Gjykata e Posaçme nuk arriti të marrë një vendim për Selim Çekajn, babain e Arbër Çekajt, i dënuar për trafikimin e 613 kg kokaine përmes një kompanie të specializuar në importimin e frutave.
Për të dytën herë, SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes me argumentin se nuk ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar përfshirjen e Selim Çekajt në trafikun e drogës. Megjithatë, gjyqtari Erion Bami u shpreh në seancën e sotme se do të marrë një vendim vetëm pasi të njihet me dosjen dhe vendimin përfundimtar të djalit të tij, Arbër Çekaj, i cili është dënuar për trafik të lëndëve narkotike.
Selim Çekaj u arrestua në tetor të vitit 2021 pasi në kontenierët e kompanisë që mban emrin e tij u kapën 49 kg kokainë. Aktualisht, Çekaj ndodhet pa asnjë masë sigurie.
Gjyqtari ka kërkuar kohë shtesë për të shqyrtuar lidhjen e pretenduar mes të dyja çështjeve përpara se të marrë një vendim përfundimtar.
j.l./ dita
