Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot koncerti i Elsa Lilës në Tiranë, këngëtarja pritet nga Veliaj: “Jemi krenarë për ty! Bekim dhe kënaqësi të të mbështesim”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Sot koncerti i Elsa Lilës në Tiranë, këngëtarja pritet nga Veliaj: “Jemi krenarë për ty! Bekim dhe kënaqësi të të mbështesim”
Kulture

Sot koncerti i Elsa Lilës në Tiranë, këngëtarja pritet nga Veliaj: “Jemi krenarë për ty! Bekim dhe kënaqësi të të mbështesim”

Published: November 1, 2023
Shpërndaje

Në Pallatin e Kongreseve po bëhen përgatitjet e fundit për koncertin recital “Finalmente Elsa”, të këngëtares së dashur të muzikës së lehtë shqiptare, Elsa Lila. Pak orë para ngjitjes në skenë, ajo u prit sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se shqiptarët janë krenarë për artisten e mirënjohur, për të gjithë suksesin e saj, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, ku jeton prej 26 vitesh.

“Ne jemi shumë krenarë për ty dhe më vjen mirë që, pasi ke kontribuar si ‘kripa në gjellë’ në të gjitha festivalet, sot në mbrëmje do të jesh ti ‘pjata’ kryesore me këtë recital. Për ne ka qenë një bekim i madh dhe një kënaqësi që të të mbështesim. Çdo qytet, sado modest të jetë, nuk duhet të kursejë për njerëzit që punojnë, për njerëzit që kanë sakrifikuar, për njerëzit që pavarësisht sfidave në jetë, janë rrëzuar e janë ringritur. Historia e Tiranës nuk është historia e atyre që ua kanë shtruar tapetin e kuq, apo që ua kanë hapur dyert e suksesit ata të shtëpisë, por është e çunave dhe gocave që janë rritur vetë, me 100 vështirësi, dhe në vend që të bëhen më të hidhur, janë bërë më të mirë dhe më të dashur. Ti je njëra prej tyre”, tha Veliaj, i cili i dhuroi këngëtares edhe kullën simbolike të Sahatit të Tiranës.

Pasi falenderoi kryebashkiakun, Elsa Lila kishte edhe një ftesë të fundit për të gjithë ata që ende nuk e kanë blerë biletën: “Shumë faleminderit nga zemra për mbështetjen, për dashurinë, dhe ju pres të gjithëve sonte në Pallatin e Kongreseve, të këndojmë këngët e mia të këtyre 27 viteve!”

- Publicitet -

Të gjitha këngët e Elsës, të cilat i kemi dëgjuar dhe kënduar prej vitesh, si: “Pyes lotin”, “Vetëm një fjalë” apo “Evita”, kënga dedikuar vajzës së saj, do të jenë pjesë e koncertit. Elsa Lila do të shoqërohet në këtë event të rëndësishëm të karrierës së saj edhe nga një bandë muzikore italiane, pjesë e së cilës është kompozitori Enrico Melozzi, i cili ka drejtuar disa herë orkestrën e Festivalit të Sanremos, ndërsa i ftuar special do të jetë këngëtari Pirro Çako.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?