Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK dorëzon tre aktekspertime të reja për vrasjen e Behar Sofisë, “koka” e ekzekutimit ende në arrati
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK dorëzon tre aktekspertime të reja për vrasjen e Behar Sofisë, “koka” e ekzekutimit ende në arrati
AktualitetKronike

SPAK dorëzon tre aktekspertime të reja për vrasjen e Behar Sofisë, “koka” e ekzekutimit ende në arrati

Published: January 12, 2024
Shpërndaje

Për ekzekutimin mafioz të Behar Sofisë, por një pretencë të dhënë nga ana e SPAK për 5 personat që u tha se kanë marrë pjesë në atentat, gjykata ka nisur edhe gjyqin ndaj atij që konsiderohet organizatori i gjithë skemës.

Edhe pse prokuroria ka kërkuar 127 vjet burg për grupin prej 5 personave, për shkakun e vrasjes dhe personat e interesuar ende nuk ka asnjë të dhënë për ta bërë publike, as në sallën e gjyqit. Është Jemin Shera, personi i kërkuar dhe i faktuar si organizator i atij krimi, pasi SPAK ka marrë të mirëqenë dëshminë e autorit të vrasjes, nën cilësinë e dëshmitarit të drejtësisë.

Emri i tij, pra i Sherës, ka dalë pikërisht pas rrëfimeve të të riut, që i mori jetën Sofisë në mes të Tiranës, pasi e kishte ndjekur që nga shtëpia e tij deri në afërsi të Piramidës në Tiranë ku edhe e ekzekutoi. Madje, në vendin e ngjarjes atë moment, vetëm pak metra larg ishin edhe dy punonjës policie, të cilët kontrollonin kalimtarët për mbajtjen e maskave anti-COVID, por vrasësi ishte kujdesur që ta vinte maskën ditën që donte të kryente porosinë për ekzekutimin e biznesmenit.

- Publicitet -

Nisja e gjykimit

Gjykata e Posaçme filloi gjykimin në mungesë për Jemin Sherën i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë në 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë. Pavarësisht kërkimeve që janë bërë nga policia, Shera nuk është gjetur, ndërsa në banesën e tij në Zall-Herr nuk ka pasur asnjë person. Vëllai i të pandehurit ka theksuar para hetuesve nuk kishte dijeni për vendndodhjen e tij.

Në këto kushte Prokuroria kërkoi që të niste procesi në mungesë, gjë e cila u pranua nga gjykata. Emri i Jemin Sherës është regjistruar për herë të parë nga SPAK në datën 29 mars 2022, si një nga të dyshuarit e vrasjes së Behar Sofisë. SPAK relatoi në gjykatë se Shera e ka marrë porosinë nga persona ende te paidentifikuar dhe me pas ka krijuar grupin kriminal. Ata e kanë vëzhguar Behar Sofinë për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimit.

Provat

Prokurorja Dolores Musabelliu tha në gjykatë se do të paraqesë 168 prova shkresore, ndërsa kërkon 16 dëshmitarë përfshirë edhe 5 të bashkëpandehurit, Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha si edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shyti. SPAK dorëzoi në gjykatë 3 aktekspertime telefonike të reja, që nuk ishin sjellë më herët dhe që kanë lidhje me të kërkuarin.

Për 4 të bashkëpandehurit, SPAK ka kërkuar nga 30 vjet burg ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë Ernejt Shyti ka kërkuar 7 vite. Vendimi ende nuk është dhënë, sepse nuk kanë përfunduar konkluzionet e mbrojtjes. Seanca e radhës u la në 26 janar, ora 12:00, ku do të dëgjohen nga gjykata 5 dëshmitarët e parë që janë kërkuar nga Prokuroria. Behar Sofia u ndoq nga ekzekutori Ernejt Shyti disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66-vjeçarit dhe e ka qëlluar mëngjesin 25 shkurtit 2021 afër Piramidës në kryeqytet.

I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID, pasi ka bërë atentatin autori është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas, ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit. Shyti u arrestua në Mal të Zi, ndërsa në dëshminë e dhënë në gjykatë ka treguar me detaje rolin e të pandehurve të tjerë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Musk te Zuckerberg, por pa Anthropic e Palantir: Mungesat në darkën “me kravatë të zezë” të Trump dhe Xi në Shtëpinë e Bardhë
  • 26 shtator 2026
  • “Rama në hotel 15 mijë euro nata”, ish-deputetja e PS: Harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë
  • Një spiune me moralin e Vlora Hysenit
  • Organizatat e medias denoncojnë sjelljen e policisë ndaj gazetares

Komentet e Fundit

  1. Edi on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi
  2. myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris on Ballkani në Shengen?
  3. Xha jaho on Kreu i Gjykatës së Lartë: Do ulemi në tryezë me Ramën, por Kushtetuta nuk negociohet
  4. Tarot on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë
  5. Anonymous on Mure të lartë betoni të veshur me bimë masive: Kujt i përkiste kompleksi i vilave me nivel të lartë sigurie ku fshihej Agasi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?