Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Standardet e dyfishta po cenojnë reputacionin e Perëndimit në Lindjen e Mesme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Standardet e dyfishta po cenojnë reputacionin e Perëndimit në Lindjen e Mesme
AktualitetBote

Standardet e dyfishta po cenojnë reputacionin e Perëndimit në Lindjen e Mesme

Published: November 1, 2023
Shpërndaje

I dërguari i Egjiptit në Bruksel kritikoi qëndrimin e Perëndimit për luftën Izrael-Hamas, duke e akuzuar atë për një pozicionim pro-izraelit, çka do të thotë se po dëmton reputacionin e tij në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë në rezidencën e tij në Bruksel, kryediplomati i Kajros në kryeqytetin e BE-së, Badr Abdelatty, theksoi gjithashtu se vendi i tij nuk do të pranojë refugjatët palestinezë që ikin nga Gaza.

“Ne nuk do të lejojmë likuidimin e çështjes palestineze dhe të kemi një tjetër Nakba [“katastrofë” në arabisht, duke iu referuar çrrënjosjes masive të palestinezëve në luftën për krijimin e Izraelit në vitin 1948] në kurriz të vendeve fqinje, pavarësisht nëse këto janë Jordania apo Egjipti”, tha Abdelatty për Politico.

- Publicitet -

Pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, kundërpërgjigjja e Izraelit në Gaza ka shkaktuar mijëra të vdekur civilë. Izraeli ka refuzuar thirrjet për armëpushim, ndërsa SHBA ka deklaruar se mbështet të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

Egjipti luan rol kyç në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, pasi ofron një pikë hyrjeje për ndihmat humanitare për civilët në Gaza nëpërmjet pikës kufitare Rafah. Para luftës midis Izraelit dhe Hamasit, qindra kamionë ndihma shkonin në Gaza çdo ditë përmes pikës kufitare Rafah, ku shumica e territorit të pushtuar nga Izraeli është mbështetur që nga viti 2007, pasi Izraeli bllokoi kufijtë e tij tokësorë, ajrorë dhe detarë.

Që nga fillimi i luftës, kamionët e ndihmave kanë hyrë vetëm përmes pikës kufitare Rafah. Pak kohë më parë, Egjipti organizoi konferencën e paqes në Kajro. Diplomati egjiptian thotë se opinioni publik në Lindjen e Mesme e kritikon qasjen e Perëndimit në raport me konfliktin e riaktivizuar.

Sipas tij, “standardet e dyfishta” po minojnë reputacionin e Perëndimit në rajon.

“Opinioni publik në të gjithë rajonin është i tronditur, është shumë i mërzitur me këtë qëndrim të njëanshëm,” tha ai.

“Dhe është krijuar një bindje në opinionin publik në rajonin tonë se në sytë e Perëndimit jetët e perëndimorëve janë më të çmuara se jeta e palestinezëve.” /Respublica

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?