Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SPAK zbulon të tjerë anëtarë të një grupi kriminal, trafikonin drogë në Itali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > SPAK zbulon të tjerë anëtarë të një grupi kriminal, trafikonin drogë në Itali
AktualitetKronike

SPAK zbulon të tjerë anëtarë të një grupi kriminal, trafikonin drogë në Itali

Published: January 12, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka identifikuar anëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, që trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt tregjeve italiane.

Grupi kriminal, i goditur më 5 nëntor 2024 në një operacion mes SPAK dhe Prokurorisë së Firences, shërbente si furnizues kryesor i tregut italian me drogë të trafikuar përmes kontejnerëve në portet e Livornos, Genovas dhe Savonas.

Hetimet në Shqipëri kanë zbuluar përfshirjen e shtetasit me iniciale K.B., i cili deri më tani nuk ishte identifikuar nga autoritetet italiane. Ky individ organizonte pritjen, magazinimin dhe shpërndarjen e drogës në Itali. Një rast konkret është sekuestrimi i 10.522 kilogramëve kokainë më 27 janar 2021, në një automjet të tipit Ford Fiesta në Autostradën Guardamiglio, Itali. Në këtë operacion u arrestuan shtetasit shqiptarë me iniciale E.K. dhe M.K.

- Publicitet -

Më 12 janar 2024, SPAK ka ekzekutuar masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme për shtetasit me iniciale M.N. dhe J.K., të cilët ishin arrestuar më parë nga autoritetet italiane. Komunikimet mes K.B. dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit kanë konfirmuar rolin e tij organizativ në këtë rrjet kriminal.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe arrestimin e anëtarëve të përfshirë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?