Nga Skënder Minxhozi
Një fenomen i habitshëm politik është instaluar muajt e fundit në politikën shqiptare. Valës së hetimeve e procedimeve të drejtësisë së re në kurriz të qeverisë, i është mbivendosur një fushatë masive e opozitës për të destabilizuar maxhorancën. Një maxhorancë që ndodhet në ditët e saj të më të errëta qëkurse është në pushtet nga viti 2013.
Asgjë të keqe s’ka në këtë synim të opozitës për të përfituar nga goditjet e Spak mbi ministrat e deputetët socialistë. Çdo opozitë do të kishte vepruar njëlloj në këto rrethana të cilat kanë vënë pikëpyetje serioze mbi vijimësinë e mandatit të katërt të PS.
Ka vetëm një “asteriks” ky konstatim. Një specifikë që e bën paksa të dyshimtë dhe hipokrite këtë sjellje. Sonte në shesh ishin dy nga tre kryetarët e opozitës tradicionale (një tjetër opozitar i ri qëndronte në skaj të protestës me pak dhjetra përkrahës). Sali Berisha dhe Fatmir Mediu ishin aty fizikisht, ndërkohë që mungonte Ilir Meta, i ndodhur në kushte paburgimi. Që të tre, pra edhe Berisha, edhe Mediu, edhe Meta, janë subjekte hetimi e gjykimi të drejtësisë së re. Berisha e Meta me akuza korrupsioni, Mediu në gjykim për ngjarjen e Gërdecit. Edhe ajo një histori korrupsioni të lyer me gjak.
Të tre krerët politikë të këtyre partive, së bashku me nja dy duzina deputetësh e zyrtarësh të lartë të tre forcave politike, prej muajsh merren me akuzat ndaj Veliajt, Ballukut, vetë Ramës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë socialistë, përfshirë figura pranë tyre që aktualisht kanë rënë në rrjetën e hetimit të Spak. Ndërkohë janë edhe vetë subjekt hetimi e gjykimi nga e njëjta drejtesi.
Ndodhemi pra përballë një situate kur të akuzuar nga Spaku në krye të protestës, kërkojnë largimin e kundërshtarëve politikë gjithashtu të akuzuar nga prokuroria dhe gjykata speciale që ndodhen nëpër zyra. Me fjalë të tjera “spakistët” e rrugës po kërkojnë dorëheqjen e “spakistëve” të shtetit.
Është pak të thuash se ky ambiguitet qëndron në themelin e klimës së ftohtë që rrethonte vetë protestën, me pak mijëra militantë të sjellë me makina nga ana e anës. Një qytet me një milion banorë si Tirana nuk “mjafton” të mbushë një shesh, por duhen sjellë njerëzit nga Tropoja e Erseka me furgona të dera e Kryeministrisë!
Besueshmëria e atyre që sfidojnë përcakton masën e njerëzve që ndjek. Ndryshe sfida hollohet me ujë e kthehet në sfilatë. Prej javësh Berisha organizon Foltoren e tij me 200 veta në bulevard. Në mesin e dramës penale socialiste, Doktori shfaq rregullisht pafuqinë e tij në shesh duke konfirmuar se nuk do të jetë në gjendje të përfitojë nga asnjë rrethanë e përshtatshme që i sjell në derë fati.
Kjo që po na shohin sytë po konfirmon katërcipërisht se sot, gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare, në Shqipëri është instaluar situata paradoksale ku një parti politike ka si kundërshtar jo një tjetër parti politike, por një institucion drejtësie! Për PD dhe Berishën Edi Rama fiton edhe tre palë zgjedhje të tjera. E thotë sheshi i protestës së sotme. E thotë edhe ngulmimi i demokratëve për të mbajtur një lidership të plakur, të konsumuar dhe nën akuzë. Nga Amerika dhe nga Altin Dumani.
Spakistët e rrugës janë po aq në hall dhe nën trysni sa spakistët e qeverisë. Vetëm se të parët bëjnë sikur s’ka ndodhur gjë dhe kjo përcakton mpakjen dhe defaktorizimin e tyre gradual. Partia që ndjek hallet e shefit, jo partia që ndjek hallet e votuesit. Këtë pamë edhe një herë më tepër sonte në shesh!
JAVA

Minxhoz
me duket se po luan Bixhoz
me kete artikull as mish as peshk
*
Nese mendon se Amerika dhe Dumani
e kane vene Usaliun nen akuze
(qesharake sipas meje )
ke intelekt nen zero
ose karagjoz
O chp
Po nuk mbeti inteligjenca e Minxhozit ta vlerësosh ti o torollak
Ti je një anonim interneti, një admirues i hajduterise.
Nuk thone kot
Kush nuk kupton, adhuron
Balluku duhet te dorehiqet nga detyra e ministres,eshte deputete Ne fund te gjykimit nese del e pafajshme te kthehet ne qeveri.Kjo eshte zgjidhja me e arsyeshme ne rastin ne fjale.
Në zgjedhjet e Majit PS-ja fitoi 83 mandate nga populli, si asnjë vënd tjetër Europian. Me kaq deputetë PS-ja mund të ndryshojë jo vetëm ligje, por edhe Kushtetutën. Kështu që, opozita që përbëhet me deputetë nga lista e mbyllur, nuk ka të drejtë të protestojë në këtë mënyrë sepse kjo protestë është drejtuar kundra popullit. Në se SPAK-u godet ministrat, atëhere ata zëvëndësohen me të tjerë, por kursesi që të prishë 83 deputetët e votuar nga populli. Çdo veprim jashtë Parlamentit nuk quhet më protestë, por quhet anarshi si ajo e vitit 1997.
Qe revolucioni te besohet duhej qe demostrataxhijt duhet ti vinin flaken jo njeri tjetrit,por zyrave te Akshit,te Ballukes,te Rames ku fluturojne miljonat e Shtetit per hajdutet e Shtetit. I vetmi veprim qe bene demostrataxhijt ishte largimi nga radhet i Salianjit,.Armiku i Brendshem eshte kollaj te qellohet,se nuk e mbron kush.
or K R
Do te pranoja cdo lloj ofendimi neqofte me sqaron nje fjali (pordhe) te ketij Minxhozi
ai thote (citoj) …..Mediu në gjykim për ngjarjen e Gërdecit. Edhe ajo një histori korrupsioni të lyer me gjak……. (fund citimi)
Pyetja ime eshte kjo;
Pse leshohen Bomba Atomike per korrupsionin e madh te QeveRames dhe le ta quajme te drejte..
dhe eshte mbyllur sqepi nga Spaku qe menaxhohte nga Amerika
kur dihet qe Gerdeci i Xen- Mediut eshte Miljarda Dollare vjedhje dhe jane vrare njerez..
…. (vijon)
Chopo, t’thash ke per t’plas prej s’keqes, je mush me long tomthi ne t’o bo ene gjkau jeshil
Chp
Pergjigja ime shkurt eshte kjo:
fakti qe disa prokuror te Spakut hetojn qeverin nuk do te thot qe kets jan fajtor per te tjere qe nuk gjejn kurajon te hetojn Berishen
SPAK jane trup nuk eshte nje i vetem.
Dhe ndjese per fyerjet
Nuk ndihem mire pwr to
i nderuar K R
Te falenderoj per vemendjen
Absolutisht,cfare ke shkruar ne komentin e fundit jane dhe mendimet e mia.
Ku ndahemi ?
Asnje prokuror i Spak-ut qofte me trimi dhe me i ndershmi nuk ka te drejte ligjore te merret me vargmalet e Krimberishes te ndodhura para vitit 2013..me nje fare menyre jane amnistuar nga faqeziu
Donald Lu dhe miopia apo tradhetia e Ramortjes dhe e impotenteve socialiste perfshire dhe shoqerine civile….
Nese e ke lexuar nje artikull te Thanos ( qe po e dredh muhabetin sot) ne 2016 me titull:
“TE TALLESH ME SHQIPTARET SI DONALD LU” aty e ke te argumentuar pse SPAKU lindi i vdekur …
*
Prandaj shume shqiptare po habiten me hipokrizine e aleateve,miopine e Rames dhe masakrimin e Spakut meditikisht dhe antiligjor te personave qe akuzon…ect
*
Nese 2 palikaret me viagra greke qe masakrojne Veliajn…prokurori Dado ka konflikt interesi me superpallatin e tij me kryebashkiakun E,V dhe cami Bami gjyqtar qe eshte kthyer ne nje Vorio epirot si Beleri qe te merr ne gjak ne vetull per “Patridhen” nuk ka nevoje per koment te metejshem..
Nderime !
“chp” je ne rregull………
Velia i masakruar?!
Nona mu ne pidh ti qihet.
Ura vajgirore neveria kapi qiellin me dore!
SPAK me shume mencuri po godet hajdutet e Sotem dhe kane lene ne Detyrim paraqitje Hajdutet e djeshem.
Noriega i korrupsionit galopant ka marre revan me shuma astronomike per nje fshat si Shqiperia,.Duhet ndalur ne fillim Rama,se na shoi.Duhen prere tentakulat e panumurta te vjedhjes se shtetit,.Duhen prere duart Hajdutit qe po vjedh SOT.
Flmnd SPAK,per sa ben per kete popull te vjedhur,te rrahur e te trullosur nga Batakcijte,qe nuk i ndahen.
Kur bie fjala per dhunen e ushtruar nga serbet ne Kosove, kam nje mendim qe pothuaj perhere shkakton keqkuptime tek miqte e mi, ngase ju them qe ushtaret, oficeret, komandantet serbe, madje dhe vete Milloshevici, nuk se jane edhe aq fajtore apo perbindsha sepse, perbindshat e vertete jane kleriket, intelektualet, historianet, akadamiket dhe ideologet serbe. Keta e kane pergatitur, ka dy shekuj, helmin e urrejtjes ndaj shqiptareve, te cilin helm ua injektojne njerzve te tyre, per ti ndersyer ndaj shqiptareve.
E njejta gje edhe ne rastin vales se ekstremizmit islamik para ca vitesh; terroristet e vertete nuk jane ata 18-20 vjecaret qe hedhin veten ne ere ne mes te turmave, por ideologet dhe teologet, qe predikojne se feja e tyre eshte e verteta, dhe te tjeret jane sherbetore te djallit.
Per tu kthyer tek arsyeja e ketij parashtrimi, te korruptuarit e vertete, hajdutet e vertete, kriminelet e vertete jane gazetaret dhe analistet socialiste, dhe jo keta per te cilet po komentojme me kaq neveri keto dite; keta te fundit jane hajdute ordinere; keshtu kane qene perhere.
Mendojeni tani, gazetare si Minxhozi, qe per fat te keq jane shume, jo se nuk e kane ditur dhe nuk e dine, se c’baterdi duke vjedhur kane bere dhe bejne politikanet dhe zyrtaret socialiste; ata e dine shume mire, si une si ti, dhe si gjithe te tjere; por bejne sikur nuk shohin, sikur nuk degjojne, sikur nuk kuptojne edhe kur hajdutet u kalojne karvan mu para tyre me thase e qerre plot me gjene e vjedhur.
Ky soj i peshtire, gjithe keto vite, cdo dite, cdo nate, ne studiot televizive dhe mediat e tyre, me lupe ne dore na tregojne qimet ne syte e Opozites dhe opozitareve, megjithese traret ne ato te pushtetit jane nga ato te pemeve gjigande te amerikes veriut.
Pse kjo poshtersi?! – Sepse, keta jane nder perfituesit me te privilegjuar; nuk i kap ligji; sepse, nuk te ndeshkon kush per opinionin…
Me rroga te majme, me dy-tre, nganjehere edhe me kater “pune”, dmth rroga; me para ne zarfe pafund, poshte e lart tavolines (si thoshte BElinda ne pergjimet, per shumat e majme qe u jepeshin gazetareve dhe mediave?); me femijet ne shkollat me te mira; me bursa nga shteti ne Perendim; qe nuk i njohin spitalet publike; qe edhe kur semuren nga sarhoshlleku dhe veset e tjera qe ua mundson gjeja e vjedhur, shkojne ne spitalet me te mira jashte; keta jane te zakonshmit, se ka prej tyre qe jane bere edhe investitore strategjike, me hotele dhe resorte…
Keshtu, pas Monstres Rama, te dytet ne radhe per zullum dhe hajduteri, jane gazetaret dhe analistet “e pavarur” te regjimit; pastaj vijne Belindat dhe Gyset, me shoke dhe shoqe.
E dini si i imagjinoj une keta analistet si ky minxhozi?! – Mu si nje kope laramane, hienash e cakejsh, qejsh e zagaresh qe sherbejne si mburoje per karvanin e hajduteve socialiste; i lehin cdokujt qe e tregon me gisht ate; dhe ne kembim, marrin ushqimin e perditshem!
Po fare e felliqur qe paskeshit qene more qener!
Skarypioni qenka mbushur me mllef. Si duket nuk i ka bere gojoren e perditshme “Doktor Berishes” dhe nuk eshte shfryre.
Nuk ka as Spakiste te sheshit as Spakiste te SHTETIT! (kjo eshte arsyeja qe dhe vete Minxhozi i ve ne thonjza)
Ne shesh ka qytetare te zemeruar nga nje Pushtet qe vjedh e kerkon qe Hajdutet ti mbaje ne gji akoma.
Sa per SPAK te SHTETIT as qe behet fjale…te kishte vertete te tille, sot do ta kishin burgosur zevendesHajduten e ketij SHTETI te kapur me goxha Pallosh Presh te gjate ne duar.
OK,S.MINXHOZI:
-Mos u tut nga ANINIMËT,Që furin kokën si Struci Afrikan.Kjo ishte demokracia që na solli perëndimi me USALIUN AGJENTIN E SHUMFISHT.
-PS do ishte rrëzuar 3 herë nqs dosjet me SMS janë të vërtera,nëse në krye të PD do zgjidhej ROJA I SHQUP,Pa njollat e zeza të Non Gratës në 35 vite.
-Halli i Non Gratës është 1000 fishe më i madh se i E.Ramës,pasi ky nuk ka 70 vila,por 1..edhe kjo në Surrel është si qëndër zjarri e betonuar nga frika e BANDËS 91.Mbi të gjitha nuk ka VRAR NJËRZ..!
-Tanimë nuk është faji vetëm i të korruptuarit dhe vrasësit killer,por i SPAK,GJKKO të tredhur prej tij ’92,duke pritur që ai mase shkon në botën tjetër.Kjo pasi ARGITA U DI SE ÇFAR BREK KAN VESHUR.
-Ata që e prun në krye të vëndit e mësuan që më par të kapte drejtësinë,sot 100 % dhe medjet sot 99 %,dy pushtetet e ARRESTIMIT DHE HELMIMIT TË KUNDËRSHRARIR..DERI NË BRAZIK..,me rezoluta të përgatitura në SHQUP..!
-Me Usalinë Rama është KM deri sa të rritet ZAHO.
Gëzuar festar,përveç ANONIMËVE STRUC..!
News Albania
SPAK!?
Vibratore ‘DADO’ te markave UDB-KGB-ASFALI prodhuar ne A mer iQI per te shkerdhyer sKiptaret e fundit ne bordello prone e kalifit Sali dhe psiko nudistit EDvin Bojaxhi e qe u ferkojne koqet e fishkura ketà Minxhozet e kentues karagjozet Fev ZI
O komentues injorante! Mesoni te shkruani shqip o medioker mesjetare! Nuk ka faj as Saliu dhe as Rama por mentaliteti anadollak shqiptar! Ne gezohemi me fatkeqesine e tjetrit por nje dite do te ju ndodhe juve vete!
Komenti SPAK ka te drejte kur i ben thirrje komentuesve injorante te mesojne te shkruajne shqip – se ja me i spikaturi prej tyre, patjeter ky Kapterr Ethem Lalaj Gomarica madhore qe inkurajon Minxhozin mos tutet nga ” ANINIMET qe Furin koken si Struci” !
Shume I goditur shkrimi. Kryetaret e opozites qe bertasin kunder qeveritareve Te thirrur ne prokurori per korrupsion jane po ashtu edhe keta te thirrur ne prokurori per korrupsion. Te qash dhe Te qeshesh, ku jemi katamdisur.
Ça n’rregull mer, ky chopo ia fut kot, si kau peles.
Jo vetem Minxhozi por nje shumice e cilesuar analistesh gabojne rende kur mendojne si thote artikullshkruei nga paragrafi shtate : ( citoj) Dogtori shfaq rregullisht pafuqinë e tij në shesh..ect (fund citimi)
Me keto krime te perbindeshme qe ka bere Usaliu i Marikes dhe per moshen qe ka ai duhet dekoruar si Krimineli me i Sinqerte ne Bote. se mori persiper urdherin per vrasje ne 21 janar 2011
.Mos ja hame hakun ti japim dhe nje medalje qe poshtroi Ameriken me lejen e kesaj te fundit sepse
3 administratat amerikane:Tramp 1…..Biden…..Tramp 2
e kane damkosurr per
KORRUPSION MADHOR
SHANTAZH DREJTESISE
MINIM TE DEMOKRACISE
dhe Usaliu i tyre se rruajti fare per Ameriken (gjasme)
sepse politika amerikane ne Shqiperi eshte Fatmirmedizuar..
Me ndryshe:
-Me kete pasuri sheikesh qe ka Usaliu..
.- Eklipsimin qe i ka bere mediave shqipfolese qe mbi 70% te kohes merren me ket kufome -…..Metastazat qe ka futur ne Spak duke ja perdhosur gjeneralet Ramortjes njeri pas tjetrit ai nuk ka nevoje te duket i “fuqishem” sic luan Bixhoz Minxhozi..
Prandaj mos e ofendoni Karaduzin e Tropojes kete djalosh kriminel 81 vjecar qe e ka bere Ramortjen te duket si nje Babagjysh 6? vjecar…
Per te kuptuar, se pse ka nje sulm qenerishte, nga mediat e narkoregjimit, ndaj protestave te Opozites dhe ne vecanti, ndaj liderit te saj, Doktor Berishes.
Protesta e pardjeshme e thirrur nga Doktori, ka gjetur pasqyrim me mediat me te medha te globit. Por, me beri pershtypje te vecante nje shkrim ne gazeten me te madhe Holandeze De Telegraaf, sidomos ky pasazh, citoj: “per muaj te tere Sali Berisha me Partine Demokratike po e mbajne nen presion maksimal Ramen” mbyll citimin.
Rama ka nje gje qe nuk e duron dot, edhe pse dendet me narkotike per te duruar ( nese per momentin te trimerojne, ne afatggjate dhe afatmesem, ata kane nje efekt krejt te kundert) dhe ky eshte presioni. Sali Berisha e di kete, prandaj edhe e godet ne piken e tij me te dobet dhe, ta themi mes nesh, pa meshire (fundja, a mund te kihet meshire per nje monster?!).
Kjo lufte nervash mes tyre daton qe kur Rama ishte ne opozite; kur e leshonin nervat, shkonte dgjer atje sa qante me lot para diplomateve te huaj “aman, mbajeni kete Saliun, se po me cmend”; ne te vertete asgje pertej detyres poltike nuk po bente ky Saliu; por ishte thjeshte perballja me te qe e intimidonte Ramen; ne njefare menyre eshte edhe e kuptueshme; perballen dy individe, njeri Berisha me vullnet dhe nerva prej celiku, me ane tjeter nje Rame zemerleshuar me nerva te dobeta.
Aq e vertete eshte kjo, sa edhe kur Rama erdhi ne pushtet, madje mori me shume pushtet edhe se vete Ramiz Alia, nuk e duronte dot presionin e akuzave te perditshme te tij, sa pagoi ne ushtri te tere lobuesish per ta shpallur nongrata; e beri, por edhe kjo nuk mjaftoi; i beri atentat me nje nga ata tipat e perhershem “te semure mendore”, qe per cudi jane te specializuar per te vrare burreshtetas, edhe kjo nuk mjaftoi; pastaj, desh ta fuste ne burg; e beri pergjysme, e perseri e per cmenduri, nuk mjaftoi as kete here…
Sali Berishen, jo vetem qe nuk e leshoi kurre zemra, as nervat ne momentet me te keqija, edhe atehere kur te gjithe mendonin se mbaroi, por e shtoi edhe me shume presionin ndaj Rames, aq sa edhe gazetat e medha perendimore, si kjo Holandezja, ta vene re kete “presion shume mujor te Berishes ndaj Rames”.
Kjo qendrese epike e Doktorit, ka lene pas shume viktima nga kundershtaret e tij; disave u eshte shpifur semund e lige; disa te tjereve u ka rene dambllaja krejt papritur; ca te tjereve akoma u ka plasur zemra, ndersa shanin me vjersha Doktorin e mire.
Edi Rames me siguri do ti plase kapllocja…
Ujqërit me përvojë akuzojnë ujqërit e rinj në pushtet dhe tregojnë “dashamirësinë” e tyre ndaj tufës së deleve. E dinë si trembet, si mashtrohet dhe si bindet tufa e deleve.
Akuzat nuk burojnë nga morali, por nga përvoja. Nuk janë për mbrojtjen e deleve, por për kontrollin e tyre. Njëri grup ulërin ndryshe, por qëllimi mbetet i njëjtë.
Delet shohin përplasjen dhe shpresojnë në shpëtim. Ujqërit, të vjetër e të rinj, vetëm ndërrojnë rolet.