Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SKEDA: Këto janë 15 dokumentat dhe dëshmitë që çuan në pranga Malltezin dhe izoluan Berishën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SKEDA: Këto janë 15 dokumentat dhe dëshmitë që çuan në pranga Malltezin dhe izoluan Berishën
KronikeLajmi i fundit

SKEDA: Këto janë 15 dokumentat dhe dëshmitë që çuan në pranga Malltezin dhe izoluan Berishën

Published: October 22, 2023
Shpërndaje

Më 10 shtator 2022, BKH përfundoi fazën e grumbullimit të provave të aferës “Partizani” me përfitues dhëndrin e Sali Berishës; më 21 shtator, SPAK filloi marrjen e dëshmive nga ish-ministrat, ndërsa më pas bëri analizën e provave dhe ndërtoi akuzën.

Nga burime brenda Byrosë Kombëtare e Hetimit, “Pamfleti” ka siguruar dokumentet e dëshmitë kryesore, që çuan në pranga Jamarbër Malltezin dhe izoluan Sali Berishën brenda kufijve të Shqipërisë, duke i sekuestruar pasaportën.

Ja 15 nga dokumentet dhe dëshmitë që ka përdorur SPAK:

- Publicitet -

1. Shkresa Nr. 280/1, datë 31.10. 2005 e Ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli, drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, me objekt: “Propozim për privatizimin e kompleksit “Partizani”.

2. Shkresë-Përgjigje Nr. 9549, datë 14.11.2005 e ministrit Fatmir Mediu, kthyer ministrit Genc Ruli, me objekt pranimin e propozim-kërkesës për heqjen e kompleksit “Partizani” nga inventari pronave të ushtrisë dhe privatizimin e tij.

3. Pesë vendimet e marra brenda 5 ditësh nga Komisioni i Kthim-Kompensimit të Pronave: konkretisht, Vendimet Nr. 5. Nr. 6 e Nr. 7 të datës 21 Mars 2007; Vendimi Nr. 8 i datës 23 mars 2007 dhe Vendimi Nr. 9 i datës 26 mars 2007, për kthimin e truallit të kompleksit “Partizani”, sipas skemës dhe ndarjes së pjesëve që kishte përcaktuar dhëndri i Sali Berishës.

4. Shkresë Nr. 638/2, Nr. 638/3 dhe Shkresë Nr. 638/4, datë 29.08.2007, që ish-Presidenti Bamir Topi 1 muaj pas marrjes së detyrës, i dërgoi kryeministrit Sali Berisha dhe ministrave Mediu e Ruli, që kompleksi “Partizani” hiqej nga inventari i ushtrisë.

5. Urdhri Nr. 50/1, datë 3.09.2007 i ministrit Genc Ruli, për miratimin e privatizimit të kompleksit “Partizani” dhe fillimin e procedurave të shitjes.

6. Vendim i Qeverisë Nr. 794, datë 21 nëntor 2007, firmosur nga ish-kryeministri Sali Berisha, me objekt: “Kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet dhe procedura e shitjes”, shoqëruar me akte në favor të grabitjes nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

7. Urdhri nr. 9508, datë 18 dhjetor 2007 i Genc Rulit, nxjerrë 1 muaj pas vendimit të qeverisë, për ngritjen e Komisionit të Vlerësimit të kompleksit “Partizani” me qëllim privatizimin e tij.

8. Njezetë e tre shkresat që gjeneral Vladimir Qirjazi i ka dërguar ministrave Fatmir Mediu, Gazmend Oketa e Arben Imami dhe 6 shkresat që i ka dërgar kryeministrit Sali Berisha e presidentit Bamir Topi, me refuzimin e privatizimit si akt i paligjshëm e me letra pronësie false.

9. Lista e përfituesve të truallit të kompleksit “Partizani”, ku nr. 22 është Jamarbër Malltezit, i cili kishte 1/64 pjesë të truallit, ndërsa 1 javë pas privatizimit, doli pronar me 1/3 e sipërfaqes.

10. Akti i Ekspertimit datë 17 qershor 2008 për vlerën e kompleksit “Partizani” me çmime false.

11. Dëshmia me 28 faqe dhe 113 fashikuj dokumente zyrtare, dhënë në SPAK nga ish-Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu me 21 shtator 2022.

12. Dëshmia me 18 faqe dhe 52 fashikuj dokumente zyrtare dhënë nga SPAK nga ish-Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa më 22 shtator 2022.

13. Dëshmia me 52 faqe dhe 223 faqe fashikuj dokumente zyrtare dhënë SPAK nga ish-Shefi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të Ushtrisë, Vladimir Qirjazi më 26 shtator 2022.

14. Dëshmia me 26 faqe dhe 86 fashikuj dokumente zyrtare, dhënë në SPAK nga ish-Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli më 27 shtator 2022

15. Dëshmia me 16 faqe dhënë nga ish-Drejtori i Klubit “Partizani” Isa Tare më 21 dhjetor 2022.

Po kështu, SPAK ka marrë si prova, të dhënat nga Arkiva Qendrore, Kadastra dhe Qëndra Kombëtare e Biznesit, lidhur me mënyrën e pëfitimit nga Jamarbër Malltezi, të pronësisë së 33% të truallit dhe ortakërisë së aksioneve 35% në kompanitë “Homeplan Sh.p.k” e “Kontakt Sh.p.k” të kullave me ndërtuesin Fatmir Bektashi.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah
  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
  • “The Times”: Vuçiç tentoi një grusht shteti kur mësoi humbjen

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?