Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skema e mashtrimit me fasoneritë, dyshohet të jenë përfshirë edhe zyrtarë të lartë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Skema e mashtrimit me fasoneritë, dyshohet të jenë përfshirë edhe zyrtarë të lartë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan
KronikeLajmi i fundit

Skema e mashtrimit me fasoneritë, dyshohet të jenë përfshirë edhe zyrtarë të lartë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan

Published: June 4, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar gjashtë masa sigurie në total në lidhje me një skemë mashtrimi mes shoqërive tregtare për të shmangur detyrimet tatimore.

Nga këto, pesë masa sigurimi janë “arrest me burg”, ndërsa një tjetër është në “arrest shtëpie”.

Policia e Elbasani konfirmoi nëpërmjet një njoftimi për shtyp se në total janë ekzekutuar katër prej tyre.

- Publicitet -

Në pranga janë vënë tre administratorë të subjekteve. Mes tyre një është italian.

Rezulton se dy të tjerë, po nga Italia, të jenë në kërkim për këtë çështje pasi masa ndaj tyre nuk është ekzekutuar.

Ndërsa në arrest shtëpie është vendosur një ekonomiste.

Çfarë zbuluan hetimet?

Sipas prokurorisë, ata kishin krijuar një skemë mashtrimi të mirëorganizuar ku asete, punonjës dhe aktivitete ekonomik transferoheshin nga një subjekt në tjetrin. Qëllimi ishte shumë i thjeshtë: të shmangeshin detyrimet tatimore dhe fiktivizimi i operacioneve financiare.

Sipas organit të akuzës rezulton se subjektet kanë mbi 14 milionë lekë detyrime tatimore të papaguara. Nga analizimi i llogarive bankare është konstatuar se janë tërhequr mbi 2.1 milionë euro të pajustifikuara dhe pa dokumentacion mbështetës.

Prokuroria pretendon se të gjashtë personat, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, janë përfshirë në një skemë duke simuluar falimentin e subjekteve dhe krijimin e tyre në mënyrë fiktive me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Kjo ka sjellë një dëm të konsiderueshëm financiar.

“Subjektet lidhen direkt dhe indirekt me njëri-tjetrin, duke qenë se aktiviteti i tyre në fushën e fasonerisë, aksionerët dhe administratorët e shoqërive, si dhe punonjësit janë të njëjtë në të gjitha shoqëritë. Asetet kanë kaluar nga një shoqëri te tjetra dhe me anë të veprimeve aktive, shtetasit dhe subjektet nën hetim kanë sjellë një dëm ekonomik të konsiderueshëm”, njoftoi Prokuroria e Elbasanit.

Por nuk ndalet këtu hetimi. Prokuroria ka dyshime se në këtë skemë janë përfshirë zyrtarë të lartë shtetërore. Bëhet fjalë për organe tatimore, doganore dhe bashkiake ku subjektet ushtronin aktivitetin e tyre. Më konkretisht në qytetet e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranës.

Në kuadër të hetimit, me vendim të Gjykatës së Elbasanit janë vendosur nën sekuestro konservative shtatë subjekte tregtare, 12 llogari bankare dhe dhjetë automjete/tvklan

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Elbasanasi says:
    June 4, 2025 at 2:55 pm

    Gjergj Lluca specialisti i peshkut dhe midhjes administrator i “Fish City” me pronar real Anonim nuk ka fare nevoje te perdore skema mashtrimi per te shmangur detyrimet tatimore. I shmang me urdher nga lart, aty ku ka pushtet absolut dhe pronari Anonim i bisnesit qe administron.
    Meqe ra fjala, ky Gjergji i biri Ndrekes e Mimikes se ndjere para 11 majit u kerkoi detyrimisht punonjesve te tij votat per te bere patjeter deputet Ardian Gaxhen e panjohur (qe u be vertet nga kontributi i Lluces) duke i thene cope se nese ai A.G. nuk behej deputet, ata ishin te gjithe te pushuar nga puna der te i fundit.

    Reply
  • lato says:
    June 4, 2025 at 3:39 pm

    Nqs ka bere ndonje veper madhore profesor Luciano boci,nuk eshte qendrimi pas bythes se Berishe picderrit,por dajaku qe i dha publikisht ketij llokoberit te korruptuar Gjergj Lluca,lluce e bajge,ashtu si ka emrin.

    Reply
  • vlonjati says:
    June 5, 2025 at 6:57 am

    Mos e ofendoni Gjergj Llucen a si e ka emrin sepse ai ne emer te Partise dhe te Rames ne veçanti ka bere sakrificen me te madhe duke e quaitur lokalin e tij Meloni dhe duke vendusur ne muret e lokalit vetem fotografite e Melonit dhe nganjehere dhe ku esht bashke me Ramen gje qe tregon se eshte vertete nje “EUROPIAN” .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Historia e mercenarit që u bë vrasës me pagesë
  • E rrallë: Humbet portofolin në tren, i kthehet me të gjitha paratë brenda pas postimit të nënës

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Populli fukara on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  4. Fshatari on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  5. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?