‘non grata’ amerikane, të cilën ai e quan një komplot përbaltës, si konsideron akuzat për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”, që e kanë burgosur në shtëpinë me ballkon.

Ish-kryeministrin Meta, nga ana tjetër, mund ta kenë rindjellë drejt pushtetit disa çështje ligjore, jo më pak të rënda që flitet të jenë në duart e SPAK e që po ashtu, në sytë e tij, janë komplote të thurrura për ta nxjerrë nga politika, krejt si ata që po mënjanojnë doktorin.

Si doktor Berisha, edhe zoti Meta përbetohet për pastërtinë e figurës së vet dhe se nuk e ka të largët kthimin në pushtet. Haptazi, ia ka vënë sërish syrin kolltukut të kryeministrit. Veçse premtimet i ka më bombastike.

Kur Berisha fokusin e ka te korrupsioni që të merr frymën, Meta jo vetëm do e bëjë Shqipërinë 4 milion në pak muaj, por edhe do sjellë lirinë. Po, po lirinë; atë që edhe Skënderbeu nuk e sillte dot i vetëm, z. Meta e ka të fshehur në xhepin e kostumit që do veshë rrugës për në kryeministri.

Si zoti Berisha edhe zoti Meta e ka fort të ashpër diskursin. Ka shpallur armik çdo rival e i ka hapur luftë kujtdo që e sheh pengesë ndaj rikthimit të tij. Të kujton një fëmijë të lazdruar që është mësuar të marrë gjithmonë gjithçka që do dhe, që kur pakëz i prishet terezia, hedh shkelma e vërret me sharje e kërcënime ndaj secilit e kujtdo.

Teksa pretendon se nuk i bën syri tërr nga asgjë, edhe zoti Meta, si doktor Berisha, ka frikë se ndoshta këtë herë nuk ka rikthim. Shifrat me kokëfortësinë e vet dëshmojnë për rënie domethënëse në përkrahjen ndaj tyre. Prandaj, si ai, si doktori po përgatisin një alternativë: dikë tjetër që, njëkohësisht, është edhe shëmbëlltyra e vetë atyre.

Në takimet poshtë ballkonit, te protestat e mesditës të së premteve te Bashkia e Tiranës e në të tjera raste, znj. Argita Malltezi po shfaqet përditë e më fuqishëm si një alternativë përbashkuese e atyre që e duan dhe atyre që nuk e duan rikthimin e Berishës. Ndërsa z. Meta po mbështet tek aleatja e tij më e vjetër. Po polarizohet me znj. Kryemadhi, aq sa ndokush mund të aludojë se nuk po zhbëhet vetëm familja politike.

Po e largon atë nga vetja furishëm, po e bën të huaj, aq sa opinionit publik po fillon t’i dhimbset kjo grua bullizuar pamëshirshëm, kjo viktimë e pafaj. Kështu, në fakt, po e bën më të dashur, duke e kthyer në një “Mona” përbashkuese të atyre që e duan dhe nuk e duan Metën.

Është vështirë të thuhet nëse z. Meta dhe z. Berisha do arrijnë të kthehen prapë e prapë në pushtet apo nëse kjo është kënga e fundit e këtyre dy mjellmave të politikës sonë.

Por me siguri, kultin e politikëbërjes së vet po përpiqen ta ngulin thellë në dekadat e ardhshme me kinse riorganizime a rithemelime, ku gjithçka mund të ndryshojë, por ata jo.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • mali says:
    April 21, 2024 at 9:18 pm

    Keni pare filma te Hollywood qe vrasesi
    Ne katagomba ka nje skute ku sipas planit te tij ,ka fiksuar personat qe dergon ne boten tjeter.
    Keshtu edhe me keta dy muter keta jane jashte loje ne politike.
    Fati I tyre qe vetem bejne gam-gam sepse gjetke do te haroheshin me kohe.

    Reply
  • cp says:
    April 21, 2024 at 9:40 pm

    Diku nga paragrafi 5 zonja Llukaçaj thote nje fjali ” budallaqe” shprehimisht (citoj) Berishen e kanë burgosur në shtëpinë me ballkon.(fund citimi) Edhe pse kane nje te shkuar kriminale dyshja Berish-Meta kane sfiduar me heroizem qofte Bidenin e Shkrete qofte dhe Dumanin e pjermjerrur te Juri Qimes…Nese e quan te burgosur Berishen ne maje te penxheres ne nje kohe qe ai e rimori Partine dhe kercenon Rama-xhinjte dhe Nato-xhinjte biles dhe Veli-xhinjte ose duhet te themi qe Sala & Lili po luajne skenaret e bere ne bodrume ambasadash mike ose te themi R.I.Perendimi..Me sakte: ky poshtrim nga miqte eshte me i zi se nje pushtim nga armiqte..

    Reply
  • 2 FSHATARË DHE PUSHTETI says:
    April 21, 2024 at 10:13 pm

    Qëllimi i njëjtë por mundësitë jo të njëjta Berisha mbështetet financiarisht nga grupe dhe individ të krimit të organizuar ku Meta nuk i ka këto asete dhe i duhet vetë të luaj edhe guximtarin edhe të persekutuarin

    Reply
  • mali says:
    April 21, 2024 at 10:46 pm

    Edona Llukacaj,sa per dijeni le qe keta shkuan ne te semes se keshtu do amerika ,por bej gati edhe ndonje shkrim per Edi Ramen qe ka prere bileten per ne Dubai.

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    April 22, 2024 at 12:31 am

    Po renojme kohen e vyer te njerezve me keta dy hajdùte e psikopate qe duhet te ishin ne burg me kohe.

    Reply
  • Arben Tashko says:
    April 22, 2024 at 2:11 am

    Nje teater komiko-tragjik.

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    April 22, 2024 at 4:27 am

    Qarte, shume qarte… Pushteti dhe perjetesia e tyre do te kujtohen gjithmone se jane antishqiptare… Sikurse edhe pushteti i djeshem i LDK dhe sot i VV ne Prishtinen e titicave t’vogel…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI says:
    April 22, 2024 at 8:31 am

    OK,Zonja Edona:
    1.I ndjeri Gazetar:ZAMIR DULE e quajti S.Berishën PËRBINDËSHI TROPOJËS dhe,ndërsa Gazetari trim u bë për RAHMET si mbi 20.000 të tjerë me diktatin e TIRANIT të Viçidolit,Non grata Amerikane nuk do tja dijë as për SPAK+GJKO+SHBA+BE+90 % TË POPULLIT,bilez as për KRISHTIN E MUHAMETIN.Pasi mbi 101 zullumet e tij nuk ka peshore ti mbai.I katandisur si DERR I PLAGOSUR,SB kërkon të shqyej këdo që i del para për pushtet e pasuri,në mbrojtje të gjësë së vjedhur familjarisht & me ha-le-atët..sipas DASH.
    -Nëse Amerika e ka SERIOZISHT-Sb duhet të qëndroi i izoluar 6 muaj deri në humbjen e mandatit & mos kthimin e VULËS & LOGOS SË PD tek foltorja.Kjo do të thot se në 2025 foltoristët e Gazit të turpit do të futen nën çadrën e LikeSpiunit të deklaruar.
    2.LikeFloriri që po bën TRIMIN si VOJO KUSHI është në hall më të madh:
    -Like nuk zgjidhet më deputet,pasi nuk e merr dot ÇERTIFIKATËN E SIGURISË,Pasi i doli emri si SPIUN I SHOKUT TË TIJ.
    -PL nuk mund të futet më nën sqetullat e PS+PD,pasi nuk dihet kualicione parazgjedhore..!
    -LIKE+MONA kan 3-4 dosje të hapura në SPAK.Dhe,për Liken+Salën AMERIKA KA MBAJTUR SHËNIME 34 VITE..!
    -Amerika shpresoi të vepronte SPAK+GJKKO me shpalljen non grata të Sb.Por,Shkodrani Arben Kraja i SPAK kërkoi FAKTE nga DASH për Sb për KORRUPSIONIN madhor,,Minim të DEMOKRACISË,,Shpërfillje të DREJTËSISË..!
    • Kjo i dha hov Sb të organizoi FOLTOREN në Shqipëri e deri përtej oqeanit duke akuzuar birin e tij Politikë Lulin 7×7=42, Sorosin,Amerikën,Anglinë,Qeverinë..përveç PUTINISTËVE.!
    -Eliminimin nga skena politike të Sb&Im duhet ta bëjë SHBA+BE,Pasi SPAK+GJKKO kan frikë edhe nga LEPURI,Pasi janë e njëjta gjë..galloshe e vjetër e KLD,6 mujorët plepist të tipit GJIN GJONI të emruar e drejtuar nga Presidentët berishist 1992-2013.
    -Kryetar Opozitë në Shqipëri duhet të jet L.Basha nëse i jepet VULA,nëse deklaron se kush e dha urdhrin për të vrarë 4 protestuesit në 21 janar 2011,etj.Dhe dihet se urdhërDhënsi është Saliu i filmuar me vidio me zë e figurë…!!
    • Këtu merr fund shëmbja e piramidës 34 vjeçare të përbindshit Tropojan TMERR I KOMBIT(Shqipëri-Kosovë) me gjithë eskortën e tij bandë të armatosur me KOMUNIST e SPIUN 1992,duke ju sekuestruar më par Pasurin prej 350 mild.$ të 45 viteve..!
    •Dhe pas tij mbi 2000 të tjerë që nga 1992-2024,me në krye LikeFloririn,fatkeqsi Kombëtare Nr.2,me Vila në Shqipëri,Angli,Beograd,etj..!
    -FLM EDONA,DITA

    Reply
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI says:
    April 22, 2024 at 8:41 am

    OK,Zonja Edona:
    1.I ndjeri Gazetar:ZAMIR DULE e quajti S.Berishën PËRBINDËSHI TROPOJËS dhe,ndërsa Gazetari trim u bë për RAHMET si mbi 20.000 të tjerë me diktatin e TIRANIT të Viçidolit,Non grata Amerikane nuk do tja dijë as për SPAK+GJKO+SHBA+BE+90 % TË POPULLIT,bilez as për KRISHTIN E MUHAMETIN.Pasi mbi 101 zullumet e tij nuk ka peshore ti mbai.I katandisur si DERR I PLAGOSUR,SB kërkon të shqyej këdo që i del para për pushtet e pasuri,në mbrojtje të gjësë së vjedhur familjarisht & me ha-le-atët..sipas DASH.
    -Nëse Amerika e ka SERIOZISHT-Sb duhet të qëndroi i izoluar 6 muaj deri në humbjen e mandatit & mos kthimin e VULËS & LOGOS SË PD tek foltorja.Kjo do të thot se në 2025 foltoristët e Gazit të turpit do të futen nën çadrën e LikeSpiunit të deklaruar ose me Partinë të RE..!
    2.LikeFloriri që po bën TRIMIN si VOJO KUSHI është në hall më të madh:
    -Like nuk zgjidhet më deputet,pasi nuk e merr dot ÇERTIFIKATËN E SIGURISË,Pasi i doli emri si SPIUN I SHOKUT TË TIJ.
    -PL nuk mund të futet më nën sqetullat e PS+PD,pasi nuk do të ket kualicione parazgjedhore..!
    -LIKE+MONA kan 3-4 dosje të hapura në SPAK.Dhe,për Liken+Monën+Salën AMERIKA KA MBAJTUR SHËNIME 34 VITE..!
    -Amerika shpresoi të vepronte SPAK+GJKKO me shpalljen non grata të Sb.Por,Shkodrani Arben Kraja i SPAK kërkoi FAKTE nga DASH për Sb për: KORRUPSIONIN madhor,,Minim të DEMOKRACISË,,Shpërfillje të DREJTËSISË,etj..!
    • Kjo i dha hov Sb të organizoi FOLTOREN në Shqipëri e deri përtej oqeanit duke akuzuar birin e tij Politikë Lulin 7×7=42, Sorosin,Amerikën,Anglinë,Qeverinë..përveç PUTINISTËVE.!
    -Eliminimin nga skena politike të Sb & Im duhet ta bëjë SHBA+BE,Pasi SPAK+GJKKO kan frikë edhe nga LEPURI,Pasi janë e njëjta gjë..galloshe e vjetër e KLD,6 mujorët plepist të tipit GJIN GJONI të emruar e drejtuar nga Presidentët berishist 1992-2013.
    -Kryetar Opozitë në Shqipëri duhet të jet L.Basha-Sido që është,nëse i jepet VULA,& nëse deklaron se kush e dha urdhrin për të vrarë 4 protestuesit në 21 janar 2011,etj.Dhe dihet se urdhërDhënsi është Saliu i filmuar me vidio me zë e figurë në çdo TV…!!
    • Këtu merr fund shëmbja e piramidës 34 vjeçare të përbindëshit Tropojan TMERR I KOMBIT(Shqipëri-Kosovë) me gjithë eskortën e tij bandë të armatosur me KOMUNIST e SPIUN 1992,duke ju sekuestruar më par Pasurin prej 350 mild.$ të 45 viteve & deri SOT..!
    •Dhe pas tij mbi 2000 të tjerë që nga 1992-2024,me në krye LikeFloririn,fatkeqsi Kombëtare Nr.2,me Vila në Shqipëri,Angli,Beograd,etj..!
    -FLM EDONA,DITA

    Reply
  • MeteH says:
    April 22, 2024 at 3:29 pm

    Kapterr Lalaj oj Gomarice madhore, kujton se ti lexo ndonje keto dacibao te njejta qe hedh perdite ne dy kopje o i shkreti ti per mendjen qe te ka lene shendene.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?