Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Situata me Kosovën mbetet sfidë”, raporti i BE për Serbinë: Urrejtje, sulme ndaj gazetarëve dhe mohim i lirisë së fjalës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Situata me Kosovën mbetet sfidë”, raporti i BE për Serbinë: Urrejtje, sulme ndaj gazetarëve dhe mohim i lirisë së fjalës
BoteKryesore

“Situata me Kosovën mbetet sfidë”, raporti i BE për Serbinë: Urrejtje, sulme ndaj gazetarëve dhe mohim i lirisë së fjalës

Published: August 3, 2023
Shpërndaje

Në raportin e fundit të Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe demokracinë në botë për vitin 2022, Serbia kritikohet më së shumti për mungesën e progresit në lirinë e shprehjes

“Pamje e përgjithshme e gjendjes së të drejtave të njeriut dhe demokracisë: legjislacioni i Serbisë dhe korniza institucionale për ruajtjen e të drejtave themelore është krijuar në masë të madhe. Kjo kornizë duhet të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme dhe efektive. Serbia ka miratuar strategji të reja për luftën kundër diskriminimit dhe përfshirjes së romëve, si dhe plane veprimi për barazinë gjinore. Serbia duhet të forcojë institucionet e të drejtave të njeriut duke ndarë burimet e nevojshme financiare dhe njerëzore dhe duke vendosur procedura në përputhje me vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe me masat e saj të përkohshme”, thuhet në raport, raporton rtv.rs.

“Duhet bërë më shumë për të garantuar barazinë gjinore dhe mbrojtjen e fëmijëve në praktikë. Duhen përpjekje për të garantuar në mënyrë efektive të drejtat të pjesëtarëve të pakicave, përfshirë romët, ashkalitë dhe egjiptianët, personat me aftësi të kufizuara dhe personat e zhvendosur”, theksohet në raport.

- Publicitet -

Më tej, në raport përmendet situata me Kosovën, ku në raport thuhet se situata në veri ende “mbetet sfidë”, veçanërisht në aspektin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes, përfshirë sulmet ndaj punonjësve të mediave.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Etja e papërmbajtur për dukjen
  • ​Të refuzosh pavdekësinë për t’u kthyer në shtëpi: Kuptimi i vërtetë i “Nostos”
  • Debati për devijimin e lumit Ibër, BE kritika Serbisë
  • Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
  • Rikthimi i krizës rrezikon milionat e premtuara nga BE

Komentet e Fundit

  1. K R on Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara
  2. . on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  3. Valbona on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  4. ¿? on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  5. demo on Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?