Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “S’ka miq…”/ Media gjermane: Raportet e Kosovës me Perëndimin më të këqija se kurrë më parë, vendin e pret “izolim diplomatik”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “S’ka miq…”/ Media gjermane: Raportet e Kosovës me Perëndimin më të këqija se kurrë më parë, vendin e pret “izolim diplomatik”
AktualitetKosovë

“S’ka miq…”/ Media gjermane: Raportet e Kosovës me Perëndimin më të këqija se kurrë më parë, vendin e pret “izolim diplomatik”

Published: June 15, 2023
Shpërndaje

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një artikull “përplasjeve” ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Bashkimit Evropian lidhur me disa nga çështjet që kanë të bëjnë me veriun e vendit të banuar me serbë etnikë.

Në artikullin e shkruar nga gazetarët gjermanë Michael Mertens dhe Thomas Gutschker që titullohet “S’ka më miq?”, theksohet “çarja” në raportet mes Kosovës dhe Perëndimit, për shak të mospërfilljes së kërkesave të tyre nga kryeministri i vendit për uljen e tensioneve në veriun e territorit të banuar me shumicë serbe.

Si foto e ballinës së shkrimit të fundit është ajo e presidentes Vjosa Osmani në Parlamentin Evropian.

- Publicitet -

“Që nga lufta ajrore e NATO-s kundër Jugosllavisë në vitin 1999, Perëndimi pothuajse gjithmonë ka mbajtur anën e Kosovës. Por tash për tash, marrëdhëniet (e Kosovës) janë të tensionuara me ShBA-në e edhe më BE”, shkruhet qysh në nëntitull të këtij editoriali.

Takimet me përfaqësuesit kosovarë në Bruksel dhe në disa shtete anëtare që ishin planifikuar për këtë javë janë anuluar, tregojnë burime diplomatike të FAZ-it, ndërsa vendimi përkatës ishte marrë të martën në Komisionin për Politikë dhe Siguri.

“Të gjitha shtetet anëtare përfaqësohen nga një ambasador. Komisioni i BE-së tani do të ngrijë programet me Kosovën, veçanërisht si pjesë e nismës së investimeve miliarda euro për Ballkanin Perëndimor. Është hera e parë që Unioni vepron kundër Prishtinës në këtë mënyrë. Duhet izolim diplomatik”.

Thelbi i pakënaqësisë evropiane dhe amerikane ndaj kryeministrin Kurti, sipas gazetës gjermane, qëndron në refuzimin e tij për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë, për të cilën ishte rënë dakord qysh në në vitin 2013 në Bruksel.

Ajo që veçse ishte paralajmëruar prej kohësh tashmë pritet të bëhet realitet – Kosova rrezikon të futet për herë të parë në mesin e shteteve të pakta që janë nën sanksionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa ashpërsia e të cilave parashihet të rritet varësisht rrethanave.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka ndarë me shtetet anëtare një pjesë të “skicës” për disa nga “masat shtrënguese” të cilat do të ndërmerren ndaj Kosovës, nëse kryeministri Kurti nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për uljen e tensioneve në veri.

Gazeta kujton se Perëndimi kishte aplikuar sanksione politike dhe ekonomike ndaj ish-Jugosllavisë për shkak të shkeljes masive të të drejtave të njeriut në Kosovë. Por, askush s’e ka parashikuar se bota perëndimore do të kercënonte me sanksione kosovarët – viktimën e asobotshme – pas çerek shekulli.

“Për gati një çerek shekulli – që nga përfundimi i fushatës ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë së despotit serb Sllobodan Millosheviç në vitin 1999 – Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë pasur angazhime të mëdha ushtarake, ekonomike dhe politike në Kosovë”.

“Pa mbështetjen e shumicës së Perëndimit, shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008 nuk do të kishte asnjë shans për sukses. Për dallim nga Afganistani, angazhimi perëndimor në Kosovë ishte gjithashtu mjaft i suksesshëm”, thuhet në artikullin e FAZ-it.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”
  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  2. demo on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  3. Aldrin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Aldrin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. Aldrin on SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?