Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u parandalua atentati me 21 kg eksploziv ndaj një ‘të forti’ në Fier
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si u parandalua atentati me 21 kg eksploziv ndaj një ‘të forti’ në Fier
AktualitetKronike

Si u parandalua atentati me 21 kg eksploziv ndaj një ‘të forti’ në Fier

Published: September 10, 2023
Shpërndaje

U parandalua krimi, afër makinës dhe një maskë të zezë. Kontrollet e Shqiponjave të planizuar në autostradën Fier-Vlorë, te rrethrrotullimi i Vivës, parandaloi ngjarjen kriminale që dyshohet se do të ndodhte me shpërthimin e mbi 21 kg lëndë plasëse artizanale.

Tv Klan ka siguruar dosjen hetimore, për të cilën në pranga ra Albi Mëcini nga Kamza dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë. Aty renditen njëra pas tjetrës dëshmitë e punonjësve të policisë, të cilët rrëfejnë se si zbuluan skenën e krimit.

“Në krahun e djathtë në një xhep të rrugës konstatojmë një mjet tip Peugeot ngjyra e zezë. I afrohemi dhe nuk konstatojmë njerëz në të, ndërsa në tokë nga krahu i shoferit në afërsi të mjetit, gjetëm një maskë ngjyra e zezë dhe brenda në automjet nga pamja vizive me elektrik dore, shohim disa rroba dhe çanta marsupi. Pranë automjetit në krahun e djathtë në një kanal të vogël konstatojmë dy çanta shpine, ku njëra prej tyre ishte pak e hapur dhe në brendësi të saj pamë disa fije teli ngjyrë blu dhe një pjese tjetër e mbështjellë me natriban ngjyrë të errët, në të cilat ne dyshuam se mund të kishte lëndë eksplozive.”

- Publicitet -
200 metra më tej, efektivët tregojnë se shohin një makinë tjetër në ecje, e cila me konstatimin e policisë, lëviz indietro duke u fshehur në shkurre.

“Një moment mjeti na humbet nga shikimi pasi ishin disa shkurre të larta që na pengonin dhe ishte vendi i errësuar pa ndriçim. Kur afrohemi konstatojmë një mjet të fikur ngjyrë e bardhë tip Peugeot pa targa. Nga pamja vizive me elektrik në brendësi të mjetit shohim disa bidonë, ku në brendësi të tyre kishte lëndë djegëse të ngjashme si ajo e benzinës dhe një mbulesë makine mushama ngjyrë gri të cilat ndodheshin në pjesën e pasme të mjetit pas sediles së shoferit”.

Pas disa minutash, në makinën e parë të gjetur pranë lëndës plasëse afrohet, Albi Mëcini.

“Ne i komunikuam se do të shoqërojmë në komisariat për një verifikim, në këtë moment ky shtetas tentoi të largohej por nga terreni dhe errësira u rrëzua. Kur ne u afruam ai filloi të na kundërshtonte me forcë dhe të na ofendonte, duke thënë se ju nuk më shoqëroni dot. Në këtë kohë ne bëjmë prangosjen e këtij shtetasi me forcë.”

Hetuesit po punojnë për të gjetur objektivin e ngjarjes, teksa janë përballur me mohimin e Albi Mëcinit, i cili ka pretenduar se kishte ndaluar për të kryer nevojat personale dhe se po ikte me pushim në Vlorë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çështja e Ballukut, Rama: U ngrit një furtunë mediatike se unë mbrojta Belindën
  • Rama: Në 2027 nisin përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE
  • Rama kërkon votimin për përjashtimin e Spiropalit nga PS, çfarë tha për Veliajn
  • “Dorëheqja ime iluzion”, protestat e studentëve, Rama: Dhuna policore, një legjende urbane
  • PJESA II: Albert Camus dhe Maria Casarès – Një dashuri e shkruar mes rreshtave

Komentet e Fundit

  1. Dursakja prej shekujsh. on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  2. Dursakja prej shekujsh on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  3. Replikuesi on Pasqyra e Dublinit
  4. Fermer on VIDEO: 12 vetë dhe 8 orë për t’i numëruar, hetuesit i gjejnë 19.5 milionë dollarë cash të fshehura ministrit të Viktor Orban
  5. labi on Veliaj u dërgon anëtarëve të PS fjalimin që do të mbante në Asamble: Partia është më e madhe se Kryetari i saj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?