Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u bë një biznes fitimprurës heqja e tatuazheve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Si u bë një biznes fitimprurës heqja e tatuazheve
Enciklopedi

Si u bë një biznes fitimprurës heqja e tatuazheve

Published: October 26, 2022
Shpërndaje

Me rritjen e popullaritetit të bojës, rritet edhe dëshira për të hequr tatuazhet por pavarësisht përmirësimeve në proces, fshirja e tatuazheve mbetet e vështirë.

Ndërsa numri i personave me tatuazhe vazhdon të rritet, një sondazh sugjeron se tre në dhjetë të rritur kanë të paktën një copë boje në trupin e tyre, nga 21% një dekadë më parë. Po ashtu është rritur edhe pendimi. Sondazhi tregon se 8% e personave me tatuazhe, potencialisht më shumë se 5 milionë njerëz, pendohen për to.

Nuk është çudi që biznesi po lulëzon për industrinë e heqjes së tatuazheve. Ajo që dikur ishte një simbol i qëndrueshmërisë që mund të mbulohej vetëm nga një tatuazh tjetër, tani mund të fshihet.

- Publicitet -

Vlera e tregut global të industrisë së heqjes parashikohet të arrijë pothuajse 800 milionë dollarë në 2027, nga rreth 500 milionë dollarë në 2019, sipas një analize. Rreth 40% e tregut është në Amerikën e Veriut. Ndërkohë dhe në Europë, procedurat torturuese me laser po kërkohen gjithnjë e më shumë.

Përparimi i teknologjisë, rritja e kërkesës dhe zgjerimi i disponueshmërisë së shërbimeve kanë bërë që çmimet të bien, që do të thotë se nuk janë vetëm të famshëm që mund ta përballojnë procesin sot, edhe pse mbetet një proces më i shtrenjtë se vetë tatuazhet.

Heqja e tatuazheve ka qenë prej kohësh e njohur në mesin e aktorëve dhe muzikantëve, qoftë MeganFox që tentoi pa sukses të heqë Marilyn Monroe nga krahu, apo Melanie Griffith që fshiu nga trupi ish-bashkëshortin e saj Antonio Banderas. Dhe numri në rritje i ndikuesve që fshijnë atë që dikur ishte ngulitur përgjithmonë, pa dyshim që po ndihmon në rritjen e shpejtë të industrisë.

Victoria Beckham, Sylvester Stallone, Colin Farrell, Sarah Hyland dhe Kelly Osborne janë disa prej personave që kanë hequr tatuazhe dhe e përshkruajnë procesin si “Shumë herë më keq sesa të bësh një tatuazh”.

Artistët e tatuazheve dhe ekspertët e heqjes thonë se pjesa më e madhe e tatuazheve të hequr lidhet me ish-partnerët.

Osman Bashir Tahir, i cili heq tatuazhe në klinikën e tij në perëndim të Londrës, thotë se shkalla e heqjes së tatuazheve është rritur ndjeshëm.

“Rreth 80% e tatuazheve që mbulojmë janë emra ose simbole të lidhura me partnerët”, thotë HarisSarajlic, një artist tatuazhesh në Bosnje.

BiancaTorossi, një artiste tatuazhesh në Oaxaca, Meksikë, thotë se njerëzit sot mund të mbingarkohen nga rrjedhat e pafundme të informacionit dhe imazheve në mediat sociale.

“Njerëzit shpesh thjesht bëjnë një tatuazh për të qenë në modë”, shton ajo. “Por tendencat sipërfaqësore ndryshojnë dhe më pas ata mendojnë se ajo që duhet të ishte për jetë nuk i përfaqëson më ato”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Erdogan says:
    October 26, 2022 at 12:21 pm

    Kjo tregon nivelin e ulet te shoqerise.
    Abuzimi i trupit eshte Ignorance.
    Eshte e dobet Llogjika dhe Mendja.
    Keto te dyja nuk funksionojne ndikuar edhe nga Shteti qe nuk ka Ligje te Dobishme.
    Shteti eshte pergjegjes qe lejon banoret “e saj” te abuzojne me trupin e tyrenne mosha te vogla.
    Kete e verteton facti qe pendohen.
    Te abuzosh ne moshe te madhe tregon Ignorance.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Akuzohet se përdori postin për veprimtari politike, kryebashkiakja e Roskovecit shkon në GJKKO
  • Leksione morali me Aruba në sfond
  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre

Komentet e Fundit

  1. H on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  2. John on Leksione morali me Aruba në sfond
  3. John on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  4. John on Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  5. Ana on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?