Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK kërkon konfiskim të pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > SPAK kërkon konfiskim të pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij
KronikeLajmi i fundit

SPAK kërkon konfiskim të pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij

Published: January 28, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Ervis Martinajt, bosit të lojërave të fatit, e cili prej gushtit 2022 rezulton i zhdukur dhe nuk dihet fati i tij.

SPAK thote se në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e anëtarit të grupit kriminal për të cilat SPAK kërkon konfiskimin janë shoqëri, apartamente, njësi tregtare, makina si dhe llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë ne emër të shtetasit A.K.

- Publicitet -

Mes pasurive të bllokuara janë dhe disa kompani bastesh, si “Albania Baste Live”, “King Casino”, “Alba Telecommunication” etj. Këto pasuri, sipas kërkesës së SPAK, dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e shtrirë në disa vite me radhë. Kujtojmë që pjesa më e madhe u sekuestrua dhe nga prokuroria e Tiranës, pas ngjarjes së masakrës të datës 4 tetor 2018 në Tiranë. Por pas analizës financiare dhe bilanceve të paraqitura janë liruar sërish nga gjykata e Tiranës.

Pasuritë e Martinajt dhe familjareve te tij u sekuestruan në shkurt 2023.

SPAK po heton Martinajn qysh prej muajit maj të vitit 2021. Ai akuzohet si person që ka ofruar 500 mijë euro për vrasjen e kundërshtarit të tij, Endrit Dokle.

Njoftimi i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të procedimit pasuror nr.1 të vitit 2023.

Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e mësipërm, për hetimin pasuror të shtetasit Ervis Martinaj, i dyshuar për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunim të posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1, 334 të Kodit Penal si dhe personave të lidhur me të.

Mbi bazën e dispozitave të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë identifikuar dhe sekuestruar* pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personit nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me të.

Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta.

Pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:

  1. Shoqëria “KING KASINO” sha, me aksioner 100% Ervis Martinaj- Statusi pezulluar.
  2. 50% te aksioneve dhe aseteve te shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” shpk, të zotëruara nga shtetasi Ervis Martinaj.
  3. Shoqëria “M…. U…..” shpk, me aksioner me 100% shtetasin M.M.- Statusi Aktiv.
  4. Shoqëria “M………E.M” shpk, aksioner shtetasin M.M. – Statusi aktiv.
  5. Subjekti “Ervis Martinaj”.
  6. Shoqëria “REAL FENIX” shpk, me aksioner 100% shtetësja M. – Status aktiv.
  7. Subjekti “D…………M….”, PF – Status aktiv.
  8. Subjekti “V……K…..” PF. -Status aktiv
  9. Shoqëria “S.P.E E…….” shpk, me aksioner 100% V.K. – Status aktiv.
  10. 21% të aksioneve dhe aseteve të shoqëria “S.P.E Gj….” shpk, të zotëruara nga shoqëria “S.P.E E……”, në të cilën shtetasi V.K. është aksioner me 100% të aksioneve.
  11. 5 (pesë) automjete të markave të ndryshme.
  12. Pasuria apartament me sip.82 m2, me adresë lagjja “Pavarësia” Vlorë, në pronësi të shtetases D.M..
  13. Pasurie me sip.245 m2, e llojit “Arë”, me adresë Piqeras Sarandë, në pronësi të shtetasve E.M. dhe R.M..
  14. Pasuri e llojit “Njësi”, me sip. 137 m2, Tiranë, në pronësi të shtetases V.M..
  15. Pasuria e llojit ullishte, me sip.9800 m2, me adresë Dobresh, Tiranë, e cila disponohet nga shoqëria “M……. EM shpk”.
  16. Pasuria e llojit arë, me sip. 3815 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të M.M.
  17. Pasuria e llojit arë, me sip.7000 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
  18. Pasuria e llojit arë, me sip.12145 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin, në emër të shtetases V.M.
  19. Pasuria e llojit arë, me sip.1973 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të M.M. dhe V.M.
  20. Pasuria e llojit arë, me sip.7050 m2, me adresë Patok, Kurbin, në emër të V.M.
  21. Pasuria e llojit arë + truall, me sip.1975 m2, nga e cila 815.34 m2 ndërtesë, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
  22. Pasuria e llojit arë, me sip.1632 m2, me adresë Fushë-Milot, Kurbin.
  23. Pasuri e llojit truall + ndërtesë, me sip.300 m2, nga e cila 119.67 m2 ndërtesë.
  24. Pasuri e llojit arë, me sip. 2543 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
  25. Pasuri e llojit arë + ndërtesë, me sip.410 m2, me sipërfaqe ndërtimi 136.74 m2 (baza) dhe sip. ndërtimi gjithsej 540.29 m2, adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
  26. Pasurinë e llojit “Arë” me sip.120 m2 , Tiranë.
  27. Pasurinë e llojit “Truall + Ndërtesë”, me sip.580 m2 dhe ndërtesë sip 123.3 m2, Tiranë.
  28. Pasurinë e llojit “Apartament”, me sip.105 m2, me adresë rruga “Dervish Hima” Tiranë.
  29. Pasuria e llojit “Ullishte”, me sipërfaqe 2000 m2, e ndodhur në fshati Gjilekë-Dhërmi, në vendin e quajtur “Gosqea”, kati i dytë dhe përbën ½, pjesë e një magazine.
  30. Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë.
  31. Llogari bankare në vlerën e 1.878.299 lekë (një milionë tetëqind e shtatëdhjetë e tetë e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë lekë) ne emër të shtetasit A.K.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Veri says:
    January 28, 2025 at 12:38 pm

    “Pasuri me e llojit Vilë me vendodhje në Surrel, Tiranë.”

    Reply
  • prec Ulaj says:
    January 28, 2025 at 1:22 pm

    Ketij i sherbente Artan Hoxha?
    Nga masat e SPAK duket sikur Martinaj eshte gjalle, eshte aktivizuar, dhe keta kerkojne ti presin financat.
    Megjithate ai pjesen me te madhe e ka ne gropen e ullirit, te mbledhura me qese plastmasi.
    Dy vrasjet vitin e kaluar treguan qe Ervis Martinaj eshte gjalle, dhe u hakmorr kunder vrasesve te Brilant Martinaj

    Reply
  • REPUBLIKA E LAZARATIT says:
    January 28, 2025 at 1:24 pm

    Vetëm regjimi i Sali Berishës krijon kësi mundësi për pasurim fantastik mbrenda natës

    Reply
  • Berlin says:
    January 28, 2025 at 2:54 pm

    Si ka mundesi qe nje njeri i varfer provinze te behet me kaq prona pa punuar asnjehere? Nuk me duken pune shume te thjeshta keto.

    Reply
    • prec Ulaj says:
      January 28, 2025 at 4:46 pm

      Martinaj eshte kusheriri dhe ortaku i Shkelzen Berishes.
      Nena e Shkelzen Berishes dhe babai i Ervis Martinaj jane kusherinj te dyte, nga Martinaj i Plav Gucise.
      Sot Ervis martinaj fshihet ne ato fshatra, prej aty organizoi dhe goditi dy vrasesit e brilant Martinaj.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?