Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK konfiskon pasuritë e shqiptarit të dënuar me 8 vjet burg në Belgjikë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK konfiskon pasuritë e shqiptarit të dënuar me 8 vjet burg në Belgjikë
AktualitetKronike

SPAK konfiskon pasuritë e shqiptarit të dënuar me 8 vjet burg në Belgjikë

Published: May 10, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka konfiskuar pasuritë e Flamur Sinanajt dhe personave të lidhur me të, i cili akuzohet si pjesë e një grupi kriminal.

Ai është dënuar nga Gjykata e Antverpen në Belgjikës në vitin 1 dhjetor 2010 me 8 vite burg dhe 5.000 euro gjobë për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, të llojit kokainë”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, si pjesë e një grupi kriminal.

Pas kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasuritë e tij të luajtshme dhe paluajtshme, që arrijnë vlerën e rreth 1.2 milionë euro.

- Publicitet -

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në parashikimet e ligjit nr.10 192, datë 03.12.2009,  “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit Flamur Sinanaj dhe personave të lidhur me të.

Shtetasi Flamur Sinanaj, është subjekt i ligjit nr.10 192/2009, pasi në bazë të vendimit nr. 5736 datë 01.12.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Antverpen, dega Antverpen, dhoma 8C, është dënuar me 8 (tetë) vjet heqje lirie dhe 5.000 (pesë mijë) Euro gjobë, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, të llojit kokainë”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, si pjesë e një organizate kriminale, parashikuar nga legjislacioni penal i Mbretërisë së Belgjikës.

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.1, datë 09.01.2024, (vendim i cili ka marrë formë të prerë në datën 09.04.2024), ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të luajtshme dhe paluajtshme, si më poshtë:

Apartament me sipërfaqe 76.5 m2, me adresë rruga  “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 70.000 Euro;

Njësi me sipërfaqe 163 m2, me adresë rruga “Muhamet Gjollesha”, Tiranë, përfituar sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 280.000 Euro;

Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 123 m2, në Rrugën “Reshit Petrela”, Tiranë, blerë sipas kontratës së shitjes, në vlerën prej 15.990.000 Lekë;

7 (shtatë) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 660 854 Euro;

3 (tre) llogari bankare në banka të nivelit të dytë në një shumë totale prej 7.574.664 Lekë;

Motorr Uji “Yamaha”, tipi motor Deti “Jetski”, viti i prodhimit 2016;

Varkë Vetorizine e përdorur “Yamaha 242X Limited USA”, viti i prodhimit 2017, me gjatësi 7.45 m;

Automjet, marka “GMC”, modeli SIERRA SLT, tipi Kamion, viti i prodhimit 2011;

Automjet, marka “Mercedes Benz”, modeli B180CDI, tipi 146, viti i prodhimit 2012.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Absurditeti i një Gjykate
  • Kush fitoi në Londër?
  • Ish-bashkëshortja e familjarit të deputetes bën denoncim të ri publik
  • Reformim, jo Revokim i OKB-së!
  • Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Kush fitoi në Londër?
  2. K R on Rama dhe i biri, në manastirin e njohur grek, shoqërohen nga kryebashkiaku i Himarës
  3. Patriot on Nga Lazarati te Kanadaja
  4. Konfuzion si popull on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  5. demo on Reformim, jo Revokim i OKB-së!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?