Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK kërkon sjelljen e kriminelëve nën pranga nga Dubai, firmos 4 dosje ekstradimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK kërkon sjelljen e kriminelëve nën pranga nga Dubai, firmos 4 dosje ekstradimi
AktualitetKronike

SPAK kërkon sjelljen e kriminelëve nën pranga nga Dubai, firmos 4 dosje ekstradimi

Published: June 4, 2023
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në Shqipëri ka transmetuar pranë Ministrisë së Drejtësisë katër kërkesa për ekstradimin e shtetasve shqiptarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat janë akoma në proces shqyrtimi nga autoritetet arabe.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “TV Klan”, duke cituar intervistën me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Sipas tij, ekstradimi nga Emiratet e  Bashkuara Arabe nuk është një problem vetëm për Shqipërinë, por edhe për gjithë vendet e tjera të Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

“Unë e kam adresuar këtë problem në raport, ju takon autoriteteve të tjera për ta ndjekur në vijim”, ishte mesazhi i kryeprokurorit Dumani. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme , Arben Kraja, deklaroi në maj të vitit të kaluar se në Dubai gjenden katër të arratisur nga drejtësia shqiptare. “Kemi katër të arratisur atje, por nuk mund t’i ekstradojmë sepse ato ligje nuk ekzistojnë dhe nuk u përgjigjen kërkesave tona”. Dubai, për Krajën, është kthyer në një parajsë kriminale të të arratisurve, por jo një parajsë fiskale.

- Publicitet -

“Ka shumë që ikin në vende të ndryshme, por askush nuk përgjigjet kur ne kërkojmë ekstradimin e tyre”, tha më tej shefi i SPAK-ut. Refuzimin e parë SPAK e mori për ekstradimin e Plaurent Dervishajt në vitin 2020, i cili ka në Gjykatën e Posaçme të hapur dy procese si pjesëmarrës dhe organizator në atentate të ndryshme. Një vit më vonë, të njëjtin fat pati edhe kërkesa për Florenc Çapjen, tashmë i dënuar me burgim të përjetshëm. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, deklaroi më 31 tetor të vitit 2022 se një grup në nivel ekspertësh pritej të mbërrinte në Shqipëri.

Kjo, lidhur me një marrëveshje të mundshme ekstradimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. “Burgjet popullohen nga hallexhinjtë, krerët e krimit janë në Dubai”, theksonte deputeti demokrat Ervin Salianji. Për zyrtarin shqiptar, marrëveshja ishte edhe çështje e vullnetit të përbashkët. “Mund të kërkosh ti por varet sa është vullneti i palës tjetër”, shtonte Manja. Sipas tij, autoritetet shqiptare mbeten të hapura me çdo shtet për marrëveshje ekstradimi. Ministria e Drejtësisë në Emiratet e Bashkuara asokohe nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga Albanian Post. Kujtojmë që lidhja e marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve është kërkuar edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u kërkoi më 15 shtator autoriteteve shqiptare që të lidhin marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara.

Kjo marrëveshje, sipas tij, nëse do të nënshkruhet do të ketë miratimin me votë edhe nga ana e demokratëve. “Nëse do sillni një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e keni votën tonë. Ndaj kësaj marrëveshjeje fshihen kaq probleme të mëdha dhe demaskim i qeverisë. Kjo është ajo që duhet të diskutojmë të gjithë, duhet parë me seriozitet, impuls politik, për të hequr çdo ide keqkuptimi që pengimi i marrëveshjes së ekstradimit me Emiratet të jetë e kapur nga krimi”, do të shprehej fillimisht Alibeaj.

Për deputetin demokrat, të gjitha bandat në Shqipëri “kanë gjetur parajsën e tyre në Dubai”. Sakaq, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë marrëveshje ekstradimi me asnjë vend. “Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë marrëveshje me asnjë shtet. Po ashtu dua t’iu them se marrëdhëniet e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara Arabe janë në nivelin më të mirë historik”, theksoi Balla. Në fakt, Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan shtatë marrëveshje ekstradimi me vende anembanë botës gjatë vitit që lamë pas, duke nënvizuar një shtytje të zyrtarëve për të pastruar imazhin e vendit.

Gjithsej, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë 37 marrëveshje të ndërsjella të ndihmës juridike dhe ekstradimit, duke përfshirë pakte me Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë, Indinë dhe Kinën.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
  • Anija cisternë goditet nga një predhë pranë Ngushticës së Hormuzit, përfshihet nga flakët
  • Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati Ndreca: Vendim antikushtetues, do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese
  • EMRAT: Pastruan 30 milionë euro në Shqipëri, SPAK dërgon në gjyq katër të pandehur
  • Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re
  2. Aldrin on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  3. xxx on Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  4. Aldrin on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  5. demo on Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?