Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot Shqipëria mëson ekipet e grupit në Euro 2024, ja në cilën orë hidhet shorti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Sot Shqipëria mëson ekipet e grupit në Euro 2024, ja në cilën orë hidhet shorti
Sport

Sot Shqipëria mëson ekipet e grupit në Euro 2024, ja në cilën orë hidhet shorti

Published: December 2, 2023
Shpërndaje

Sot shqiptarët kudo në botë janë me sy e veshë nga Hamburgu i Gjermanisë. Duke nisur nga ora 18:00 hidhet shorti i fazës finale të “Euro 2024” dhe Shqipëria mëson kundërshtarët. 21 skuadrat e kualifikuara deri më tani dhe 3 të tjerat që do të dalin nga përballjet e play-off janë të ndara në 4 vazo me nga 6 ekipe dhe do të shortohen me njëra-tjetrën për të përcaktuar 6 grupet me nga 4 skuadrat të Gjermani 2024.

Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë me të cilat nuk mund të përballemi. Në vazon e parë janë ekipet e forta duke nisur me Gjermaninë organizatore që do pozicionohet në grupin A dhe Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia. Në vazon e tretë ekipet që duhen evituar janë Holanda e Kroacia ndërsa rivalë më të pranueshëm janë Skocia, Sllovenia, Sllovakia e Çekia së cilës i morëm 4 pikë në eliminatore.

Në vazon e katërt ndodhet Italia kampione në fuqi, Serbia e Zvicra dhe do të pozicionohen edhe tre fitueset e play-off-eve. Në play-ofin A fituesja do të dalë nga përballjet Poloni-Estoni e Uells-Finlandë. Fituesi i play-off B nga sfidat Bosnje Hercegovinë-Ukrainë dhe Izrael-Islandë dhe fituesi i play-off C nga duelet Greqi-Kazakistan e Gjeorgji-Luksemburg.

- Publicitet -

Për Shqipërinë, mundësitë janë nga më të ndryshmet që nga një short i pranueshëm e deri tek një grup “ferri”. Për fazën me eliminim të Europianit kualifikohen dy ekipet e renditura të parat dhe katër të tretat më të mira. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në Europian si fituese e grupit E eliminator. Europiani i Gjermanisë do të zhvillohet në dhjetë qytete, nga 14 qershori deri në 14 korrik të vitit të ardhshëm.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?