Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Sjellja e mirë shpërblehet”/ Rama mesazh BE-së: Në mes të korrikut takim informal me liderët e rajonit dhe përfaqësuesit e KE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Sjellja e mirë shpërblehet”/ Rama mesazh BE-së: Në mes të korrikut takim informal me liderët e rajonit dhe përfaqësuesit e KE
KryesorePolitike

“Sjellja e mirë shpërblehet”/ Rama mesazh BE-së: Në mes të korrikut takim informal me liderët e rajonit dhe përfaqësuesit e KE

Published: July 7, 2023
Shpërndaje

 

 Gjatë konferencës së përbashkët me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës, kryeministri Edi Rama, ka zbuluar se në mesin e korrikut po planifikon të zhvillojë një takim informal mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian për të diskutuar mbi procesin e Berlinit.

Kryeministri i dha një mesazh edhe Bashkimit Europian për një mbështetje të shtuar ndaj Ballkanit Perëndimor. Ai u shpreh se Bashkim Europian duhet të japë prova se sjellja e mirë dhe vullneti për të ndërtuar paqen, shpërblehet.

- Publicitet -

Qëllimi, sipas Ramës, është forcimi i bashkëpunimit me kancelarinë në Berlin dhe shndërrimi i këtij procesi në një makineri transformuese shumë produktive.

 

“Erdha këtu të informoja kryetaren se çfarë do të bëjmë në samitin e Ballkanit Perëndimor. Qysh nga dita e parë e çeljes së negociatave ne e kemi nisur këtë përpjekje dhe na vjen shumë mirë që nga ana e KE ka një proces dhe ndjeshmëri që na është konfirmuar nga presidentja Von Der Leyen për rritjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

Ne e mirëkuptojmë dhe e mbështesim vendimin e BE për të mbështetur Ukrainën, por nga ana tjetër është e domosdoshme që në Ballkanin Perëndimor të fillojë të ndërtohet një qasje e re.

Nuk besoj se ne duhet të fillojmë ndonjë luftë apo të na vij ndonjë agresor për të marrë më shumë mbështetje.

BE duhet të na mbështes edhe më shumë duke dhënë edhe një provë tjetër se sjellja e mirë shpërblehet, se vullneti për të ndërtuar paqen shpërblehet, se vullneti për të lënë pas të shkuarën dhe përqafuar të ardhmen shpërblehet.

Kryeministrja u njoftua gjithashtu se së shpejti në mesin e korrikut unë do të organizoj një takim formal mes liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian për të diskutuar pikërisht për këtë plan të ri dhe ndërkohë për të ndërtuar së bashku një qëndrim të ri lidhur me Procesin e Berlinit, duke synuar që të forcojmë bashkëpunimin me kancelarinë në Berlin dhe transformuar këtë proces në një makineri shumë më produktive”- tha Rama.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania ku u përgjuan: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  • Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, vjen reagimi i parë nga qeveria Kurti
  • VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse

Komentet e Fundit

  1. Humoristi on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  3. Anna Anna on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania ku u përgjuan: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  4. nastradini on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  5. nastradini on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?