Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ish-gruaja e fortë e Europës feston sot 70-vjetorin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ish-gruaja e fortë e Europës feston sot 70-vjetorin
Bote

Ish-gruaja e fortë e Europës feston sot 70-vjetorin

Published: July 17, 2024
Shpërndaje

Kur Angela Merkel, kancelarja e parë dhe deri tani e vetme e Gjermanisë, u zgjodh për herë të parë në këtë post, askush nuk besonte ajo do të drejtonte për 16 vjet me radhë fatet e vendit.

Merkel mbush tani 70 vjeç.

Kur Angela Merkelu zgjodh në vitin 2005 si kancelarja e parë e Republikës Federale të Gjermanisë, nuk ishin të paktë zërat që dyshonin, nëse ajo e kishte vërtet vullnetin për postin e kancelares.

- Publicitet -

Askush nuk besonte në atë kohë se pikërisht Merkel do të ishte për 16 vjet me radhë kancelare e Gjermanisë.

Para saj këtë e kishin arritur vetëm dy kancelarë: Konrad Adenauer i CDU-së (në vitet 1949-1963) dhe Helmut Kohl po i CDU-së, (1982-1998).

Por Merkeli nuk u bë rastësisht e “ashtu si për të thënë” kancelare e Gjermanisë. Dëshirën e saj për pushtet, ajo e ka treguar që herët. Në mes të skandalit së donacioneve të Partisë Kristiandemokrate, CDU, ajo e kritikoi hapur në një artikull gazete mentorin e saj politik, Helmut Kohlin. Pak kohë pas artikullit ajo u zgjodh kryetare e partisë CDU. Më parë ajo kishte mbledhur përvojë si ministre në kabinetin e Kohlit.

Politika ka nevojë për pushtet. Këtë ajo e dinte mirë dhe prandaj ndryshoi edhe shumë elementë programatikë të partisë CDU duke e orientuar atë më afër qendrës së spektrit politik. Temat si shërbimi i detyruar ushtarak, energjia bërthamore dhe modeli i një familjeje klasike, që ishin dikur bërthama e bindjeve kristiandemokrate, Merkeli i ndryshoi. Në vitin 2011 ajo shpalli edhe heqjen dorë graduale të Gjermanisë nga energjia bërthamore.

Kritikët thonë se ajo e ka sfumuar profilin e partisë, e ka bërë CDU-në më shumë social-demokrate. Disa anëtarë të CDU-së madje krijuan një parti të re, “Alternativa për Gjermaninë”. Por tek të rinjtë kursi i Merkelit duket se gëzonte simpati.

Instinkti i saj për pushtet, mjeshtëria e saj taktiko-strategjike dhe aftësia për t’u përshtatur, e bënë Merkelin edhe një nga politikanet më të rëndësishme të Europës dhe të Gjermanisë.

Si në samitet e G7-s apo në samitet e BE-së Merkeli ishte mbrojtëse e fortë e interesave gjermane në arenën ndërkombëtare. Gjatë krizës ekonomike dhe financiare të Europës Merkeli u kthye në një figurë simbolike të shpëtimit të euros.

Në tetor 2022 Komisariati i OKB-së për refugjatët UNHCR i dha ish-kancelares Angela Merkel çmimin e njohur Nansen për politikën e saj ndaj refugjatëve.

Për qëndrimin ndaj refugjatëve, hapjen e kufijve në vitet 2015 dhe 2016 dhe veçanërisht për sloganin e saj “Ne do t’ia dalim” Merkel u kritikua shumë në Gjermani.

Në kulmin e luftë së Sirisë Gjermania pranoi më shumë se 1,2 milionë refugjatë dhe azilkërkues.

Merkel është lindur më 17 korrik 1954 në Hamburg, në ish-Gjermaninë Perëndimore. Merkel është me prejardhje gjermane dhe polake. Pas lindjes së saj i ati që ishte prift protestant u emërua në një kishë në landin e Brandenburgut, që asokohe ishte në ish-Gjermaninë Lindore.

Në kujtimet e saj me titull “Liria – Kujtime 1954 – 2021”, që do të botohet në nëntor, Merkel rrëfen për “jetën e saj në dy shtete gjermane – 35 vjet në ish-Gjermaninë Lindore dhe 35 vjet në Gjermaninë e ribashkuar.

Merkel është gruaja e parë dhe deri tani e vetmja që ka qenë kancelare e Gjermanisë. Megjithatë pas largimit të saj nga politika trashëgimia e Merkelit është përballur me kritika, veçanërisht për qasjen e saj ndaj Moskës si dhe varësisë së Gjermanisë ndaj gazit rus.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës
  • Ultimatum online: Afat Ramës deri nesër në mesditë, nëse nuk jep dorëheqjen…
  • Demo: 51 policë janë lënduar gjatë protestës në Tiranë
  • Tirana në flakë
  • Reuters për protestën në Tiranë: Shpërthim i dhunshëm i pakënaqësisë kundër Edi Ramës

Komentet e Fundit

  1. Ilir on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. Genci paris on Tirana në flakë
  3. K R on Tirana në flakë
  4. Skypion on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  5. Kalemi on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?