Shurupi toksik i kollës i bërë në Indi mund të ketë qenë fillimi i një vale globale të kapur së fundmi. Disa nga prodhuesit e barnave nuk mundën të vërtetonin as se i kishin testuar produktet e tyre. Prindërit janë ende në pritje të drejtësisë.
Në dhjetor 2019, djali dymuajsh i Jafar Dinit, Irfan, po kollitej dhe kishte ethe. Din la shtëpinë me një dhomë në malet Himalaje dhe udhëtoi 10 km deri në farmacinë më të afërt, ku bleu një shishe me ilaçe, COLDBEST-PC.
Ai u kthye dhe i dha fëmijës një dozë.
- Publicitet -
Disa orë më vonë, Irfanit i nisën të vjellat. Ai ndaloi së urinuari. Ai u shtrua në spital në qytetin Jammu. Një javë më vonë, ai vdiq.
Irfan ishte një nga të paktën 16 fëmijët që autoritetet në rajonin verior të Indisë Jammu e Kashmir zbuluan se ishin helmuar. Dymbëdhjetë vdiqën pasi veshkat dhe organet e tjera të tyre ndaluan së funksionuari, tregoi një fletëakuzë e policisë; katër të tjerë mbetën me aftësi të kufizuara të rënda.
Hetimet nga policia dhe inspektorët shtetërorë të barnave vunë në dukje problemet me barnat e prodhuara nga një prodhues, ‘Digital Vision Pharma’. Biznesi në pronësi të familjes është i bazuar në shtetin fqinj të Himachal Pradesh, një qendër për industrinë farmaceutike të Indisë dhe një nga qendrat më të mëdha të prodhimit të barnave në Azi.
Analizat qeveritare të shurupeve të prodhuara nga ‘Digital Vision’ që morën fëmijët si dhe mostrat e marra nga fabrika e kompanisë dhe shpërndarësi i saj në fillim të vitit 2020 zbuluan se ato përmbanin një përqendrim 34% të toksinës dietilen glikol (DEG), sipas fletëakuzës për një çështje penale në vazhdim kundër pronarëve të ‘Digital Vision’ dhe një raport hetimor nga rregullatori i barnave në Jammu e Kashmir, të dy të para nga Reuters.
Ky përqendrim është shumë më i lartë se nivelet e sigurta për DEG, një tretës industrial që përdoret në lëngun e frenave të makinave. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se kufiri i sigurt, bazuar në standardet e pranuara ndërkombëtarisht, nuk është më shumë se 0.10%.
‘Digital Vision’ thotë se nuk kishte DEG në shurupin e saj dhe barnat e saj nuk janë fajtore. Kompania nuk ka ofruar asnjë provë për ta mbështetur këtë.
OBSH i tha Reuters se vdekjet në Jammu mund të kenë qenë fillimi i një vale helmimesh nga barnat e prodhuara në Indi nga tre kompani të tjera, që janë lidhur me vdekjen e 141 fëmijëve në Gambia, Uzbekistan dhe Kamerun gjatë vitit të kaluar. Ato janë pjesë e një prej episodeve më të mëdha të një ndotjeje të tillë të regjistruar.
Veena Kumari, djali i saj Anirudh vdiq në moshën 2-vjeçare më 10 janar 2020, pasi konsumoi shurup të ndotur për kollën.
Poli Devi, vajza 11-muajshe e së cilës Janvi vdiq më 29 dhjetor 2019, pasi konsumoi shurup të ndotur për kollën, mban një foto të saj në shtëpinë e tyre pranë Ramnagar.
Në rastin e ‘Marion Biotech’, shurupet e së cilës për kollën janë fajësuar nga autoritetet në Uzbekistan për valën e helmimeve atje, Reuters raportoi në qershor se furnizuesi i saj i PG ‘Maya Chemtech’ nuk kishte licencë për të shitur materiale të llojit farmaceutik dhe merrej vetëm me kimikatet e llojit industrial.
‘Marion’ nuk iu përgjigj kërkesave për koment për këtë shkrim.
‘Maiden’, ndërkohë, u tha autoriteteve indiane se PG e saj ishte bërë nga SKC e Koresë së Jugut. Por SKC i tha Reuters se kurrë nuk i ka furnizuar PG as ‘Maiden’, as furnizuesit të deklaruar të kimikateve, ‘Goel Pharma Chem’ me bazë në Delhi, raportoi agjencia në maj.
‘Digital Vision’ i tha Gjykatës së Lartë të Himachal Pradesh në gusht 2020 kur po apelonte për të rihapur fabrikën e saj atje se kishte kërkuar teste të shurupit të saj për DEG dhe EG në një laborator në Nju Delhi. Por nuk dha asnjë provë.
Gjykata e Lartë urdhëroi Jammu e Kashmir që t’u paguajnë familjeve të 12 fëmijëve të vdekur nga 300,000 rupi (3,668 dollarë) secili si kompensim. Por përsëri, nuk vendosi se kush ishte përgjegjës e nuk urdhëroi ndihmë për ata që mbetën me dëme të rënda.
Jammu dhe Kashmir ka paguar kompensimin. Kontrollorja e saj e barnave, Lotika Khajuria, i tha Reuters se para vdekjeve nuk kishte inspektuar plotësisht ilaçet ose prodhuesit e ilaçeve, por do hapë një laborator të ri në shtator për të dyfishuar kapacitetin e tij vjetor të testimit në 10,000 mostra.
“Ne shpresojmë se do të bëjmë drejtësi për fëmijët,” tha ajo. “Industritë e vogla dhe të mesme, ato kurrë nuk i testonin.”
p.c/dita