Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me parti apo me plumba? Si ngrihet një popull i shtypur sipas Çe Guevarës dhe… Mehmet Shehut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Me parti apo me plumba? Si ngrihet një popull i shtypur sipas Çe Guevarës dhe… Mehmet Shehut
HistoriLajmi i fundit

Me parti apo me plumba? Si ngrihet një popull i shtypur sipas Çe Guevarës dhe… Mehmet Shehut

Published: February 17, 2024
Shpërndaje

Çe Guevara, heroi mitik i popullit kubanez ka vizituar Shqipërinë në fillim të viteve ’60-të të shekullit të kaluar dhe është pritur nga drejtuesit më të lartë të shtetit komunist.

Detaje të vizitës së fshehtë të Çe Guevarës në Shqipëri, i ka sjellë disa vite më parë për ‘Dita’ publicisti Jovan Jano.

Ai ka grumbulluar e dokumentuar disa nga impresionet e shqiptarëve që kanë takuar Çe Guevarën.

- Publicitet -

Këto takime kanë ndodhur në harkun e disa viteve, por shumica, kryesisht në vitet ’60.

Jano tregon se gjatë një takimi shumë diskret në Tiranë mes Çe-së dhe ish-kryeministrit Mehmet Shehu ata folën për mënyrën se si ngrihen  në revoltë popujt e shtypur e të mjeruar.

Dëshmitë mbi bisedën mes tyre vijnë nga diplomati Zeqi Agolli, personi që priti në Rinas Guevarën dhe e shoqëroi atë në Tiranë.

“Ne shqiptarët mendojmë se që të fitosh në një revolucion duhet patjetër të kesh një parti me program minimal dhe me program maksimal. Në programin minimal duhet të shfrytëzohen mundësitë që të jep demokracia borgjeze. Ndërsa në programin maksimal partia duhet të veprojë edhe në ilegalitet, duke ruajtur strukturat drejtuese, të afta  për t’iu përshtatur situatave, që krijohen’- i tha mikut nga Kuba, midis të tjerave Shehu.

Guevara paraqiti pikëpamje të tjera.

‘-Nuk duhet të humbasim shumë kohë me partira politike, qofshin ato edhe revolucionare. Kudo ku ka diktatura duhet të krijohen vatrat e zjarrit, pra, fokizmi. Dhe kjo të bëhet në zonat periferike dhe prej andej të nisin sulmet. Populli do na kuptojë, do na mbështesë dhe do të bashkohet me ne. Kështu vepruam në Kubë dhe fituam kundër diktatorit Batista,’- tregonte për eksperiencën kubane, Çe Guevara.

Nuk ishte e vështirë të kuptohej se midis bashkëbiseduesve ekzistonte një ndryshim jo i vogël në fushën e ngritjes së popujve në luftën për liri dhe drejtësi shoqërore.

Gjithsesi, secili shpalosi pikëpamjet e tij, duke mos iu kundërvënë shokut, çka ndikoi për mirë në bisedë.

Një dëshmi për Janon lidhur me takimin me Guevarën ka dhënë Evelina Pogaçe, bashkëshorte e ambasadorit të parë  shqiptar në Kubë.

Ajo e ka njohur Guevarën gjatë pritjeve për festat e Nëntorit, në selinë diplomatike të Shqipërisë në Havanë.

“Çe Guevara vinte i veshur me uniformën e revolucionit. Me tim shoq fliste frëngjisht. Përsëriste se nuk para i pëlqenin ceremonitë zyrtare. Në një rast kur im shoq, Josifi, u tregoi miqve kubanë për Shqipërinë, Çe Guevara tha: Shikoni Kubanakanin (ish-lagje luksoze e të pasurve në Havana). Këto vila luksoze, që janë ndërtuar me gjakun dhe djersën e kubanëve të mjeruar, po i kthejmë në shkolla, në kopshte fëmijësh, në spitale. Në këtë lagje kemi ngritur Bekadot (shkolla me ushqim falas) me uniforma dhe pajisje shkollore falas për të gjithë fëmijët e Kubës dhe, sidomos, për mijëra e mijëra fëmijë jetimë dhe të sëmurë. Më kanë thënë se edhe partizanët shqiptarë, pasi çliruan vendin, kështu kanë vepruar”.

Josifi i tha diçka për guximin e kubanezëve dhe Guevara pasi thithi puron e pandashme havaneze, ia mbërtheu sytë dhe iu përgjigj:

“Shoku ambasador, po, të tillë jemi. Por nuk duhet të harrojmë se guximtarët në këtë botë janë  dy llojesh. Njeri lloj lind nga dija, ndërsa tjetri, nga injoranca. I pari sjellë fitoren, tjetri sjell shkatërrimin”.

o.p / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • ORT says:
    February 17, 2024 at 2:36 pm

    Asqe mund te mendohet hairi i nje lideri qe, ven ne plan te pare interesat e tija dhe c’fare te teproje per shoqerine. Ata qe kane sakrifikuar s’pari per popullin kane qene i Madhi Skenderbeu, Ismail Qemali dhe Enver Hoxha qe doli pa shtepi e katandi. Shihni tani, keta sunduesit t’ane te demokracise , qe i nxori ne krye rastesia jo dobia, qe jane pasuru e miliarduar ne kurriz te ketij populli. Tani jo me si te tille, por prapa “diellit”!

    Reply
    • shkodra says:
      February 17, 2024 at 2:37 pm

      Le Ta nisim me nje barcolete shqiptare qe qar-
      kullonte ne vitet 60-70 ne Shqiperi. Thone se shkodranet
      e nxorren kete anekdote ku thuhej ne menyre lakonike:
      Pal Vata those: “Une dhe Enveri nuk dime gje,mbase Mehmeti e ka bere me koken e vet” ?!
      Mbase Mehmeti e ka pritur Che Guevaren me “koken e vet” pa dijenine e Enverit dhe aq me pak te zonjes Nexh-
      mije Hoxhes qe deri me sot nuk eshte prononcuar as nje
      here per kete vizite “teper sekrete” pa dijenine e Enver
      Hoxhes,kur dihet qe ne ate Kohe ne Shqiperi nuk futej
      as “miza” nga jasht pa dijenine e Enverit,aq me teper kur
      behet fjale per nje personalitet te kalibrit te Che Guevares
      Por le Ta nisim nga disa fakte te thjeshte: Viti 1960 ishte
      pikenisja e fitores she Revolucionit Kuban. Sapo zbriti
      nga Santa Clara si udheheqes I Revolucionit pa “shkun-
      dur mire” ,”pluhurin e Revolucionit” iu drejtue Shqiperise
      per “thithur” pervojen revolutionare shqiptare ?! Gjepura !
      Le te vazhdojme me tej: Ne fotografine e mesiperme Ja-
      ne keta persona: Che Guevara, Bilbil Klosi, me ate Kohe
      Minister Drejtesie, Josif Pogace,ambassadori I Shqiperi-
      se ne KUBE dhe Mihalkaq Gjinikasi,Sekretari I Pare i
      Vlores por qe ne KUBE u prezantue si Deputet I rrethit
      te Vlores dhe jo si Sekretari I Pare I Partise se rrethit te
      Vlores me qe PPSH nuk donte qe te konsiderohej nga
      pala kubane si “maredhenie midis dy Partise” dhe nga
      ana e djathte e CHE- s eshte nje perkthyes Kuban .Kaq
      sa per dijenine.
      Jovan Jano thote se Mehmeti I dhuroi CHE GUEVARES
      nje Kalashnikov,”made in Albania” dhe Une pyes: Valle
      prodhonte Shqiperia Kallashnikove ne vitin 1960 ?! Gje-
      pura ?! Thuhet se ne aeroport e ka pritur Zeqi Agolli,nje
      punonjes I MP te Shqiperise ,e perserisim ne vitin 1960,
      nje vizite “teper sekrete” ,bisedoi me M.Shehun dhe nuk
      u muar as nje fotografi ,e kujt Ja fshihnin kete sekrete
      udheheqjes se larte te PPSH sepse populli I thjeshte as
      do Ta merrte vesht kurre kete takim?! Gjepura ! Ne shte-
      tin e asaj Kohe,si shtet prejudice se verteti cdo gje proto-
      kollohej e sekretohej. Me gjeni Zoterinj qofte edhe nje
      fotografi te vetme ku Mehmet Shehu te kete dale me Che
      Guevaren ?! Prandaj e gjithe kjo qe shkruhet me lart mbi
      viziten e Che Guevares ne Shqiperi eshte fund e krye nje
      alibi ! Megjithate ka disa te verteta dhe cilat Jane Ato:
      I pari qe ka takuar Che Guevaren eshte Josif Pogace dhe
      Evelina Pogace me pritjen qe u dha ne vitin 1962 ne katin
      e fundit te Habana Libre-s . Aty ka qene I pranishen I gjithe personeli ambassades: Labo Abazi,Sekretari Dyte,
      Hajrie Abazi, Sotir Collaku me te shoqen,Mine Collaku,
      dy studentet qe ne kishin ne KUBE asokohe. Me vone
      Jane takuar te lartpermendurit: Bilbil Klosi, Josif Pogace,
      Mihallaq Gjinikasi , me pas ne Kongresin Boterore te
      Grave qe u zhvillue ne KUBE, Che Guevaren e Kane Ta-
      kuar: Eleni Pashko dhe Marie Nano, e Shoqja Thanas
      Nanos. Me kete rast delegation I Grave te Shqiperise takoi Fidel Kastron ne Ceremonine perfundimtare qe u
      mbajti ne Teatrin Chaplin te Havanes. Nje kuriozitet,njeri
      nga studentet tane atje I doli perpara Fidelit kur po hynte
      ne presidium dhe I kerkoi 3 autografe Fidelit : Fideli e
      pyeti studentin shqiptar she perse I donte 3 autografet,
      Ai iu pergjigj: nje autograf e do kryetarja e delegationit,
      tjetrin e desha Une tha studenti,po autografin e trete,pyeti
      Fideli ? E duan per shokun Enver,iu pergjigj studenti !
      Kot I thashe keto por kujtimet mbeten ne kesi rastesh
      te pashlyeshme….! Jane thjeshte kujtime dhe pse jo edhe
      nostalgji te nje Kohe te shkuar …! Keto Jane deshmi te
      verteta dhe jo shpikje e sajesa per perdorim sensational.
      Edhe here te tjera I kam refuzuar keto sajesa e trillime
      qe nuk di perse behen dhe c’qellim kane ne keto momen-
      te kur te gjithe deshmitaret e lartpermendur Kane ikur nga kjo bote…!

      Reply
  • Precizim says:
    February 17, 2024 at 2:37 pm

    Che Guevara eshte edhe sot nje nga ikonat me te njohura te varura ne gjokset e miliona njerezve ne te kater anet e globit, e varur ne shume institucione, muzeume, bare e restorante ne te gjithe boten.
    Che se bashku me Merilyn Monroe jane dy figurat me te ndjekura nga rinia e gjithe botes.
    Che nuk ndiqet nga rinia boterore thjeshte dhe vetem sepse ishte nje revolucionar. Por ai ndiqet sepse eshte shembulli i njeriut idealist e vetmohues, qe ne kohen kur ishte njeriu i dyte ne Kube mbas Kastros, minister, njeriu qe i kishte arritur te gjitha, fitoren, emrin, reputacionin, perfaqesimin, njohjen nderkombetare etj, braktisi gjithshka, ne menyre qe te ndihmonte perhapjen e revolucioneve ne vendet ku popujt ishin te shtypur. Deri sa dha edhe jeten.
    Vetmohimi dhe idelaizmi e bene Che-ne njeriun dhe simbolin me te njohur ne bote, te te gjitha kohrave.
    Ai eshte nje simbol i perbotshem per te cilin shpesh nuk ka as dallim nese e mbajne te majtet apo e mbajne te djathtet. Imagjinoni sikur bota te kishte me shume njerez te tille.
    Te mos flasim per udheheqesine provinciale shqipetare.

    Reply
  • te shpallesh "pabarazine" ..demokraci, eshte kafsheri intelektuale . says:
    February 17, 2024 at 2:38 pm

    pranuam, “pabarazine” e europes, me arsyetimin se; sado te varfer te jemi ne kur te hyjme ne be., 2-3 here rroge, sa ajo e jona ketu, ne shqiperine komuniste, do te mernim . por te shprehesh si ky demo-ni, shoke i miliona demo-neve ne bote se; “te pasurit jane…”idhujt” e shoqerise njerezore (sulltanet, perandoret, monarket, diktatoret) eshte turp per..intelektin e njeriut” . dhe ce guevara, j’a paska vene ne dukje ketij ..pogaces sone kete; “dashuria per barazi, e njeriut kundrejt njeriut, lind nga ..DIJA” , i thote ai . po marin vesh demo-net e botes se..thundrakeve nga …DIJA ?!?..

    Reply
  • Liman says:
    February 17, 2024 at 2:38 pm

    Ç’do idiot është i kënaqur logjikën e tij .
    Kush tha në këtë shkrim që Guevara u prit nga Mehmeti , fshehurazi nga Enveri ?!
    Pa lejen e Enverit këta edhe më gratë e tyre nuk flinin. Po Shtrausin që s’e priti as Enveri , as Mehmeti po e priti Manushi , fshehurazi erdhi ?!
    Fillimi i viteve 60-të , nuk është viti 1960 !
    Enveri nuk e priti sepse Kastron nuk e quante komunist , sa kohë që e kishte grurë me Hrushovin, armikun e Enverit !
    Është bela e madhe me kretinët që i dinë të gjitha në instancë të fundit .
    Në Amerikë , sot , shiten bluza me portretin e Guevarës dhe njerëzit shetisin me to , plus portrete e simbole të tjera – ballistë alabakë , është vënd demokratik Amerika !
    Guevara është simbol për popujt e shtypur në botë , por edhe ne shqipëtarët kemi ç’mësojmë prej tij !
    Lavdi heronjve të popujve , në radhë të parë lavdi heronjve tanë !

    Reply
    • K R says:
      February 17, 2024 at 2:39 pm

      mehmeti e bente pa leje

      Reply
  • alphade says:
    February 17, 2024 at 2:39 pm

    Liman : Ne vitet 60-te lexo shtypin shqiptar cfare thote per Kuben. Ecejaket e delegationeve tona KUBE ishin
    te shumta. Ne krah te flamurit Kuban : djathtas flamuri
    Sovietik,majtas flamuri kinez.Delegacionet shqiptare pri-
    teshin e percilleshin njesoj si sovietiket e kinezet ,etj.etj.
    Habitem sot se si flasin komentuesit pa patur haber fare
    mbi Ato vite…!

    Reply
  • SAKTE says:
    February 17, 2024 at 2:40 pm

    Sh mire e ka thene Ce-ja.
    Te varferit nuk mjaftojne
    Duhet te jene edhe te ditur

    Reply
  • lasgush says:
    February 17, 2024 at 2:40 pm

    Flisni,kot ju komentues pë CE.Ai është një udhëheqës revolucionar për liri e barazi në botë.E meriton dashurinë dhe respektin e të gjithëve që ka patur ka dhe do të ketë në botë.Është shumë e vërtetë që kishte respekt të veçantë për Shqipërinë historinë si popull dhe si udhëheqje Ai shkonte shumë shpesh e pa protokollhynte pa trokitur në ambasadën tonë në Babanë.Dhe mbi të gjitha Gevara,mbajti qëndrim kritik të fortë,për politikën e Bashkimit Sovjetik dhe deri diku Kinës,ndaj politikës së tyre në shumë fusha.Mbi të gjitha ishte person i pamshëm e i bukur.Ai bënte jetën e revolucionarit ekselentë,duke mos lënë mbas.dore edhe dëfrimet e njeriut që do të jetojë siç duhet jetën e ti.

    Reply
  • popull says:
    February 17, 2024 at 2:40 pm

    nje personalitet te tille si Çe Guevara qe brenda mje kohe te shkurter beri emer te lavdishem ne bote, pushtoi zemra te miljona njerezeve progresiste dhe qe mbeti i stamposur ne flamujt e luftes per liri e paqe te marshimeve – proteste ne kryeqytettet e te gjithe planetit. Per te jane organizuar konkurse kenge dhe kane kenduar te famshmit kengetare, si Xhon Lenon, Doneniko Modunjo, Sergio Henrigo, Loredana berte, Karlos Pueblos, Natalie Kardonas etj. Ne Barcelona, Biznesi vendas organizoi nje Panair Nderkombetar me sende e objekteqe mbanin te stamposur posteret e ╓e Guevares. Ate kane tkuar dhe intervistuar ish keshilltari i Fransua Miteran, Regis Debre dhe deri tek filozofi Zhan Pol Sartre. Te panderuar kriticizere te pshtirosur qw rrini vetem ne uturakum e piste para kompjuterit tuaj ! Eshte shume e lehte ta shfytezosh rjetin social per te share, fyer e denigruar, por ju e beni se ju mungon etika. Disa kritike i ngjajne eunukeve qw e shohin seç behet, duan ta bejne por nuk e bejne dot!” Nga menyra se si shkruani gjithmone tregon se jeno te deshperuar nga jeta! Urrejtja juaj eshte dashuria e te deshperuareve! Lavdi njerezeve qe duan popullin, qe paqen, qw duan lirine dhe qe luftojne kunder padrejtesivem korrupsionit, shtpjes dhe pabarazise!

    Reply
  • Humoristi says:
    February 17, 2024 at 2:48 pm

    Kujt idjoti shqiptare i vken ky lajm makaber!?

    Reply
  • Rrapi says:
    February 17, 2024 at 3:05 pm

    NGA FJALIMI I TERRORISTIT ERNESTO “CHE” GUEVARËS NË KONFERENCËN TREKONTINENTALE NË HAVANA, KUBË, PRILL 1966.

    Urrejtja si element qendror i luftës sonë! Urrejtja që është i papajtueshme … urrejtja kaq e dhunshme sa që vë në lëvizje një qenie njerëzore përtej kufizimeve të saj natyrore, duke e bërë atë të dhunshme dhe një makinë vrasëse gjakftohtë …
    Ne refuzojnë çdo qasje paqësore. Dhuna është e pashmangshme.
    Për të krijuar socializmin duhet të rrjedhin lumenj gjaku!
    Armiku imperialist duhet të ndjehet si një kafshë që gjuhet kudo që ai shkon.
    Kështu ne do ta shkatërrojmë atë! Këto hiena duhen asgjësuar.
    Ne duhet të mbajmë urrejtjen tonë gjallë dhe të vazhdueshme!

    Reply
  • demo says:
    February 17, 2024 at 4:01 pm

    shume te apasionuar pas Al Capones,
    Edhe Bin Ladeni ka pasur passionante te forte.
    Jano eshte i passionuar i vone pas Ce gevarres,se e kane stampuar neper bluza.
    Edhe Noizin e kane stampuar neper bluza,.
    Cfare do bejne ATA qe kane stampuar Saliun ne lekure te trupit,,se nuk hiqet maloku,,Laje sa te duash.Grafma katundarit ngelet,.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    February 17, 2024 at 4:06 pm

    O Demo Ladeni, mos me bo “atentat” me at nickun TIRONCI mer ballist pulash.

    Reply
  • Aldrin says:
    February 17, 2024 at 4:13 pm

    ku jane hallet e Shqiperise e ku kercen Dita dege me dege, nga Che Guevarra tek Mehmet Shehu.
    Imagjinoni Thanon si Che., e imagjinoni dot?

    Reply
  • MeteH says:
    February 17, 2024 at 4:17 pm

    Pritet tani hartimi se si e kujton Gomarica nga Corrushi Kapterr Ethem Lalaj kete takim te komunistit Ce Guevara me bashk-katunarin e tij nga Corrushi Poliagjentin e 7 agjenturave Mehmet Shehun.

    Reply
  • Kapitalisti says:
    February 17, 2024 at 4:57 pm

    Dhe ky revolucionar e kthehu Cubën nga një vend Perlë para viteve 1960 në një vend shkretëtire mbas viteve 1960. Shkoni sot në Kubë që ta dhikoni me sytë e tu se si është katandisur ky vend dhe cfarë thonë vetl Kubanët për vëndin e tyre se si ishte para revolucionit dhe se si u katandis mbas revolucionit

    Reply
  • G. Karagjozi says:
    February 17, 2024 at 5:43 pm

    Ne Itali, ne Provincen Imperia, ne nje fshat te vogel, ne afersi te kishes se fshatit ishte nje Tabele. Shkruhej:
    Rruga Ce Guevara. Fshati quhet:
    Diano Borganzo, dhe eshte rreth 6 km nga Qyteti bregdetar Diano Marina.

    Reply
  • mali says:
    February 17, 2024 at 6:11 pm

    Fshati digjet ,kurva krihet.Ke te drejte o Dita se je ne mes te nje populli qe hane sapun per djathe.Suksese, sepse ke 700,000 qe kenaqen.Psikologjia e pranon kete.Kur truri eshte I qete, edhe pa buke trupi eshte ne forme te larte shendetesore .Shendetesia kineze qe perdorin gjilpera te futura ne trupin e njeriut bejne cudira.Edhe kur nuk te punon ,nje gjilpere te futur (kinezet e dine) te bejne qe gruaje te linde 4 a me shume.

    Reply
  • Remo says:
    February 17, 2024 at 8:26 pm

    Edhe ketu i futi hundet demo beqiri turkoshak, dhe me ke e krahason ate figure Ikone si Che Guevara, me ata qe perfaqesojne llumin e botes?! Pra, demo bejlerbeu, ne gen gjakpires, paterice e pushtuesit me te poshter qe ajo toke ka pare, obskurantizmit turk!

    Reply
  • Historiani says:
    February 19, 2024 at 12:54 pm

    Vetem shkodra me mbush mendjen. E kush do te mund te futej ne Shqiperi pa dijenine e Enver Hoxhes! As miza nuk mund te futej. Ardhja e Guevares ne Shqiperi eshte thjesht sajese.Kaq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 13 qershor 2026
  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia

Komentet e Fundit

  1. K R on DOSJA ‘ARUBA’ – Detaje tronditëse dhe shuma marramendëse: Përgjimet e SPAK zbulojnë skemën si janë përfituar tokat në Zvërnec
  2. nastradini on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. tu. me. on Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  4. Shit Side on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. Emigranti on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?