Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK akuza të reja për Veliajn, GJKKO vendos sekuestrimin e dy pasurive
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK akuza të reja për Veliajn, GJKKO vendos sekuestrimin e dy pasurive
KronikeLajmi i fundit

SPAK akuza të reja për Veliajn, GJKKO vendos sekuestrimin e dy pasurive

Published: May 22, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion vendosi të shtojë akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

Pas hetimeve, SPAK shprehet se ka dyshime se ata kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Pas kërkesës së SPAK, GJKKO vendosi sekuestrimin e dy pasurive të çiftit.

- Publicitet -

Në deklaratë theksohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se Veliaj dhe Xoxa kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri, njëra prej të cilave shtesë pasurie, të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, ku aktualisht ata jetojnë.

Sipas njoftimit të SPAK, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme  përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”,  parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.  

Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart.

Në  vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:

Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK  në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V.  dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet nëSelitë, ku aktualisht këta shtetas jetojnë.

Sqarim:  Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Keta jemi, ky eshte niveli says:
    May 22, 2025 at 4:06 pm

    Pa fjale…………………….Spak Kaps ,hesapi. Te shohim ku do arrijne

    Reply
  • pilo Lala says:
    May 22, 2025 at 4:11 pm

    Fatkeqesisht po vertetohet se Erjoni paska bere marifete, ka pervetesuar para nga persona te ndryshem qe kerkonin leje ne Bashki.
    Kontributi i tij eshte i madh per Tiranen moderne, por drejtesia do beje punen.

    Reply
    • Arben says:
      May 22, 2025 at 5:33 pm

      pse kishe dyshime ti???!!!

      ahahahhahahhahah

      fatkeqesi.

      Reply
  • chp says:
    May 22, 2025 at 4:19 pm

    Nuk them se cifti Veliaj jane shenjtore..sigurisht qe kane bere “therrime” kur kane ngrene buke…pra buka eshte..kurse me dinastine kriminale te Berishes ata kane ngrene buken dhe kane lene “therrimet”
    Nese Berishajt do denoheshin me te njejten metode si me Veliajt duhej qe sot duhet te ishin ne burgim te perjetshem Berisha Basha Zeni Gita dhe Mediu etj..
    Masakrimi i Veliajt familjarisht dhe mediatikisht per “dyshime te aresyshme” fajeson Ramen dhe Bashkimin Horropian (BE)

    Reply
  • Xon ramazoni says:
    May 22, 2025 at 4:52 pm

    O chiiiizo, ca ka bo vaki qe s’e ke permen laverin sot se vallahi me e morr vesh ?¿ ka me t’qujt armik te kllases.

    Reply
  • ILIR says:
    May 22, 2025 at 4:58 pm

    Te nderuar komentues,ketu nuk behet fjale per” therrime”,po ” therrime ” jane ato qe kane dale deri tani nga “buket ” me thase qe ata kane stivosur. Sikur nje ndertues te behej bashkepunetor , kush e di sa “xhevaire” do te dilnin ne drite. Ose sikur MON KUKALESHI te fliste…..
    Ne fund do tu beja thirje komentueseve te mos behen sentimentale….ai na ka vjedhur dhe mashtruar te gjitheve ne….

    Reply
  • Xon ramazoni says:
    May 22, 2025 at 6:20 pm

    Mos Liro se e vune ne siklet chiiiizin. Ai per ca therrime thote se u denua padrejtesisht dhe nanua me nexhin. Per te te gjitha fajet i ka saliu liu iuu firifiu.

    Reply
  • Vl says:
    May 22, 2025 at 7:45 pm

    Sja te Veliajt jan te ZORROS Hahaha Hahaha

    Reply
  • Dashi says:
    May 22, 2025 at 8:21 pm

    ILIR , ti bëj thirrje sa të duash , nuk të beson njeri , se ke konflikt të thellë interesi . Nëqoftëse do t’i bënte thirrje komentuesve një person asnjëanës dhe i ekuilibruar , edhe mund të kishte influencë , po jo ti që nuk ke lënë fjale , epitete , sharrje e akuza kundër Ramës , Veliajt e qeverisë . Megjithatë , siç dihet tashmë , zgjedhjet mbaruan , rezultati katastrofik i partisë tënde , një kataklizmë biblike dihet nga të gjithë . Keq më vjen për gjithë atë vrer që ke derdhur gjatë gjithë legjislaturës që mbaroi , akumulo tjetër sasi helmi dhe fillo përsëri t’a vesh në përdorim nga shtatori .
    Erion Veliaj do të quhet fajtor , atëhere kur të thotë drejtësia fjalën e vet në të gjitha shkallët e saj , se deri tani nuk na ka dhënë ndonjë prove kushedi se çfarë . Hë për hë , kemi në një stad shumë më të avancuar dosjen e Sali Berishës , tashmë të dërguar në gjykatë për fillimin e gjyqit ndaj tij .

    Reply
  • Km says:
    May 23, 2025 at 5:02 am

    Nuk then se Jane shenjtore,Jane njerez te zakonshem qe akuzohen padrejtesisht.Nuk eshte rasti i pare qe ,me tendencen per ta mbajtur domosdo ne burg ,sajohen akuza fallso .Dhe cuditerisht eshte SPAK qe i ben keto Pune ,ne bashkepunim me GJKKO.Shperdorim i paster i detyres prej tyre.Gjithsesi ,nuk do i shpetojne ndeshkimit ligjor keta gjukates e prokurore.Nuk eshte vetem nga paaftesia,por me keq akoma, nga politizimin si individe dhe institucione.

    Reply
  • NATO says:
    May 23, 2025 at 7:55 am

    Po te kishte reaguar si njeri,do ta besoja edhe une qe eshte denuar padrejtesisht,,poor por,Veliu reagoi si skile Venediku.I dergoi leter Falenderime PSdhe Kryetart Rama.Premtoi qe MEZI PRET RE DALI NGA BURGU,qe te punoje me te gjitha Forcat ne Krye te Bashkise se Tiranes,.Reagimi Normal do te ishte:Vetem po s`dola,po s1te shker,..c`te permban,,mos me thencin Erion Velia!,.Prandaj Une besoj se ky ka vjedhur me thase dhe nuk eshte njeri i ndershem.

    Reply
  • Humoristi says:
    May 23, 2025 at 9:25 am

    Veline pa bacelor nuk e degjoi mallkimin e malsori:” t’u rrit mendja!?Edhe ne aosana e Dyrresut nuk i erdhen ment!

    Reply
  • ILIR says:
    May 23, 2025 at 2:15 pm

    Pershendetje Dashi,sa per dijeni une jam pensionist me nje pension qe hyn tek te lartet.Nuk kam konflikt interesi pasi nuk jam me parti.Une kam punuar ne administrate publike ne kohen e Enverit dhe kam nostalgji vetem per korrektesine e asaj administrate dhe jam ndeshkuar nga ajo kohe. Nga ana tjeter une kam lindur dhe jam rritur ne Tirane dhe e shoh me keqardhje qe Tirana ne saje te ndertimeve klienteliste dhe ne kundershtim me ligjet e urbanistikes po behet cdo dite dhe me e pabanueshme. Eshte perkeqesuar situata ne sherbimin shendetsor,katranosur ne hipoteka dhe akoma me keq ne sistemin gjyqesor dhe plot te tjera. Une me ndergjegje shprehem kunder ketyre fenomeneve,pa share njeri dhe pa pasur asnje problem personal me askend. Sa per ta plotesuar edhe femijet i kam te sistemuar jashte dhe megjithese i kam te gjitha mundesite te largohem,jetoj dhe do vdes ne vendin tim. Ne se ngreh probleme qe une e shoh si te nevojeshme per tu ndryshuar kete e bej vetem si Shqiptar i ndershem dhe agje me shume. Ju bej thirje te gjitheve qe kur komentoni mos u ndiqni nga kendveshtrimi partiak.Shqiperia eshte e te gjithe Shqiptareve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Erion Veliaj kërkesë në Gjykatën e Lartë për përshpejtim të rigjykimit
  • Sekretari i NATO-s konfirmon Samitin në Tiranë, por jo kohën
  • “Ndaloni dhe vizitat”, Trump urdhëroi ndërprerjen e tregtisë me Spanjën, reagon Madridi
  • Nga Macron me syze të errëta te Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot pikante nga samiti i NATO-s
  • Shqipëria, destinacioni turistik më në modë i Evropës, por me çfarë kostoje?

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on VIDEO: Rutte i tregon me gisht Trump atletet e Ramës, ja si reagon Presidenti amerikan

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?