Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK dërgon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit dhe 8 të tjerë, zbardhen akuzat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK dërgon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit dhe 8 të tjerë, zbardhen akuzat
KronikeLajmi i fundit

SPAK dërgon për gjykim dosjen e Erzen Breçanit dhe 8 të tjerë, zbardhen akuzat

Published: December 27, 2024
Shpërndaje

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen e Erzen Breçanit, ish-shefit të Krimeve Dedan Gjoni, ish-oficeres së Interpolit, Jonida Babameto dhe personave të tjerë të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.

Të pandehurit janë Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga, Jonida Babameto dhe Erzen Breçani.

Sipas SPAK, të pandehurit kanë bashkëpunuar si një grup i strukturuar kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine.

- Publicitet -

Ata shfrytëzonin lidhjet ndërkombëtare në Amerikën Latine dhe Evropë për trafikun e drogës. Ky grup i strukturuar kriminal shfrytëzoi pozitat zyrtare të disa funksionarëve të agjencive ligjzbatuese shqiptare për të mbledhur dhe shpërndarë informacion të klasifikuar, të cilët i ndihmonte anëtarët e tij që t’i shmangeshin drejtësisë dhe të vijonin aktivitetin kriminal, si rasti i ish-shefit të krimeve Dedan Gjoni, sipas SPAK.

Erzen Breçani me veprime aktive të kundraligjshme ka administruar dhe futur në qarkullim të ardhurat e përftuara nga droga të djalit Eralbi Breçani, me qëllim mbulimin e vërtetë të origjinës së tyre. Babë e bir kishin një synim të përbashkët, pengimin e identifikimit të origjinës së të ardhurave. Po ashtu, Breçani i jepte informacione Bujar Ajetit dhe Nuredin Dumanit në mënyrë që t’i shmangen arrestimit nga policia.

NJOFTIMI I SPAK:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 06.08.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale me nr. 78/2023, në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murtati, Albert Prenga, Jonida Babameto dhe Erzen Breçani”

2. Në seancën e datës 27.12.2024 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Irena Gjoka, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 109, datë 27.12.2024, vendosi:

I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dërgimin në gjyq, të çështjes penale që i përket procedimit penal me Nr. 78, viti 2023, në ngarkim të pandehurve:

1. Ismail ZENELI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 (dy herë);“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga  organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.

2. Bujar AJETI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334/1 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www. gjp.gov.al armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”  parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

3. Adrian CENAJ (DEDJA), hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal.

4. Dedan GJONI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve A.N dhe E.N, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

5. Besmir MURTATI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

6. Albert PRENGA, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

7. Jonida BABAMETO, hetuar me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al

AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.

8. Erzen BREÇANI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, (nga data 20.11.2023 deri në datën 16.06.2024) dhe aktualisht me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

II. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me tjetër trup gjykues.

III. Fashikulli i gjykimit do të përmbajë të gjitha aktet e hetimit paraprak, të përfshira në 69 (gjashtëdhjetë e nëntë) volume hetimore.

IV. Pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurit Bujar Ajeti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe armëve sportive” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, për shkak se vepra penale është amnistuar, bazuar në nenin 6 të Ligjit Nr. 33/2024 “Për Dhënie Amnistie”.

V. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim, ndërsa kundër vendimit për pushimin e akuzës mund të bëhet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të këtij vendimi.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Po says:
    December 27, 2024 at 4:27 pm

    Mbas gjith asaj buje qe u kap ky Bercani doli ne arrest shpie dhe as 1 gazet nuk folie. Si ka mundsi?

    Reply
    • prec ulaj says:
      December 27, 2024 at 7:39 pm

      Denimi maksimal per Tropojanet eshte 2-3 vjet.
      I jati i nje trafikanti tjeter nga Tropoja, Cekaj, u nxorr i pafajshem.
      Ka tjeter kod penal per ata.
      Pepkolaj nga Tropoja vrau nje njeri te pafajshem ne Elbasan ne zgjedhje, e denuan 7 apo 8 vjet. Nuk e lejon ligji me shume.

      Reply
  • Milo says:
    December 28, 2024 at 9:33 am

    Shoku i NGUSHTĒ i tan 🤮 marmalatès (hoxha) zēdhēnēsit të KRIMIT , DROGËS dhe VRASJEVE të SHQIPTARËVE !!!!
    Sa herè qè i DËNON GJYKATA , i NXJERR pèrsèri për “DHIMBJE BARKU” me PROÇEDURË , sepse AKTROJNË dhe SHNDËRROHEN në Femra me BARRË , LEPUJT e Saliut nga Tropoja !!
    Kjo është DREJTËSIA e Gjin-Gjonërisë së KRIMIT që NUK ështē SHKULUR AKOMA me RRËNJË nga SHQIPÈRIA 🇦🇱 !!
    Belind Kélliçi JEVG dhe SHPIRT ZI , duhet tè ishte në BURG të PËRJETSHËM tani vetèm me AKUZËN e MASHTRIMIT , që ka MASHTRUAR DY SHTET (SHTETIN SHQIPTAR dhe SHTETIN AMERIKAN) , duke KRYER edhe KRIM FEDERAL në USA siç është MASHTRIMI ( F R A U D ) , që pèr PERSONAT PUBLIKÈ MASHTRIMI ( F R A U D ) , të HUMB VULA dhe ti hedhin ÇELSAT në OQEAN

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tjetër aksident: Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur në Mirditë
  • Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  • Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  • Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  • Tre eksodet që hapën dyert e Shqipërisë drejt Perëndimit

Komentet e Fundit

  1. K R on Është e vërtetë që një natë udhëtim me këtë tren kushton 100 mijë dollarë?
  2. demo on Në Ditën e të Zhdukurve, Kosova kërkon trysni ndaj Serbisë për hapjen e arkivave
  3. demo on Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  4. demo on Referendumi, islandezët votojnë për të qëndruar jashtë Bashkimit Evropian
  5. demo on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?