Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Spanja “pushton” Gjibraltarin, britanikët e konsiderojnë incident të rrezikshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Spanja “pushton” Gjibraltarin, britanikët e konsiderojnë incident të rrezikshëm
Bote

Spanja “pushton” Gjibraltarin, britanikët e konsiderojnë incident të rrezikshëm

Published: February 6, 2023
Shpërndaje

Dy policë spanjollë të pikës doganore në kufi me Gjibraltarin, javën e kaluar kanë shkaktuar një incident diplomatik teksa kanë hyrë brenda këtij territori që konsiderohet pronë e Britanisë së Madhe, gjatë një operacioni kundër kontrabandës.

Kjo është konsideruar nga autoritetet britanike si një nga incidentet më të rrezikshme deri më sot.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, dy agjentë doganorë spanjollë u plagosën pasi u hodhën gurë në një plazh të Gjibraltarit.

- Publicitet -

Varka e tyre e vogël kishte humbur energjinë ndërsa ndiqte kontrabandistët e dyshuar të duhanit, sipas raporteve të mediave spanjolle.

Dy policët spanjollë kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave mes tyre dhe kontrabandistëve të cilët po ndiqnin.

Në një deklaratë të premten, kryeministri i Gjibraltarit Fabian Picardo tha se  nga faktet rezuton se kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë të sovranitetit britanik dhe, potencialisht, incidentin më serioz dhe më të rrezikshëm për shumë vite”.

Ai tha se Gjibraltarit i duhej të hetonte faktet përpara se të vendoste se çfarë përgjigje diplomatike të merrte, por shtoi se ngjarjet tregojnë se veprimet e zyrtarëve spanjollë janë të patolerueshme.

Qeveritë e Gjibraltarit dhe Mbretërisë së Bashkuar konsiderojnë se ngjarjet do të kërkojnë shqyrtim të kujdesshëm për sa i përket natyrës dhe nivelit të reagimit diplomatik.

Nëse konfirmohet se zyrtarët spanjollë kanë shkarkuar armët e tyre në Gjibraltar, kjo do të ishte një shkelje shumë e rëndë e ligjit, thonë autoritetet vendase.

Ministria e Jashtme e Spanjës dënoi të premten sulmin ndaj agjentëve doganorë, të cilët kishin pësuar lëndime të rënda dhe tha se refuzon kategorikisht kushtet e deklaratës së lëshuar nga Gjibraltari, si dhe pretendimet për sovranitetin e supozuar britanik mbi territorin dhe ujërat e Gjibraltarit që gjenden brenda tij.

m.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ekonomia e vetmisë: Familja shqiptare po zvogëlohet dhe kjo nuk po ndryshon vetëm mënyrën si jetojmë
  • Digjet për herë të dytë fabrika e kafesë në Pogradec
  • Shpërthimi me 6 viktima në Athinë, shqiptari i arrestuar ndërhyri në sistemin e gazit për të vjedhur tubat e bakrit
  • Horoskopi 31 Tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e shtunë
  • E shtuna me vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Komentet e Fundit

  1. durrsaku on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  2. Detari on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. Mesues on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  4. × on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  5. Taras Lala (sone me nallone) on 31 tetor 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?