Kombëtarja shqiptare ka sot një përballje historike me Kroacinë në ndeshjet për EURO 2024. Dy ekipet përpos së kërkojnë 3 pikëshin, në fushë përballen për herë të parë së bashku. Edhe pse dy vendet kanë marrëdhënie të mira dhe fqinje, asnjëherë nuk ka pasur një ndeshje mes tyre.
Ky duel për të dyja ekipet shihet si një finale, pasi Shqipëria dhe Kroacia kanë o pikë dhe janë të fundit në renditjen e Grupit B të EURO 2024. Rezultatet e kësaj përballje do të vendosin rrugëtimin europian të dy ekipeve, të cilat kërkojnë 3 pikëshin me shpresën për të kaluar grupin.
Ndeshja do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg dhe do të gjykojë një francez, François Letexier. Kuqezinjtë zhvilluan dje stërvitjen e fundit dhe sot janë gati për të zbritur në tapetin e blertë, me gjendjen e Asanit që është përmirësuar.
UEFA thotë se trajneri i kuqezinjve pritet që të bëjë 3 ndryshime në formacion. Sipas UEFA, në fushë nuk do të zbresë Elseid Hysaj, i cili është kritikuar gjerësisht në rrjet për uljen e kokës pasi Italia shënoi golin e dytë. Ai sipas UEFA-s mund të zëvendësohet me Balliun. Risi pritet të jetë edhe sulmuesi Arbër Hoxha në vend të Seferit dhe Ismajli në vend të Ajetit. Ndërkohë, pjesa tjetër pritet të jetë e njëjtë.
57 mijë vende ka stadiumi “Volksparkstadion” në Hamburg dhe sërish pritet që tribunat të vishen kuqezi dhe të dominojnë tifozët shqiptarë, njëjtë si në ndeshjen me Italinë. Ndeshja e radhës e Shqipërisë është me Spanjën më datë 24 qershor, ndërsa në përballjen me Italinë humbi me rezultatin 1-2.
Formacionet e mundshme
Kroacia: Livakoviç; Stanishiç Shutalo, Gvardiol, Sosa; Modriç, Kovaçiç; Pashaliç, Majer, Kramariç; Petkoviç
Shqipëri: Strakosha; Balliu, Ismjali, Gjimsiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Hoxha, Asani, Broja
j.l./ dita

QI ta fitojme Kampionatin nuk duhet te ULIM vetem Kaptinen por tengrejme edhe SUMEN….tifalemi ‘allaEkbar’!
At gjymshitin mos e luj,se po lujte ate,rane gjithe tjegllat teposhte.
FITORE SHQIPËRISË EPIKEEEEEEEEEEEEEEE!!!!!!!!!!!!!!!
Sot nuk ka asnje shprese nese shqiponjat nuk do t’i lejojne te fluturojne lirshe,si kater ndeshjet para Moldavise.
Rama duhet te shkonte edhe kete here ne Paris dhe te kerkonte ndikimin e Macron tek gjyqetari kryesor francez i ndeshjes qe ai mos te ia mbaje anen kroacise sikur shkoi ne Pariz dhe kerkoi favor per serbine e Vuciqit ne mospranimin e kosoves nga komiteti i ministrave te BE ne KE por,bythepamuku dhe serbifili Rama kete nuk ka guxim ta beje sepse po te shkonte ne Pariz ateher Vuciq me te paren do ta shqelmonte bythes dhe qitete jashte sofres se pare serbo-ruse ..!
Me lehta do te ushte qe frikacaku braziljsn Silvinjo te mos ishte ne stola fare sor!Lerni shqipinjat te fluturojne lirshem si na katerv ndeshjet,para Moldavise!
Uroj qe sot, mos te bejme ate prezantim turpi sic beme me Italine. Kroacia, ka emra te medhenj qe luajne ne kampionatet me te forta te Europes, lojtaret tane pervec Xhimsitit, ngrohin stolin dhe xhepat. Sot ka lene jashte deshtakun Hysaj, Seferin e Ajetin,, por qe, edhe Asani,Broja e Ramadani, nuk jane larg nga tre te paret. Thoma, shpervishi menget sot, trego qe je djali i Fotos, keshtu ke mundesi per t’u qepur gojen gazetare “specialisteve” dallkauke te tipit Sokol Balla qe edhe pse ne ndeshjen ndaj Italise, na shpetove nga goleada, ligesia qe kane ne shpirt, nuk i lejon te shikojne realitetin! Shpresoj gjithmone per nje rezultat pozitiv edhe pse do te jete e veshtire, kuptohet!