Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Siguria kibernetike dhe e-Albania, ja shifra që do të përfitojë Shqipëria nga BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Siguria kibernetike dhe e-Albania, ja shifra që do të përfitojë Shqipëria nga BE
Lajmi i funditPolitike

Siguria kibernetike dhe e-Albania, ja shifra që do të përfitojë Shqipëria nga BE

Published: January 3, 2024
Shpërndaje

Infrastruktura digjitale e qeverisë pritet të sigurojë mbi 91 milionë euro financime  në dy vitet në vijim me qëllim rritjes e kapaciteteve dhe sigurisë së shërbimeve publike online.

Projektet u njoftuan nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) një nismë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare, donatorëve që synon të rrisë zhvillimin socio-ekonomik të Ballkanit.

Projekti i parë me vlerë 64 milionë euro synon performancë më të lartë për të dhënat e qeverisë dhe sigurimin e një rrjeti më të sigurt të shkëmbimit të informacionit për ndërveprueshmërinë rajonale në Ballkanin Perëndimor. Nga totali i financimit prej 64 milionë eurosh, 38.7 milionë euro do të sigurohen nga kredia e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), 18,3 milionë euro do të sigurohen nga angazhimet e donatorëve të tjerë nga nisma e WIBF, 4 milionë euro financime nga qeveria shqiptare. Projekti është në fazë përgatitore deri në dhjetor të vitit 2024.

- Publicitet -

Projekti i dytë është “Zgjerimi i Rrjetit Qeveritar (GovNet) për të siguruar komunikim më të shpejtë, të besueshëm dhe të sigurt ndërmjet ofruesve të shërbimeve shëndetësore” me një vlerë 27 milionë euro dhe do të jetë në fazë përgatitje deri në vitin 2026. Ky projekt do të financohet në masën 19 milionë euro me një kredi të BERZH dhe rreth 7 milionë euro do të angazhohen nga korniza e investimeve për Ballkanin WIBF.

Në 5 vitet e fundit qeveria shqiptare ka bërë zhvendosje të madhe të shërbimeve të saj në online me internet duke shmangur aksesin fizik në zyra. Mirëpo dëmet që qytetarët kanë pësuar nga dekonspirimi i të dhënave qenë të mëdha. Sulmet kibernetike ndaj sistemeve qeveritare në dy vitet e fundit bënë publike të gjitha të dhënat sensitive të shqiptarëve që kishin të bënin me të informacionin personal, atë mbi pronat deri tek llogaritë bankare.

Sakaq infrastruktura digjitale po bëhet po aq e rëndësishme dhe jetike sa infrastruktura fizike, rrugët, uji dhe energjia. Tashmë kur shumica e shërbimeve qeveritare jepen online dhe mund të merren nga smart-phone, qeveria në anën tjetër po rrit shpenzimet për këto shërbime.

Më 2024 buxheti i shtetit do të akordojë për funksionimin e e-Albania 8,9 miliardë lekë, ose 85 milionë euro, teksa në vitin 2018, shpenzimet për shërbimet online ishin vetëm 2,3 miliardë

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) referon se aktualisht janë 1233 shërbime publike për qytetarët dhe biznesin që ofrohen online dhe përbëjnë 95% të shërbimeve publike.

Pjesa e mbetur u përket shërbimeve që kërkojnë patjetër prani fizike të qytetarëve, siç është lidhja e martesës në Gjendjen Civile, kontrolli fizik i automjeteve apo vendosja e shenjave të gishtërinjve për aplikimet për dokumentet biometrike, pasaportë dhe ID.

Janë rreth 3 milionë përdorues të regjistruar në portalin e-Albania, ndërkohë që janë mesatarisht mbi 1.7 milionë aplikime dhe afro 1 milion dokumente që gjenerohen me vulë elektronike çdo muaj.

AKSHI llogarit se janë 60 regjistra elektronikë që ndërveprojnë në kohë reale për çdo aplikim unik, për shqiptarët dhe bizneset kurdo dhe kudo.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?