Vetëm 5% e blegtorëve kryejnë teste laboratorike për cilësinë e qumështit thotë një studim i FAO-s që u publikua këto ditë. Gjetjet kanë treguar se Shqipëria ka nivelin më të ulët të kontrollit të cilësisë së qumështit në rajon.
Në Shqipëri, vetëm 5.5% (200) e fermerëve të anketuar pohuan se kanë përdorur shërbimet e testimit të qumështit gjatë vitit 2020, ndërsa në Bosnjë dhe Hercegovinë, 16.7%. Të dhëna për Serbinë dhe Malin e Zi, që i takojnë vitit 2021, tregojnë se 19.9% e fermerëve serbë dhe 42.1% e fermerëve malazezë bënë testimin e qumështit në vitin 2021.
Studimi evidenton se cilësia e qumështit cenohet pasi fermerët përziejnë mjeljet e mëngjesit dhe pasdites dhe kjo është e dëmshme sidomos kur qumështi nuk është ruajtur në mënyrë të papërshtatshme. Më shumë se 40% të fermave të të imtave në Serbi dhe në Malin e Zi përziejnë qumështin e mëngjesit dhe të pasdites, ndërsa edhe 25% e fermerëve në Bosnjë dhe Shqipëri e bëjnë këtë përzierje.
Pothuajse në të gjithë rajonin, shumica e të imtave milen me dorë. Kjo mënyrë siguron kushte higjienike të kufizuara dhe komprometon standardet e sigurisë së qumështit. Gjithashtu prania e ujit në zonën e mjeljes është një element i rëndësishëm për të siguruar minimumin e kushteve higjienike, por 75% e fermerëve të të imtave pohojnë se jo gjithmonë kanë ujë të pijshmën në vendet e mjeljes.
Fermat e të imtave në përgjithësi nuk zbatojnë praktika të menaxhimit të fermës, të tilla si pasja e një regjistri të kafshëve, identifikimi dhe regjistrimi i kafshëve, mbajtja e shënimeve, kostot dhe të ardhurat, dhe nuk përdorin shërbimeve këshillimore.
Nëse zbatohen këto praktika, fermat e të imtave me shumë gjasë mund të rrisin performancën e tyre në mënyrë që të blejnë mjelëse elektrike. Disa fermerë thanë se mungesa e aksesit në energji elektrike në stallat apo stane e bën të pamundur përdorimin e makinave mjelëse. Të tjerët thanë se nuk kishin mundësi të blinin një të tillë.
Fermerët e vegjël shqiptarë të të imtave fokusohen kryesisht në prodhimin e qumështit, ndërsa homologët e tyre në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë priren drejt prodhimit të mishit.
Sektori i deleve dhe dhive përballet me disa sfida, duke përfshirë mungesën e fuqisë punëtore, çmimet e ulëta dhe fonde të pamjaftueshme për investime. Për sa u përket preferencave të politikave, fermerët e deleve dhe dhive vlerësojnë masat mbështetëse të drejtpërdrejta, të tilla si pagesat për kokë për mjeljen e ripërtypësve të vegjël.
Monitor
shif e shkruaj eshte bere kanceri njesoj si gripi
Bobooooooo ! C’eshte ky konstatim ? Na morret me qafe .Jam pergatitur te thith 3 fishin e turistave qe thitha vjet . Ku ta gjej qumshtin qe ma pinin ne vend te ujte turistat .Jo do ndryshoje tregun .Do marr nga Italija 5 dhi per qumshtin .Oborr kam toke kam buzdeti jam. Dhit me lepushka misri do ti mbaj .
Në fshartin tim ku kishte para 10 vjetësh rreth 270 krer lop., tani janë a nuk janë 25 krer dhe ne, rreth 100 pensionistët që kemi ngelur në fshat nga rreth 1000 banorë që kishte fshati para dhjet vjetësh, marim qumësht nga një blegtor nga fshati fqinj që na e sjell çdo mëngjez me furgon dhe fabrikat e produkteve blegtorale punojnë me “qumshtin e freskët të blegtorit shqipëtar” bër me qumësht pluhur serb të përpunuar termikisht dhe kimikisht të testuar që në Serbi , prandaj
ky artikull nuk ka vlerë për qumshtin që nuk ekziston të blegtorit sepse edhe ai, blegtori nuk ekziston më. Ka ngelur vetëm qumshti i lopëve që mbarshton kryebariu i Akademis së barinjëve, Edi Rama që e eksporton tani në Serbi, pa pritur më 26 miljonë orë në dogana si rezultart i heqies së kontrollit doganor në kuadrin e Open Ballkan që tashma ka ngordhur,
ama sa qe gjall , me ndërhyrjen edhe të diplomatëve të shquar Eskobar dhe Varhell që i zgjatën jetën aq sa Open Ballkan të shpëtonte nga prishja qumshtin që eksportonte blegtori shqipëtar që ekzistonte vetëm në gënjeshtrën diplomatike të Edi Ramës sepse asnjë pikë qumshti nuk eksportohej nga Shqipëria që ……..o zot ruaji mëndjen insanit që të mos gënjej kaq trash dhe të alarmoj diplomatët e nderuar Eskobar dhe Varhell……..të prishej duke pritur 26 miljon orë (!!!!!!!……??????……) në dogana
O ti i artikullit, brith njëherë nëpër fshatra dhe kontrollo sa lopë, dele e dhi kanë ngelur, dhe sa kan qën para 10 vjetësh që të bindesh se blegtoria ka ngordhur, shko kontrollo në fabrika dhe do të gjesh me tonelata qumësht pluhur serb të skaduar kanceroz me të cilin po ushqehen në mënyr kriminale shqipëtarët e mjerë nga mafiozët e fabrikave që, në bashkpunim me qeverin e kusarit kombçfarosës Edi Rama, me çmimet skandaloze të grumbullimit të qumshtit ku blegtori kishte fitim vetëm bajgat, ekzekutuan me vdekje blegtorin në vënd dhe pastaj fol për testimin e qumshtit në Shqipëri.
Edhe ata pak blegtorë që kanë ngelur do të zhduken së shpejti sepse , edhe mbas protestave për çmimin e ultë të grumbullimit , çmimi i qumshtit po ulet prej mafiozëve që grumbullojn qumshtin për ta përpunuar. Për ta ka interes vetëm qumshti pluhër serb që përzjehet me ujë që filtërohet nga uji i kanaleve kullues që kalojnë pran fabrikave, ujë që trajtohet me hedhurinat e shumëllojshme e fshatrave ku këta kanale kalojnë.
Ne mars isha ne Shqiperia, ne Fier. Im ate bleu kos Erzeni. Lexova etiketen. Neser mbaj mend thuhet; qumbesht i fresket, mbledhur me kujdes ne fermat tona etj, etj. Me poshte; prejardhja nga Serbia.
Se mos vetem qumbeshti, edhe mjelli qe behet buke apo biskota vjen nga Serbia.
Nuk ka asgje te keqe, ama une jam bukepjekes. Mjelli me varfer ne cilesu ne Itali eshte me i miri ne Shqiperi. Kosi dhe Jo vetem ai por salami, proshuta jane jashte cdo shijeje.
Kur flasim për bujqësinë kemi parasysh fshatin, çfare fshati mund të kemi kur s’ka fshatarë? Kur flasim për turizmin kemi parasysh bujqësinë, kur s’ka bujqësi me se do t’i shërbehet turisti, me përrallat e qeverisë? Vërini gishtin kokës, mblidhni mëndjen se punët po ju shkojnë keq e më keq, s’mbahet shteti me fjalë boshe por institucionet të qëndrojnë në detyrë!