Gazetari Leonard Quku, ish-kryeredaktori i shkarkuar i faqes online të kanalit SYRI, ka dhënë një intervistë për gazetën DITA, e cila botohet e plotë nesër në versionin print të saj.
Ndër të tjera, Quku pyetet për thashethemet se në kanalin që njihet si televizioni i familjes Berisha, ka ndodhur një skandal seksual.
Si përgjigjet gazetari i shkarkuar për këtë lajm të shpërndarë në disa media online? Më poshtë, pjesë nga intervista në DITA:
Zoti Quku, disa media që kanë raportuar reagimet tuaja kanë aluduar për një skandal seksual që ju jeni në dijeni. Duke ju referuar datës 29 Maj ora 17:10, të theksuar prej jush në statuset e Facebook. A jeni ju dëshmitar okular i një skandali seksual në Syri.net? Dhe nëse jo, si ka mundësi që nuk i keni mohuar me forcë këto aludime mediatike me statusin tuaj?
Nuk kam dijeni për një gjë të tillë. Sikurse ju, edhe unë kam dëgjuar thashethemet që nuk duhen marrë si të vërteta. Mendoj se shpërndarja e tilla hamendësimeve ka për qëllim të shpërqendrojë vëmendjen nga problematika reale. Historitë rozë, historitë me pasione janë gjëja e fundit që më shqetëson. Më shqetëson keqtrajtimi që iu bëhet gazetarëve, më shqetëson diskriminimi i tyre, më shqetëson flakja e tyre në rrugë dhe askush, asnjë autoritet, asnjë institucion, asnjë aktor nuk i merr në mbrojtje. Gazetarët janë shtresa më e diskriminuar. Mbrojtësit më të mëdhenj të interesit publik janë më të pambrojturit. Kjo ëhstë alarmante dhe duhet të shërbejë si një kambanë alarmi.
Mëse dakord, po a nuk mundeshit ju që me dy gisht status në Facebook të hidhnit poshtë këto aludime duke i mohuar publikisht? Dua të kuptoj pse nuk keni reaguar ndaj këtyre aludimeve?
Gjykoj që kjo çështje nuk më përket mua. Me sajesa të neveritshme që duan të lidhin emrin tim me histori rozë apo skandale seksuale të dikujt tjetër, nuk merrem. Unë mbaj përgjegjësi për këto që kanë autorësinë time. Dritarja ime e vetme komunikative është profili im në Facebook, aty jemi të gjithë njerëz të lirë për shprehje mendimesh, askush nuk censurohet për opinionin e tij, siç mund ta verifikoni edhe vetë. E ritheksoj, ajo që na shqetëson dhe duhet të na bëjë bashkë si gazetarë si mua ashtu edhe ju, është mungesa e sigurisë në ushtrimin e profesionit tonë, kontratat e punës që nuk respektohen, pagat qesharake etj.
E kuptoj shumë mirë këtë që ju thoni, por ama një reagim nga ana juaj, një mohim do ishte siguresë që t’i jepej fund spekulimit, çne nuk i mohuat kategorikisht këto aludime publike për skandal seksual? Neglizhencë apo diçka tjetër?
Spekulimit t’i japin fund ata që e kanë nisur duke shpërndarë banalitete në rrjet. Ëall-i im nuk mund të ndotet me thashetheme që për mendimin tim janë dashakeqe dhe synojnë të shfokusojnë vëmendjen nga ato që unë po ngre si shqetësime.
Zoti Quku, ju jeni shprehur se zotiu Gazmir Spahija ka sekuestruar kompjuterin tuaj, ka fshirë user-in tuaj dhe gjithë aktivitetin tuaj elektronik në sistemin e Syri.net. Çfarë kishte aq të rëndësishme user-in juaj? Çfarë përfitonte zoti Spahija nëse asgjësonte këto të dhëna?
Sekuestrimin e kompjuterit unë e lidh me urgjencën për të zhdukur programet e përgjimit. Një ish-bashkëpunëtor i SHIK-ut me paranoja nga zanati në të kaluarën, Gazmir Spahija, përgjon “elementët e dyshimtë”. Nga bisedat infantile që lëshon lart e poshtë tashmë, mendoj se pjesë e “elementit të dyshimtë” mund të kem qenë edhe unë. Sikurse mund të jenë edhe plot kolegë të tjerë aty. Fatkeqësi që këtij personi i është lënë drejtimi i medias së vetme opozitare në vend, medias ku janë sytë dhe shpresat e demokratëve për një linjë ndryshe në përcjelljen e lajmit, jo siç del i gatuar nga zyra e kryeministrit, por duke denoncuar korrupsionin, padrejtësinë ndaj qytetarëve dhe mbrojtjen e interesit të tyre.
Fshirja e user-it është bërë me qëllim zhdukjen e çdo gjurme timen në sistem, duke parashikuar ndoshta përballjen në gjykatë e cila mund të kërkonte prova të kësaj natyre. Por, edhe njëherë, e gjitha është paranojë…
Intervista e plotë mund të lexohet nesër në DITA
Ta ka fshi gjysh Saldhiu o Leonard
Sic fshiu serverat e 21 janarit
Cfawre ka qene ky Leonardi, Kryeminister?
sa milona euro ju gjenden ne aspiratorin e ajrimit?
ca skandali sksual more aman ! vertitet e vertitet e nuk thote asgje.
Ju dhjefsha zanati te gjithe gazetareve se jeni rraca me vulnerabel, me kokulur dhe me e dhjere, e prandaj dhe shume mire jua bejne. Ju japin ndonje lek e ju shurrojne maje koke pastaj gjithe jeten.
Ne jepni nje gazetar ne shqiperi, perfshi kete portal, e te gjitha sa njihni, qe nuk perfshihet ne kete koment qe po bej une e pastaj fillo e beni gerr gerr gerr
Ky ka frike ta thote te verteten per skandalin seksual , sepse ka perballe bandite te rregjur , te cilet njohin vetem logjiken e krimit , dhunes e vrasjeve . Kete gje e dine mire pjesa derrmuese e idhtareve te bajraktarit serb te Vicidolit dhe i qendrojne besnik kodit te tij mafjoz . Pertej kesaj , Leonard QWuku ka te tjera mjete e argumenta te forta ligjore qe jane me efikase per problemin e tij .
O Quku,pesimi te te behet mesim.Mundohu te behesh i vertete ne punen e gazetarit.E verteta nuk thuhet vetem kur te pushojne nga puna,por gjithe kohes nga mengjezi ne darke.
Perse na haxhoni kohe me budalleqe.Nuk e kam idene kjo gazete botohet ne shqiperi?Ky personi ne ka problem me punedhenesin ka te drejte t’i drejtohet gjykates ne mbeshtetje te kontrates qe ka firmosur.
Lexova edhe ate Llukacaj por nuk mora vesh asgje. Ka mbaruar gjimnazin kjo vajze?
Llukacaj eshte si Greta mjedisit,qe shkon ne Port bllokon shkarkimin e kontejnereve,per te treguar qe edhe nje cope down existon.Ksoj marifetesh ka bere edhe Xhevria 50 vjet me pare,por Diktatura nuk ja dinte vleren.
Ke qene ne anen e gabuar te historise, o djale!
PS:
1.TV Syri Zeni Sali Berish Viçidoli,me asistent QIM PEKA është UTURAK i Saliut në vite ku shpifet pa pushim ditë-natë kundër Qeverisë aktuale për të helmuar opinionin Kombëtar e nd/Kombëtar.
2.Ky gazetari i përjashtuar nga puna kujtohet kur e nxjerrin nga zyra,në vënd që të fliste më parë për trajtimin e gazetarëve..!
3.Duhet thën se Saliu ka kapur 99 % të medjeve( 800 TV e portale) që në 2005,Ku disa medje të tij financohen edhe nga agjenturat e huaja.
-Dikur dolën edhe emra e mbiemra gazetarësh por çështja u mbyll nga drejtësia e TREDHUR nga Saliu..!
4.Në Fb,Wuatsap,Mesenxher,e kudo në shtyp shkruajnë PERSONA ANONIM,duke shpifur me fjalët ndyra dhe nuk mbajnë asnjë përgjegjësi.
5.Edhe në gazetën DITA,ku unë shkruaj me emër të vërtet,del një anonimat që nxjer emrin tim të shkruajtur vite me parë-MeteH,i cili tregon se ku banoj,Çfar grade kam pasur(Kapter thot Ai) dhe se jam nga fshati POLIAGJENTIT M.SHEHU..!
6.Nëse kjo aventurë nuk ndalohet nga vet MEDJET & AMA..do ket pasoja të rënda për jetën.Pasi FJALA E LIRË ËSHTË KUPTUAR E ZBATOHRT KEQ NË SHQIPËRI.
7.Në Shqipëri ka shumë medje të pa liçensuara që po helmojnë mjedisin Kombëtar e Nd/Kombëtar..!
-TV ora me YLLI NDROQIN i burgosur për drogë në Turqi e Itali vazhdon të drekoi me LikeFloririn pa ju trembur syri.
-Zoti e ruajt Shqipërinë.