Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si mund t’i lehtësojmë dhimbjet e shpinës gjatë shtatzanisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si mund t’i lehtësojmë dhimbjet e shpinës gjatë shtatzanisë
AktualitetShendetesi

Si mund t’i lehtësojmë dhimbjet e shpinës gjatë shtatzanisë

Published: June 8, 2023
Shpërndaje

 

Me kalimin e muajve të parë të shtatzënisë dhimbjet e shpinës fillojnë të bëhen mjaft të shpeshta, simptomat e të cilës fillojnë të përkeqësohen gjatë orëve të mbrëmjes. Dhimbja e shpinës gjatë shtatzënisë mendohet se ka lidhje me një qëndrim trupi të ndryshuar, kjo për shkak të peshës në rritje në mitër dhe lëshimit në rritje të muskujve mbështetës, si rezultat i hormonit të relaksinës. Specialistët e shëndetit thonë se dhimbja e shpinës gjatë shtatzënisë mund të ketë një farë ndikimi tek gruaja, pasi ajo mund të ndërhyjë me aktivitetet e përditshme, në prishjen e gjumit.

Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese gjatë tremujorit të tretë. Për të lehtësuar dhimbjet, gratë shtatzëna duhet të dinë se ushtrimet në ujë, masazhi dhe terapia në grup, apo kurset individuale të kujdesit për shpinën mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së shpinës gjatë shtatzënisë. Ndërkohë që për të qetësuar këto dhimbje gratë shtatzëna duhet gjithashtu të kujdesen përgjatë ditës që të qëndrojnë shtrirë anash kur janë duke fjetur, të përdorin çorape kompresuese (shtypëse) që të promovojnë rikthimin venoz në zemër dhe të pakësojnë edemin (ënjtjen), të mbajnë rripa mbështetës, të kryejnë masazh të indeve të buta dhe ushtrime të rekomanduara nga mjekja specialiste. Ushtrime forcuese dhe tërheqja e muskujve (gjithnjë nën rekomandimin dhe kontrollin e mjekut dhe fizioterapistit specialist) ndihmojnë në lehtësimin e këtyre dhimbjeve. Në asnjë rast nuk duhet të kryhen ushtrime nëse vërehen simptoma të tilla si: “hemorragji vaginale, ndjenjë të fikëti, marrje mendsh, shkurtim i frymëmarrjes, dhimbje gjoksi, dhimbje koke, dobësi muskulare, dhimbje ose edeme e pulpave të këmbës, kontraksione uterine, pakësim të lëvizjeve fetale”.

- Publicitet -

Mjekët sqarojnë se gruaja shtatzëne duhet të mbajë qëndrimin e duhur kur punon, qëndron ulur, si dhe kur fle. Fjetja anash me një jastëk midis gjunjëve lehtëson peshimin mbi shpinë. Kur uleni në një tavolinë duhet të vendosin një jastëk të rrumbullakët, ose të rrotulloni edhe një peshqir mbrapa kurrizit për mbështetje, të mbani këmbët e ngritura mbi një stol të ulët dhe të qëndroni drejt me shpatullat mbrapa. Duhet të dini që kur ngrini pesha nga toka, duhet të përkulni gjunjët dhe jo me mesin. Po ashtu është e këshillueshme sa më shumë që të jetë e mundur edhe mbajtja drejt e shpinës. Nuk rekomandohet dhënia e barnave për mjekimin e dhimbjeve të shpinës.

Aplikimi i të ngrohtave dhe të ftohtave në shpinë mund të ndihmojë. Vendosja e ndonjë komprese të ftohtë (për shembull, një qese me perime të ngrira e mbështjellë me një peshqir) në zonën që dhemb 15-20 minuta disa herë në ditë ndikon në qetësimin e këtyre dhimbjeve. Mbas 2-3 ditëve mund të kalohet tek e ngrohta, duke vendosur në zonën e dhimbshme një shishe të ngrohtë, apo borsë me ujë të ngrohtë. Kujdes duhet të shmanget përdorimi nxehtësisë në bark. Gjithashtu këshillohet që të shmangen qëndrimet që shtrembërojnë shpinën.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?