Nga Lis Bukuroca
Shpesh kam lexuar, edhe sot pashë një video të CNN Albania, ku u tha se “turistët po konsumojnë pak.” Kjo nuk është një analizë reale ekonomike, por një paragjykim dhe një formë poshtërimi ndaj turistëve që vijnë në Shqipëri.
Njoh disa veta që kanë paguar më shumë për të njëjtat hotele dhe shërbime në Shqipëri sesa në Turqi, Greqi apo Spanjë. Në vend që t’i vlerësojmë për zgjedhjen që kanë bërë, i gjykojmë për “sasinë e konsumit”. Kjo nuk është as e drejtë, as fisnike, dhe mund të ketë pasoja negative.
Një turist, qoftë shqiptar nga diaspora apo i huaj, nuk duhet stigmatizuar. Ai shpenzon brenda mundësive të tij, ashtu si çdo shqiptar që shkon në Itali, Spanjë apo Greqi dhe shpenzon aq sa i lejon xhepi apo kartela bankare.
Në hotelin ku isha, kishte shumë shqiptarë nga Kosova që vinin nga Zvicra dhe Gjermania, por edhe polakë e çekë. Disa turistë marrin apartamente ose hotele deri në pesë yje, të tjerë bredhin nëpër male si adhurues të natyrës. Ne nuk mund t’i zgjedhim turistët; ata zgjedhin vendin. Turisti i pakënaqur dhe i paragjykuar rrallë kthehet. Ose kurrë.
Deklaratat për “turizëm elitar” janë jo vetëm të pavend, por edhe përjashtuese. Ky togfjalësh, në Gjermani e jo vetëm, kuptohet si arrogancë dhe krekosje. Ai gjeneron një dëshirë, një synim për të përjashtuar pjesën dërmuese të popullsisë. “Projekti” për turizëm elitar është shprehur edhe në transmetimet e RAIUNO dhe ARD në Gjermani, nga qeveria shqiptare, para rreth një viti.
Elita përfaqëson një përqindje shumë të vogël të shoqërisë në çdo vend, ndërsa është pikërisht shtresa e mesme ajo që përbën shtyllën kryesore të turizmit të qëndrueshëm.
Turizmi elitar nuk krijohet me dekrete politike apo me dëshira, por me standarde reale, cilësi të lartë, shërbime dinjitoze dhe, mbi të gjitha me kërkesa të larta që tejkalojnë mundësitë e zakonshme për akomodim, si dhe respekt për çdo vizitor, pavarësisht sa shpenzon.
Problemi nuk është konsumimi i turistëve, sepse ata konsumojnë aq sa kanë mundësi. Problemi qëndron në mënyrën sesi numërohen “turistët”. Nuk mund të quhen turistë ata që vijnë për vizita familjare disa herë në vit nga Greqia, Italia apo nga Kosovë disa herë në vit dhe qëndrojnë vetëm disa orë në vend. Turist është ai që paguan për një hotel apo apartament dhe qëndron të paktën një natë.
Statistikat shpesh përfshijnë edhe vizitorë në transit ose vizita ditore, duke krijuar një pasqyrë të gabuar të turizmit real. Kjo çon në përllogaritje të pasakta për konsumimin dhe ndikimin ekonomik, dhe në stigmatizim të turistëve që zgjedhin Shqipërinë. Turizmi nuk bëhet në aeroport, por në plazhe qytetet dhe natyrë.
Kur llogariten udhëtarët dhe vizitat në familje si turistë, na dalin turistë të varfër, sepse ndoshta gjysma nuk janë, por pason konkluzioni i gabuar ofendues: “Turistët konsumojnë pak.” Pra, poshtërohen ata që konsumuan dhe vlerësohen pozitivisht ata që ishin vetëm në transit. Kjo nuk është vetëm pasaktësi statistikore, por edhe sharje ndaj atyre që zgjodhën Shqipërinë.
Nëse vazhdojmë me këtë retorikë përçmuese, do të kemi më pak vizitorë dhe më shumë zhgënjim. Sepse turistëve u vihet një damkë në ballë. Dhe atëherë, shumëkush do të ndjejë turp të thotë që ka qenë me pushime në Shqipëri, sepse, për disa, atje shkojnë vetëm “fukarenjtë”.
Ose do të mendohetn mirë para se të shkojnë edhe një herë aty, ku, në bazë të statistikave, rezultojnë “turist të pastrehë” që enden poshtë e lartë, por nuk konsumojnë. Thua se nëpër hotele flenë falas dhe nëpër restorante nuk paguajnë. Dhe, mos harroni, edhe për Dubai, varet nga muaji, ka oferta nga 500 deri në 700 euro për një javë, përfshirë fluturimin. Nga Gjermania.
Asnjë turist nuk është i pavlerë. Dhe duhet ta presim me dinjitet, jo ta gjykojmë sipas portofolit. Akoma më e rëndësishme, të numërojmë turistët, jo udhëtarët!
Me statistika të gabuara, do të kemi gjithmonë rezultate të gabuara. Dhe, sharje të pavend.

O Naser,o Naser,kur u be leckamani hotelxhi,keto do te ndodhin. Kolegu im i koheve te vjetra Uvil Zajmi shkruan per Hotel Doniken,ku grumbulloheshin sportistet.Ku perfundoi pronari i Hotel Donikes dhe dhjetra pronare hotelesh,Restorantesh,Tregetare,Fabrikante,..O ne plumb,o ne burg.U SHUA NJE TRADITE E VYER.
Keta qe ngriten Resorte,Hotele,motele,cadraxhinj,sheslongaxhij,jane majmunet proletare qe u kacavirren neper direke anijesh,neper gomone,Ata qe u moren me pislliqe,droge,krim,prostitucion,,Militante Partish qe perfituan nga pasuria e perbashket shteterore,Vuadhe Shtetin.Keta nuk kane as Tradite,as kulture.Kur behet jevgu pashe,vret te jatin.
Cfare turizmi do presesh prej ketyre.
Ky kryeminister e ka shpallur Turizmin Ekonomine Kryesore,Prioritet N-1,Detyre mbi detyrat.
Lexoje pak ate shkrimin e Kreshnik Spahiut per Familjen italjane me tradite 100 vjecare ne Turizem,me tre Hotele ne Venezia,Monte Carlo,Riva del Garda,qe e derguan Djalin te studionte Hoteleri Turizem ne Gjermani.
O Edi Ramaaaa!Nuk behet majmuni njeri brenda vitit,,Nuk behet fshatari bargsgropull,pabuks,me ideal partie,,.or jo droge te shesi,po te shesi edhe picken e Anifes,nuk behet!I pafsh hajrin turizmit!
Kush e gjeti këtë fjalën “turizëm elitar” o më qafsh. Do vinë turistat elitarë te zdromsat që i ka mbytur morri. Te ata që i kanë bërë paret me krime. Unë habitem me ata të huaj që vijnë për turizëm në Shqipëri?! sa idiotë janë. Turizmi është i lidhur me kulturën, qytetërimin, shkollimin. I rrituri guvave nuk bëhet dot zotni. Do shekuj kjo punë.
Demo , një pasaktësi . Familja italiane me eksperiencë 100 vjeçare në hoteleri e turizëm , nuk e dërgoi djalin në Gjermani të studionte hoteleri e turizëm , se në këto dy “zanate” , Gjermania para Italisë është baras me zero . Por e dërgoi të mësonte gjuhën gjermane , sepse turistët që frekuentonin hotelet e tyre , ishin kryesisht gjermanë . Kjo është një ngjarje e vërtetë dhe Kreshniku e sjell si shëmbull , që çfarë sakrifice bëjnë pronarët e risorteve turistike në botë për të çuar përpara bizneset e tyre .
Po te shikosh lajmet ketu ne perendim,Italianet qahen per plazhet bosh,dhe Francezet nuk ngelen mbrapa,Europa po kalon nje periudhe krize,ne Shqiperi ndryshon puna,nese ne Europe qahen se nuk kane turiste ne Shqiperi qahen kur kane,vrasin mendjen gjithe diten si ti perzene,del nje injorant e ja ben chaise longue 50 euro,shikon ne Kroaci e thote pse ca kane Kroatet me shume,shikon cmimet e djomave ne Santorini e mendon fshatari ca ka Santorini me shume se Ksamili e kshu loja vazhdon.Cobani Shqiptar qe nje dite te bukur u gdhi hotelxhi mendon se turizmi behet dy jave ne rere te detit duke u shulluar,e ne darke kurrizin me kos nga djegja,fundja shumica ashtu jane,e kane pare turizmin mbas moshes 30 vjec kur dolen ne Tirane.
Më bëjnë pershtypje 4 komentuesit e pare qe kane nje fare “tangurlluku” me kuptimin pozitiv te kesaj fjale…Komentshkruesi ka punuar part time ne dy hotele ne Greqi ne vitet 1993-1995 dhe mund te flas me kembe ne toke,,,Duke e krahesuar turizmin grek me ate te Shqiperise si sasi dhe cilesi ne jemi shume larg,, e hidhur por e vertete…Po te shohim vijen bregdetare greke eshte mbi 13 mije kilometra ( sa distanca TIRANE-HONONULU po te shtojme dhe faktin se Greqia si vend i BE ka mbi gjysem shekulli me kete “zanat” nuk duhet te bejme krahesime..
Poooor me P TE MADHE nuk duhet te mohojme faktin qe keto 5 vitet e fundit kemi nje zhvillim progresiv qe po ta krahesojme me Shurrtoret e Sales te 1997 e me tej jemi vite drite larg..mos harrojme qe merite ka dhe Rama per Shqiperine dhe Veliaj per Tiranen…jepini Cezarit ate qe i takon
Dashi ke manine e kundershtimit.Une shkrova cfare lexova nga Kreshniku.
Shkrimi titullohet:Nje Akademi per barinjte e Hoteleve,,,etj.Ne rreshtin e peste Kreshniku shkruan:Mateo kishte 3 vite qe bente trainime dhe studime per Turizem…
Ne rreshtin e 8 nga fundi Kreshniku shkruan:Miku im Mateo kishte 4 breza trashegimi ne byznesin Turistik,por prindet e tij kishin vendosur,qe Ai te studionte 3 vite ne Gjermani,qe djali i tyre te kishte vizion te qarte per tipologjine e turisteve gjermane. Pra,Mateo studioi Turizem ne Gjermani..Bashke me Turizmin mesoi dhe Gjuhen.
Ashtu si shkoi ne Gjermani Marengleni,nje fshatar nga Gramshi,qe te vertetonte se Gjermani i fundit u largua nga Shkodra pikerisht pa shkuar ora 24 e dt.29 nentor 1944.Me ate sebep mesoi edhe gjuhen gjermane,naziste,hitleriane.
Mirpo dokumenti nuk kishte qene ne Gjermani,Kishte qene ne Shkoder.ISHTE SAHATI I MBETUR KE NUH SAHATCIA.
Gjermani i fundit nuk kishte hikur nga Shkodra as ne 28,as ne 29,por ne 30 Nentor,,sepse ishte kthyer per te marre oren qe kishte lene tek orendreqesi Nuh Sahatcia.Kete nuk e dinte gramshaku Marenglen,,I vajten kot 2 vjet kurs gjuhe dhe 2 vjet trajnim shume armesh ne Strofullen e nazizmit Gjerman.
Turizmi ne Shqiperi,sidomos Bregu i Jonit,nga Vlora ne Ksamil do psoje si ish Kombinati Metalurgjik.Ne fillim ishte krenari e madhe te punoje ne Vepren me te madhe te Partise,Clirimi i dyte i Shqiprise,.Nuk lejoheshin te punonin Rreaksionaret,klasat borgjezo-feudale-revizioniste.Vetem bijt e babuksave,rreckamaneve,partizaneve me garanci Partie,
Kur filluan helmet e kobaltit dhe Furrnaltes,ca proletare filluan te rreshqasin.Por kur po mbyteshin me tufa 10 e nga 10 ne puset e gazit,o burra shoke clirimtare kush t`ja mbathi nga Clirimi dyte i Shqiprise.Atehere Zyra kuadrit filloi te punesoje kooperativistet kulake te linin kembet e koke ne gjarperinjte e skuqur te petezimit dhe puset e gazit CO2.Derisa u braktis fare.
Tani qe kane turiste italjane,gjermane,polake,Hotelxhijte e Bregut shesin pordhe,ngrejne cmimet,bejne lufte klasash me pushuesit kosovare,.Neser kur mos te vijne as polaket as kosovaret,do fryjne syte.Do ja apin me qera Indjaneve,Bangladesheve,afrikaneve,qe ti perdorin si qendra pritje per emigrante.
Si Celiku Partise do psoni,o rreckamaner! Se nuk mban qeni breke!
Shume dakort me Demo.
Mund te nxjerresh para dhe prona nga vjedhja dhe krimi, por nuk behesh dot zoteri. Kjo mungese e ben zero komunikimin, dhe do te sjelle probleme edhe ne kuptimin dhe zbatimin midis te drejtave, detyrave dhe marredhenies se mire me vizitoret. Shto edhe faktin qe keta hotelxhinj duan tua hedhin te huajve me cmime te fshehura dhe “pabesi” te vogla te perdishme…kete pune te bukur e merr lumi.
Po po, demo e ka hallin te gramshaku Marenglen, se ku ia ka futur thellë e po i djeg, siç e kishte intelektuhalja te Bido i Partisë, i dukeshin një kohë të gjithë si Bido.
O, Demo-Enver Memisha, Marenglen Kasmit ti i vjen poshte bythes. Ai eshte historian. Ti je nje llafazan, nje shikas frikacak, nje hajdut, qe u largove, nga frika, nga Vlora. Je bere si Shaban Qosja, duke komentuar fjalet e te tjereve.
Demo, komenti eshte i sakte. Nje keshille miqesore: mbas presjes bej nje hapesire se duket bukur.
Nuk behesh pronar I mire po nuk studiove
Behesh prokar
fajin e ka Kryeministri qe beri nje fushat te madhe marketingu ne gjith boten pa qen i pregatitur ne vend.Di jepen keto lishenza hotelesh pa kerkuar dokumenta shkollimi touristik? a behesh dot Kirurg pa Diplom? Ky esht i biznes i pa kontrolluar qe per fat deri tani ska mar jet nga helmime ushqimi ose skandale te tjera.nuk mundet te hysh ne formula 1 me nje fiat te vjeter e te kerkosh te fitosh…Un u ktheva pa 35 vitesh te beja 1 jav pushime ne jug. Kostot: 3000 Euro pasi desha hotel me 5 Yje. sherbimi Zero,Ushqim kanibalesh( vetem mish i pjekur e byrek) e njeher nuk degjova fjalen faleminderit.I vetmi njeri i mir ishte shoferi i taksis. Kurr mos e pafsha ate vend qe perveç plerave e njerzve te babezitur e gurave ne plazh nuk te jepte me gje.
Shume i sakte respekte.
Demo, shume e madhe kjo : se nuk mban qëni brekë. Gjigande. Si shtoj dot asnjë presje