Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u sekuestruan pasuritë e Esat Toptanit, spitali i parë në Tiranë dhe historia e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > Si u sekuestruan pasuritë e Esat Toptanit, spitali i parë në Tiranë dhe historia e tij
KurioziteteLajmi i fundit

Si u sekuestruan pasuritë e Esat Toptanit, spitali i parë në Tiranë dhe historia e tij

Published: November 17, 2023
Shpërndaje

Në vitin 1920, qeveria shqiptare do të miratonte një vendim për sekuestrimin e pasurive të patundshme të Esad Pashë Toptanit. Në këtë vit, për shkak të mungesës së godinës, do të miratohej edhe vendimi që hani i tij në qendër të Tiranës të transformohej në spital, në administrimin e Bashkisë.

Deri në atë periudhë, misionarët e Kryqit të Kuq kishin çelur në Tiranë një spital që ishte i vendosur përkohësisht në një banesë (pronësi e Hamdi Bimbashit). Spitali i ri i krijuar në hanin e Pashës në Tiranë do të siguronte të ardhura për funksionimin nga përdorimi i pullës së spitalit që kushtonte 50 qindarka argjendi.

Te “Financat e Shqipnis” së Haxhi Shkozës jepen detaje se si u mor vendimi për sekuestrimin e më pas konfiskimin e pasurive të ish kryeministrit – raporton SCAN.

- Publicitet -

Vendimi i vitit 1920, dy vite më vonë, në 1922 do të shoqërohej nga një vendim tjetër për konfiskimin e të gjitha pasurive në fjalë. Vendimi do të dekretohej nga Këshilli i Naltë dhe do të argumentohej në qendrimin politik që Esadi kishte mbajtur gjatë viteve 1913-1915 dhe me faktin se gjatë vitit 1914 kishte “vu dorë në të ardhurat doganore”.

“Fatura” e këtyre veprimeve, evidentohet në librin e Shkozës, arrinin në 3 milion e 112 mijë e 55 franga ari.

Dekretligji i vitit 1922 do të shkaktonte shumë diskutime por nga parlamenti shqiptar do të votohej e dekretohej më pas me 18 prill të vitit 1923. Pas dy viteve (5 dhjetor 1925) një grup deputetësh do të kërkonte anullimin e këtij ligji duke pretenduar se arsyet e shfaqura në rastin e votimit nuk i përshtaten dispozitave të Statutit të Lushnjes në atë kohë në fuqi.

Por në fakt ligji nuk do të anullohej e kërkesa e deputetëve nuk do të pranohej. Krahas pasurive të Esadit, konfiskimi kishte prekur edhe pronat e bashkëshortes së tij, e cila do dërgonte në Shqipëri pas 4 vitesh një përfaqësues të saj për të kërkuar të drejtat që i përkisnin në ato prona, të cilat iu kthyen.

Përjashtim do të bënte vetëm çifliku Rreth në Durrës, për të cilin do të niste një proces gjyqësor që do të përfundonte në vitin 1930, kur ky çiflik u bë pronë shtetërore.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Transporti publik nis sot reduktimin e flotës, 20-30% më pak urbanë në Tiranë
  • Punimet për zgjerimin, nga sot deri në 3 shtator bllokohet përkohësisht autostrada Tiranë-Durrës
  • Vdekja e ish-të dashurës që denoncoi McGonigal, pak orë më parë kishte publikuar 75 postime: E urrej FBI-në
  • Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Evropa proteston
  • Zbardhet vrasja e reperit Tupac, dënohet pas 30 vitesh ish-kreu i bandës

Komentet e Fundit

  1. Shqiptar on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  2. Vl on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  3. Ethem Lalaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Shpresa Cakaj on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  5. durrsaku on 01 shtator 2026

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?