Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Sot bëhen 22 vjet nga sulmi tronditës i 11 shtatorit në SHBA, ndërruan jetë 2,752 persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTO: Sot bëhen 22 vjet nga sulmi tronditës i 11 shtatorit në SHBA, ndërruan jetë 2,752 persona
AktualitetBote

FOTO: Sot bëhen 22 vjet nga sulmi tronditës i 11 shtatorit në SHBA, ndërruan jetë 2,752 persona

Published: September 11, 2023
Shpërndaje

Mëngjesin e 11 shtatorit, 2001, banorët e Nju Jorkut po bëheshin gati të nisnin ditën, kur një avion i rrëmbyer goditi qëllimisht njërën kullë të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Ishte ora 08:46. Vetëm 17 minuta më vonë, një avion tjetër, po ashtu i rrëmbyer, u përplas për kullën e dytë.

Dy ndërtesat 110-katëshe – rrokaqiejt më të lartë në Nju Jork – i përfshinë flakët, ndërsa qindra punonjës të shërbimit të urgjencës nxituan drejt kullave për t’i ndihmuar të ngujuarit brenda.

- Publicitet -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara më 2001, George W. Bush, ishte duke vizituar një shkollë në Florida kur ndodhën sulmet. Duke folur prej atje, ai tha se ngjarja në Nju Jork duket se është “një sulm terrorist kundër vendit tonë”.

Vetëm pak minuta pas deklaratës së tij, në orën 09:37, avioni i tretë i rrëmbyer u përplas qëllimisht për njërën anë të ndërtesës së Pentagonit – selisë së mbrojtjes amerikane – pranë Uashingtonit. Avioni i katërt, që besohet se kishte në shënjestër ndërtesën e Kongresit, gjithashtu në Uashington, u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pasi pasagjerët luftuan kundër rrëmbyesve.

Në total, 2.977 njerëz – pa përfshirë 19 rrëmbyesit e avionëve – vdiqën në sulme, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën.

Pse u sulmua SHBA-ja?

Grupi përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit u identifikua si Al Kaida – një organizatë ekstremiste islamike, që i planifikoi sulmet nga Afganistani. E udhëhequr nga Osama bin Laden, Al Kaida fajësoi Amerikën për shumë nga problemet e botës. Grupi filloi planin e tij, të njohur si “sulmi me avion”, në vitin 1998.

Në vitin 2000, sulmuesit kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara. Nëntëmbëdhjetë veta rrëmbyen avionët. Secili prej grupeve përfshinte një person të trajnuar për pilot. Trajnimet ishin bërë në shkollat e fluturimit në SHBA.

Zyrtarët amerikanë të sigurisë e dinin se grupi po synonte vendin, por nuk e dinin se ku dhe kur.

Si u përgjigj SHBA-ja?

Sulmet shkaktuan zemërim ndërkombëtar dhe Bush shpalli “luftë kundër terrorizmit”. Në tetor të vitit 2001, Amerika udhëhoqi pushtimin e Afganistanit, të cilit iu bashkëngjitën edhe vende të tjera. Atëkohë, Afganistani qeverisej nga talibanët, të cilët kishin aleancë me Al Kaidën.

Misioni i SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera në Afganistan ishte ta shkatërronin Al Kaidën, ta kapnin bin Ladenin dhe t’i largonin talibanët nga pushteti.

Amerika dhe aleatët e saj larguan shpejt Qeverinë talibane nga pushteti, por iu deshën dhjetë vjet ta gjenin dhe ta vrisnin Osama bin Ladenin.

Trupat amerikane në Afganistan

Përfshirja ushtarake në Afganistan vazhdoi me vite, duke u bërë lufta më e gjatë në historinë e Amerikës. Në vitin 2021, njëzet vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit, trupat e fundit amerikane u larguan nga Afganistani, derisa talibanët morën sërish kontrollin e këtij vendi.

Si ndryshuan gjërat pas 11 Shtatorit?

Siguria e fluturimeve u rrit dhe u përmirësua shumë në vitet pas 11 Shtatorit. Para 11 Shtatorit, fëmijët mund të hynin në kabinën e pilotit dhe ta takonin atë. Por, një gjë e tillë u ndalua pas sulmeve, ndërsa dyert e kabinës u siguruan dhe u bënë rezistente ndaj plumbave. Siguria në aeroportet në mbarë botën u bë, gjithashtu, më e rreptë.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit, SHBA-ja dhe disa vende të tjera raportuan për rritje të islamofobisë.

Sot, 22 vjet më vonë, në vendin e Qendrës Botërore të Tregtisë – apo siç njihej ndryshe Kullat Binjake – qëndron vetëm një ndërtesë, e njohur si Kulla e Lirisë. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mamdani krijon lagjen shqiptare në New York, e quan “Little Albania”
  • Një tjetër ‘Super El Nino’ pritet të godasë botën, shkencëtarët po testojnë në zgjidhje kontroverse për të ftohur Tokën
  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për Kanye West: Kultura nuk është luks

Komentet e Fundit

  1. Ai demokrati Librazhdit on Pas “imazhit të ri” të PD-së, lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin
  2. Vlora 97 on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  3. Autorja on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  4. demo on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  5. Zylyfi on Pas “imazhit të ri” të PD-së, lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?