Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SKY është përdorur në qelitë e burgut, SPAK merr në dorë një tjetër volum bisedash, dalin emrat e parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SKY është përdorur në qelitë e burgut, SPAK merr në dorë një tjetër volum bisedash, dalin emrat e parë
KronikeLajmi i fundit

SKY është përdorur në qelitë e burgut, SPAK merr në dorë një tjetër volum bisedash, dalin emrat e parë

Published: December 2, 2023
Shpërndaje

Një volum i ri me kode të aplikacionit “SKY ECC” të përdorur nga disa prej të dënuarve me krime të rënda në Shqipëri, janë marë në shqyrtim nga prokurorët e posaçëm.

Bisedat për urdhëra kriminale janë dhënë nga brenda ambjenteve të burgut Peqin, burgut Kosovë në Lushnjë, dy paraburgimeve 313 dhe 302 në Tiranë, Fushë-Kruja, etj, ku vuajnë dënimin bosët e krimit të organizuar në Shqipëri.

“Ora News” ka mësuar se disa nga personazhet që dalin në bisedat e “SKY”, i përkasin botës elitë të krimit të organizuar, të cilët sipas përmbajtjes së komunikimeve kanë vendosur gjoba financiare tek biznesmenë të ndryshëm në vend.

- Publicitet -

Kanë urdhëruar vrasje dhe krime të ndryshme, kanë koordinuar nga ambjentet e burgut trafikun e kokainës dhe njëherësh kanë kryer çdo pazar të mundshëm për korruptimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim uljen e dënimit.

Ky volum i madh i bisedave të zhvilluara në “SKY” ka nxjerë zbuluar dhe parametrat e sigurisë në burgje, ku tregohet qartë se kapot e krimit të dënuar me 20, 25 dhe burgime të përjetshme, dukshëm kanë një avantash me pjesën tjetër të të dënuarve dhe janë defakto zotërit dhe komanda drejtuese e burgut ku vuajnë dënimin.

Në biseda përmes aplikacionit “Sky” del dëshira e tyre për mobilimin me orendi luksi të qelisë e deri tek urdhërat kriminalë, që tashmë janë bërë objekti kryesor i punës hetimore të SPAK. Dy prokurorë të SPAK dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë angazhuar me krahasimin e këtyre bisedave me veprime konkrete në teren. Ka shumë gjasa që kjo çështje të konkretizohet me arrestime konkrete në ditët në vijim.

Në shumë raste kriminale gjatë periudhës 2019 deri në vitin 2021 aplikacioni “Sky” është përdorur nga të dënuarit që vuanin ose vuajnë dënimin në burgje, për qëllime dhe detyra të posaçme kriminale.

Në dosjen e parë të koduar “Metamorfoza”, SPAK provoi se Behar Bajri, komunikonte nga brenda burgut 313 me Pëllumb Gjokën dhe persona të tjerë përmes një kodi “Sky” me shifrat U2BA3G. Ndërsa shumë raste të tjera dhe që pritet të arrestohen në burg janë zbuluar nga SPAK, si të përfshirë në veprimtari kriminale.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    December 2, 2023 at 3:50 pm

    PS:
    – Sot Sb & F.Noka nga kuvëndi foltores sulmuan përsëri SPAK. Siç duket SPAK+GJKKO nuk i bëjnë më përshtypje DENIGRIMET nga NON GRATA dhe banda e Tij 33 vjeçare.
    -Populli e nxjer konëuzionin:
    1.Frika nga Sb..fatkeqsi Kombëtare..
    2.Paaftësisia..e kursit 6 mujor të Saliut 92..
    3.Të korruptuar si vetë Ai..!
    -Rruga tjetër duhet DORHEQJE menjëherë e Atyre që kan dosjen e 3 VIPAVE Sb,Im,Lb..familjarisht..!

    Reply
  • MeteH says:
    December 2, 2023 at 3:55 pm

    Kapterr Hafije Lalaj kjo Gomarica madhore hedh po te njejtat traplliqe edhe kur nuk e ka fare idene se per se ben fjale shkrimi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?