Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot “Dita Botërore e Shëndetit të Gojës”, bëni kujdes me këto ushqime
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot “Dita Botërore e Shëndetit të Gojës”, bëni kujdes me këto ushqime
AktualitetShendetesi

Sot “Dita Botërore e Shëndetit të Gojës”, bëni kujdes me këto ushqime

Published: March 20, 2023
Shpërndaje

 

Çdo vit në datën 20 mars organizohet “Dita Botërore e Shëndetit të Gojës”, qëllimi i së cilës është  evidentimi i mënyrave të duhura lidhur me kujdesin për dhëmbët.

Në këtë ditë ekspertët e shëndetit publik vënë theksin tek kujdesi për dhëmbët gjatë gjithë jetës, çka nënkupton minimizimin e faktorëve që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve, larjen e shpeshtë të gojës, vizitat periodike te dentisti, etj.

- Publicitet -

Sipas stomatologëve, disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë: mungesa e kujdesit të higjienës, kequshqyerja, konsumi i tepërt i ëmbëlsirave, konsumi i duhanit, etj.

Për të patur dhëmbë sa më të shëndetshëm, duhet bërë kujdes me ushqimet që përmbajnë një sasi të madhe sheqeri, i cili favorizon prishjen e dhëmbëve. Ëmbëlsirat nuk janë të vetmet ushqime që nxisin formimin e acideve dhe kaviteteve.

Shumë ushqime që njerëzit i konsiderojnë të shëndetshme si lëngjet e frutave, pijet energjike, frutat e thata dhe patatinat e llojeve të ndryshme, përmbajnë sasi të lartë të sheqernave, të cilat nxisin kariesin dentar. Gjithashtu, edhe pijet freskuese mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Pijet dietetike që përmbajnë sheqerna artificiale janë të dëmshme për dhëmbët sepse përmbajnë acide të cilat ndikojnë në tretjen e smaltit të dhëmbëve, duke nxitur ndjeshmërinë dhe krijimin e kaviteteve.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, mënyra më e mirë për mbajtjen e higjienës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë, pas vakteve kryesore të ushqimit, ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë me furçë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve si dhe kontrolli çdo 6 muaj te dentisti. Dentistët rekomandojnë që një furçë dhëmbësh duhet të ndërrohet mesatarisht çdo 3 muaj. Shpëlarja e gojës me ujë pas vakteve ka pak efekt mbi acidet bakterore, megjithëse mund të ndihmojë në eliminimin e mbeturinave ushqimore.

 

Disa këshilla për një shëndet oral sa më të mirë

  • Lani dy herë në ditë dhëmbët me pastë me përmbajtje fluori.
  • Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3 muaj.
  • Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer.
  • Mbani një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore, si: drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos.
  • Përdorni fije dentare për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.
  • Përdorni ujë pas ushqimit.
  • Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.
  • Bëni kontrolle periodike te dentisti.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë
  • “Mezi qeveris vendin tënd, por i jep leksione botës”, Rama kritikohet ashpër në rrjetin X
  • Lista Studentore mundi Vuçiçin në zgjedhje, mesazhi i Veliaj: Protestat nuk janë ‘fundi i botës’
  • U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria e Tiranës nis hetim për rastin e 28-vjeçarit
  • EMRAT: Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Komentet e Fundit

  1. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  2. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?
  4. Kazon lapsash 🤣 on 26 tetor 2026
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Lula fiton kundër aleatit të Trump, Brazili qëndron majtas në një Amerikë Latine të kthyer djathtas

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?