Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si do shpërndahen kreditë e buta për administratën? Banesa me kosto të ulët, ndryshon pragu i të ardhurave. Interes zero për disa kategori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Si do shpërndahen kreditë e buta për administratën? Banesa me kosto të ulët, ndryshon pragu i të ardhurave. Interes zero për disa kategori
EkonomiKryesore

Si do shpërndahen kreditë e buta për administratën? Banesa me kosto të ulët, ndryshon pragu i të ardhurave. Interes zero për disa kategori

Published: July 1, 2023
Shpërndaje

Punonjësit e administratës publike do të kenë të drejtë të përfitojnë kredi të buta me interes fiks 3 % për të gjithë kohëzgjatjen e saj, ku pjesa tjetër do të subvencionohet nga buxheti i shtetit. Kjo është iniciativa e re e qeverisë për të përfshirë administratën publike në programin e strehitimit social.

Buxheti i vënë në dispozicion të subvencionimit të normave të interesit për kredimarrësit është afro 5.3 miliardë lekë në vit dhe llogaritet që përfitues të jenë afro 20 mijë familje të reja. Deri më tani administrata nuk ishte e përfshirë në këtë program, dhe përfitues ishin kryesisht familje e reja të cilët nuk dispononin pronë, gratë kryefamiljare, personat me aftësi të kufizuara, komunitetet rome dhe egjiptiane.

Qëllimi i qeverisë është që të sigurojë stabilitet financiar dhe besueshmëri për punonjësit, duke i bërë ata më të motivuar për të qëndruar në administratë dhe për t’i shërbyer interesit publik. Por si do të jetë formula e shpërndarjes së kredive dhe kush përfiton?

- Publicitet -

Pas miratimit të projektligjit ne Parlament, qeveria po përgatit VKM-në dhe për vitin2023 parashikohet që të mbështeten mjekët, policët dhe ushtarakët. Ndër kriteret kryesore, është që përfituesit të jenë familje të reja, ku mosha e aplikantit nuk duhet të jetë më e madhe se 38 vjeç. Gjithashtu ka ndryshuar niveli i të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikantët për tu kualifikuar në programin e banesave me kosto të ulët, duke bërë referencë me çmimet e banesave në treg.

Mënyra e përdorur në këtë rast i referohet një metode universale të vlerësimit të përballueshmërisë së tregut, e përcaktuar nga Kombet e Bashkuara (UN-HABITAT) si raport i të ardhurave vjetore të familjes ndaj çmimit mesatar të shitblerjes së banesave në treg. Sipas Kombeve të Bashkuara dhe raporteve të ndryshme të ekspertëve, një treg konsiderohet i përballueshëm nëse ky raport është 1:4. Për shembull, nëse çmimi mesatar i një apartamenti 2+1 në Tiranë është 9,76 milionë lekë, ky treg është i përballueshëm, nëse të ardhurat mujore mesatare të familjeve me 4 persona në Tiranë janë 200 000 lekë. Për këtë treg banesash, familjet përfituese nga instrumenti financiar i interesave të kredive, duhet të kenë të ardhura mujore nën 135 000 lekë.

Gjithashtu, duke qenë se ligji u jep të drejtë të përfitojnë edhe familjeve që disponojnë banesë në pronësi, është shtuar një pikë që përcakton kufirin maksimal të kreditimit jo më shumë se 60% për këto raste, duke qenë se këto familje kanë një kapital që mund ta përdorin si kolateral. Ndërsa, një kategori e veçantë që përfshin familjet e punonjësve të policisë së shtetit të rënë në detyrë dhe grupin që kanë statusin e fëmijëve në përkujdesje të Republikës, përveç se përfitojnë kredinë me interes zero për çështje të strehimit, do tu jepet edhe një grant i menjëhershëm të barabartë me 20 % të vlerës së banesës.

Ndryshimet ligjore të miratuara në parlament, parashikojnë gjithashtu lehtësim të aplikimeve për programet e strehimit social. Me qëllim që mbështetja të jetë efektive dhe të shkojë realisht tek ata që kanë më shumë nevojë, aplikimet këtë vit do të bëhen nëpërmjet portalit e-albania. Fondet alokohen për njësitë e qeverisjes vendore, pasi të kenë dorëzuar listat paraprake të përfituesve të miratuar në Këshillin Bashkiak.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg
  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?