Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skype do të mbyllet përgjithmonë, zbulohet aplikacioni që do ta zëvendësojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Skype do të mbyllet përgjithmonë, zbulohet aplikacioni që do ta zëvendësojë
KurioziteteLifestyle

Skype do të mbyllet përgjithmonë, zbulohet aplikacioni që do ta zëvendësojë

Published: March 2, 2025
Shpërndaje

Microsoft njoftoi se do të mbyllë Skype pas një periudhe 21-vjeçare, duke i dhënë fund një prej platformave më të njohura për komunikimin me mesazhi dhe mbi të gjitha me video. Kompania e teknologjisë, që bleu Skype në vitin 2011, njoftoi se përdoruesit nuk do të kenë më qasje në llogaritë e tyre pas 5 majit 2025 dhe u bëri thirrje të kalojnë në aplikacionin Teams sa më shpejt të jetë e mundur.

Skype kishte 1.95 miliardë llogari të regjistruara, por numri i përdoruesve aktivë ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit. Sipas Microsoft, në vitin 2024, Skype kishte 27.8 milionë përdorues aktivë, një rënie nga 40 milionë në vitin 2020. Teams, platforma e cila është publikuar në vitin 2017, është tashmë një konkurrent kryesor për Skype, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19, kur aplikacione si Zoom dhe Teams fituan popullaritet të madh.

Microsoft ka theksuar se Teams do të plotësojë nevojat e përdoruesve të Skype për thirrje, mesazhe dhe shpërndarje dokumentesh, duke ofruar funksionalitete të ngjashme me ato të Skype. Përdoruesit mund të kalojnë në Teams duke përdorur llogaritë e Skype dhe mund të eksportojnë të dhënat e Skype deri më 5 maj.

- Publicitet -

Për shkak të rënies së përdoruesve dhe rritjes së popullaritetit të Teams, Microsoft ka vendosur që të fokusohet plotësisht në zhvillimin e kësaj platforme. Jeff Teper, president i aplikacioneve dhe platformave të bashkëpunimit Microsoft 365, tha se kalimi në Teams është një hap që do të mundësojë inovacion më të shpejtë dhe do ta bëjë më të thjeshtë për përdoruesit.

Skype ka pasur një ndikim të madh gjatë dekadës së parë, duke i mundësuar përdoruesve të flisnin falas pa paguar për kompani telefonike. Por, me kalimin e kohës dhe rritjen e përdorimit të pajisjeve mobile, platforma ka humbur terren, duke lënë vend për aplikacione më të reja si Teams dhe Zoom.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Antikomunisti i Facebook-ut
  • INTERVISTË: “Gjykata Speciale u pranua që Perëndimi të mbyllte sytë ndaj korrupsionit. A ka mundësi të rrëzohen vendimet në Apel”
  • Pse familja e Adem Jasharit po qëndron larg protestave për vendimet e Hagës?
  • “Jeta në qytet nuk është për ne…”
  • “Jetojmë të izoluar për 6 muaj, çdo shtator bëjmë 4 mijë dollarë pazar”

Komentet e Fundit

  1. K R on Parlamenti Europian pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit
  2. Anonymous on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  3. demo on Dyshohet se Belinda Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Igli Tare paraqitet sërish në SPAK
  4. abdiaga on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit
  5. Pasurohen duke vjedhur shtetin on FOTO: Ura në Klos shembet vetëm 10 ditë pas inaugurimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?