Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u arrestua Dritan Rexhepi? Balla: Meritat i takojnë policisë italiane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si u arrestua Dritan Rexhepi? Balla: Meritat i takojnë policisë italiane
AktualitetKronike

Si u arrestua Dritan Rexhepi? Balla: Meritat i takojnë policisë italiane

Published: November 23, 2023
Shpërndaje

Arrestimi në Turqi i shqiptarit të shumëkërkuar ndërkombëtarisht Dritan Rexhepi, ka ndodhur për meritë të policisë italiane. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Taulant Balla në emisionin Opinion në Tv Klan, ku tregoi detaje rreth operacionit në Stamboll.

“Nga ana jonë Dritan Rexhepi ka qenë një person me pullë të kuqe, me alarmin më të madh. Për të qenë korrekt, kam pasur në zyrë para 2 ditësh zv.drejtorin e përgjithshëm të Policisë Italiane, merita kryesore i takon Policisë Italiane, ata kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe kanë bërë një punë të lavdërueshme për të ndjekur gjithë rrugëtimin e tij.

Ja kam bërë me dije autoriteteve të Policisë Italiane, që për shumë arsye vendi i parë i ekstradimit duhet të jetë Shqipëria për shkak të vrasjes së dy punonjësve të policisë, por bashkëpunimi me Italinë është shumë i hapur për çdo lloj nevoje që do kenë, për ta marrë në pyetje.

- Publicitet -

Turqia ka dy kërkesa, një nga Shqipëria dhe një nga Italia. Por ne dhe Italia i zgjidhim gjërat me njëri-tjetrin. Policia Shqiptare ka qenë shumë e rëndësishme në ofrimin e të dhënave të ADN apo të dhëna tjera shumë të rëndësishme. Te vila në Turqi (arrestimi i Rexhepit) merita është e Policisë Italiane dhe Policisë së Stambollit. Edhe në atë moment ka pasur përpjekje për t’u larguar”, tha ministri i Brendshëm.

I pyetur nëse kohët e fundit Dritan Rexhepi ka qenë në Shqipëri, Balla tha se policia shqiptare e kishte këtë informacion, ka bërë verifikime dhe nuk ka rezultuar një gjë e tillë. Megjithatë, nuk e përjashtoi si mundësi.

“Janë bërë disa verifikime nga ana jonë, për momentin nuk na rezulton. Por fakti që vazhdon të jetë i përfshirë në akte kriminale në Shqipëri, nuk e përjashtoj një gjë të tillë. Nuk është shumë e vështirë të depërtosh në kufijtë e kontrollit biometrik, sikurse është kontrolli në aeroportin e Rinasit apo dhe në porte. Ai ka familjarë në Shqipëri apo ka edhe bashkëpunëtorë të tij, përsëri e theksoj që për ne është e rëndësishme që ky person sot është në pranga”, theksoi Balla.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?