Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet
AnalizaKronike

SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet

Published: October 4, 2026
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka pezulluar kallëzimin e Ajshe dhe Muharrem Haklaj ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 15 personave të tjerë, lidhur me vrasjet e katër vëllezërve Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj.

Pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore dhe marrjes në pyetje të disa personave, prokurorja Elida Kaçkini ka vendosur pezullimin e hetimeve dhe dërgimin e materialeve pranë Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe gjetjen e provave.

Por ky vendim është kundërshtuar nga familja Haklaj.

- Publicitet -

Babai i vëllezërve Muharrem Haklaj dhe motra Aishe Haklaj, i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme me ankim, duke kërkuar vijimin e hetimeve mbi kallëzimin e depozituar në SPAK në korrik të vitit 2021.

Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.

Në kallëzimin e tyre, Ajshe dhe Muharrem Haklaj akuzojnë ish kryeministrin Sali Berisha se ka urdhëruar vrasjet e katër vëllezërve.

Krahas Berishës, në kallëzim janë përfshirë edhe 15 persona të tjerë, të cilët kallëzuesit i akuzojnë si pjesë të një grupi të armatosur dhe një organizate kriminale që, sipas tyre, vepronte nën urdhrat e ish kryeministrit.

Në kallëzim janë ngritur akuza për vrasje me paramendim, krijim të bandës së armatosur dhe organizatës kriminale, kryerje të krimeve në kuadër të tyre, si dhe akte terroriste.

Përfaqësuesi ligjor i familjes Haklaj, avokati Idajet Beqiri, ka deklaruar në kallëzim se familja dispononte prova, dokumente, materiale filmike dhe dëshmi që, sipas tij, mund të ndihmonin në zbardhjen e vrasjeve.

Vetë motra e madhe e Haklajave Ajshe Haklaj, Muharrem Haklaj dhe familjarë të tjerë dëshmuan për disa orë në SPAK duke paraqitur pretendimet e tyre.

Ndërkohë, prokuroria e posaçme pasi ka kryer veprimet hetimore të konsideruara të nevojshme dhe ka marrë në pyetje disa persona të tjerë dhe me pas , ka vendosur pezullimin e çështjes dhe referimin e saj për veprime të mëtejshme hetimore.

Vrasjet e katër vëllezërve Haklaj janë pjesë e një historie të gjatë konfliktesh dhe përplasjesh të armatosura në Tropojë, ndërsa familja Haklaj prej vitesh kërkon zbardhjen e tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave që ata i konsiderojnë përgjegjës.

Katër vëllezërit Haklaj u vranë brenda një periudhe prej afro tre vitesh, në një seri atentatesh në Tropojë. I pari ishte Shkëlqim Haklaj, i vrarë më 5 janar 1998 në Qafën e Luzhës.

Më 4 gusht 1999 u vra Halil Haklaj, ndërsa vëllai i tij Fatmir, i cili mbeti i plagosur në këtë atentat, u vra tre muaj më vonë, më 4 nëntor 1999, në Bujan. I fundit nga katër vëllezërit ishte Ylli Haklaj, i vrarë më 3 dhjetor 2000 në një atentat me snajper.

Këto vrasje ndodhën në periudhën e përplasjeve të armatosura dhe konflikteve të shumta në Tropojë. / Shqiptarja

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    October 4, 2026 at 2:58 pm

    VO:
    -NGUSHËLLIME FAMILJES SË MBETUR GJALLË NGA KRYETERRORIËISTI KOMBËTAR ..
    -NË TROPOJË VEÇ 4 TRIMAVE HAKLAJ U VRAN MBI 200 TRIMA PËR HASMËRI NGA KANUNORI VOÇIDOLIT..
    – NJË NGA SHKAQET QË U VRAN HAKLAJT..
    1.NUK JU BINDËN BABIT PËR LUFTËN CIVILE NË JUG TË VËNDIT 97,98…
    2.SE NDIHMUAN UÇK KOSOVË ME ARMË PËR ÇLIRIM,KUR KY PO NDIHMONTE BUJAR BUKOSHIN QË KY E NDIHMOI ME 400 MRRCENAR SËRB NË GRUSHTIN E SHTETIT 1998 PASI NXORI NË PRITË AZEM HAJDARIN QËLLIMISHT PËR TË RRËZUAR QEVERINË NANO..
    3.TË AFRONTE PAS VETES MILITANTËT QË MBËSHTESNIN PS NË FUSHATA..
    4.TË ELEMINOTE GRUPACIONET QË PO KËRKONIN ELEMINIMON E TIJ SI ANTIKOMBËTAR..
    5.TI TREGONTE SLLOBODANIT SËRB SE PO PUNON PËR TË PËR SHKATRTIMIN E EKONOMOSË DHE DESTABILIZIMIN E SHQIPËRISË..
    5.SPAK NUK GUXON SA TË JETË FENOMENI BERISHIST GJALLË..PASI SHUHET SPAK DHE SHQIPËRIA..
    6.SHBA,BE E DINË POR NUK VEPROJNË PËR NJË TENSION DESTABILIZIMI TJETËE NË SHQIPËRI..
    7.SPAK,GJKKO DUHET TË MOS E PAISNIN ME LOGO E VULË OPOZITARI..PËR KUNDËR SHBA,ANGLISË.!
    8.PO TË GJYKOHEJ D/TROPOJA DËNIMI DO ISHTE KAPITAL,POR SB ËSHTË SGJENT BOTROR DHE.. DUHET ME VEPRIM TË SHUMËANSHËM..
    9.SB ËSHTË KRYEKRIMINELI SHEK.21 DHE 22..QË DO SHKRUHET HISTORI E ZEZË PËR TË..
    10.AI..PO KËRKON TË MBROJ FAMILJEN DHE PASURINË..60 VILAT..QË VETËM SPAK I TREDHUR NUK I DI..
    11.EDHE AI E DI SE NUK BËHET KM..POR SHTY TA SHTYJË..
    12.NË SHQIPËRI KRIMINELET GJYKOHEN PAS VDEKJES..SE EKZISTON NEPOTIZMI,FRIKA..
    13.NUK KA MË AVNI RUSTEM.RINIA IKU MBETËN PESIONISTËT..!
    14.NDAJ POLITIQËNËT TALLIN BOLET ME SHQIPFOLSIT..
    FLM DITA

    Reply
  • Konfuzion si popull says:
    October 4, 2026 at 3:43 pm

    Te thuash TURP per KAPS – in, eshte pak, por ska rendesi, te na rroje rrevulucioni….. Sec ka nje dore te fshehur qe po leviz gjerat,.

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    October 4, 2026 at 5:15 pm

    Përfaqësuesi ligjor i familjes Haklaj, avokati Idajet Beqiri, e ka te humbur kete beteje ligjore, sepse nuk di te luftoje si ushtron jurist dhe sillet si gazetar.

    Reply
  • Jimi says:
    October 4, 2026 at 6:49 pm

    As mos u mundoni kote qe te vazhdoni te kerkoni te vendoset drejtesi nga organet e drejtesise per vrasjet e kryera ne Tropoje nga Sali Berisha. Ne kete vend e ka marre ferra uraten. Kush mundet drejtesine ta vendose me vetegjyqesi.

    Reply
  • Celia says:
    October 5, 2026 at 10:16 am

    Këta vagabonda dhe baxhella meritojnë vetëm……..SHOTËN.
    E kanë hak.

    Reply
  • Artan says:
    October 5, 2026 at 11:10 am

    Drejtesine e ka Gita ne dore,po Palloshit si.cun kuller Tirone qe eshte nuk i rruhet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?